back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024

Unë Besoj… – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Unë besoj... në dritën e diellit
Unë besoj… në dritën e diellit

Unë Besoj…

nga Adriatik R. Dosti

Unë besoj tek Liria dhe principet e shenjta të saj,
Unë besoj tek fjala, shpirti e mendja e lirë e gjithsecilit,
Unë besoj në një zot të vetëm, dhe i falem vetëm atij dhe Atdheut tim,
Unë besoj tek dashuria e Nënës dhe jo tek pasuria e Njerkës
Unë besoj tek e drejta, që vonon po që kurrë s’harron
Unë besoj se një ditë e mira do ta mundë të ligën,
Unë besoj te gjithësia e universi dhe jo tek Magjitë,
Unë besoj tek miku e shoku që ia dinë vlerat miqësisë e shoqërisë,
Unë besoj tek e vërteta që nuk mund të mbulohet dot kurrë,
Unë besoj tek shpirti i gjerë e brishtësia e femrës,
Unë besoj tek ata që të shohin në sy kur flasin me ty,
Unë besoj tek sytë, buzëqeshja dhe sinqeriteti i fëmijëve,
Unë besoj te ajo lloj dashurie me të cilën nuk mund të bëhet tregëti ndjenjash,
Unë besoj se pas çdo nate do të lindë mëngjesi, ku ti të shohësh dritën e diellit,
Unë besoj tek ai që nuk ka nevojë të të ofrojë e reklamojë Besën…
Unë besoj në shpirtin e vuajtur të gjithkujt,
Unë besoj tek mençuria dhe jo tek çmenduria dhe injoranca,
Unë besoj tek Dituria e jo tek errësira e padija,
.
Une besoj...
Une besoj…
Un, besoj tek e Ardhmja, nëse ti punon shumë për të sotmen tënde,
Unë besoj tek trimi e trimëria dhe jo tek burracët e llafollogët,
Unë besoj tek ata që kanë identitet e jo tek Anonimët
Unë besoj tek ata që e duan vendin e tyre e jo tek Nihilistët,
Unë besoj tek Demokracia e jo tek abuzimi me të dhe Anarshia,
Unë besoj në Ligj e jo në Maliq!
Unë besoj tek forcat e mia e jo tek ndihma e ndokujt,
Unë besoj tek puna e të mirat që sjell ajo e jo tek dembeli e dembelizmi,
Unë besoj se asgjë në jetë nuk dhurohet, por fitohet,
Unë besoj tek jeta po aq sa nuk i shmangem dot as vdekjes,
Unë besoj tek forca e urtësisë dhe jo tek ajo e dhunës dhe arrogancës
Unë besoj tek të pasurit një fytyrë dhe jo tek pafytyrësia
Unë besoj në Humanizëm dhe jo tek mëshira
Unë besoj tek ajo që ma sheh syri, ma dëgjon veshi, ma prek dora e ma ndjen shpirti e zemra
Unë besoj tek veprat dhe jo tek fjalët
Unë besoj tek ai që dëgjon më shumë e flet më pak
Unë besoj se një ditë Kombi im do të Bashkohet e do të jetë Zot, siç i ka hije…
.
4 qershor 2015


 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.