back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 4 Tetor, 2024

Tiranës i mungojnë… – nga Rexhep Shahu

Gazeta

Përurimit i veprës së Helidon Xhixhës të rrethrrotullimi i Zogut të Zi
Përurimit i veprës së Helidon Xhixhës te rrethrrotullimi i Zogut të Zi

Tiranës i mungojnë…

nga Rexhep Shahu

Mungojnë në Tiranë: Meshari skulpturë, Bogdani, Buda, Fishta… dhe janë viktimat turke…
Në kohën kur ishte ngritur çadra e PD-së, kam artikuluar me të madhe në miting se në Tiranë mungojnë bustet apo monumentet e Mesharit, të Buzukut, të Budës, Bardhit, Bogdanit, Fishtës, Gjeçovit, Formula e Pagëzimit… etj.
Tirana e Shqipëria kurrë nuk ka me pasë paqe pa u vu Fishta në Tiranë, krah për krah Naim Frashërit. Po ta pyesni Naimin ai do të jepte bronx nga bronxi i tij për Fishtën.
Vejeni Fishtën dhe shihni pastaj se ku do e kenë vendin viktimat e luftës së brendëshme në Turqi.
Asnjëherë nuk është marrë seriozisht nga asnjë qeveri vendosja e Fishtës në Tiranë, as nga ata që e duan Fishtën as nga ata që e urrejnë ende.
Të gjithë që rreken ta bëjnë të vogël problemin e memorialit turk, janë të vegjël. Të gjithë që rreken ta bëjnë problem bashkiak, problem lagje, problem OJF, janë mashtrues pasi ai është problem vetëm i kryeministrit Rama, ai memorial është spiranca që ai ka ngulë për të qëndruar në pushtet me ndihmën e Erdoganit. Rama kërcënon me vëllanë e madh, Erdogan.

Monument i At Gjergj Fishtës
Monument i At Gjergj Fishtës

Të gjithë çapaçulat që i bëjnë avokatì memorialit turk, politikanë periferikë shetitës që janë ankoruar aksidentalisht në PD e PS, artistë a sportistë a striptistë, ta dinë se janë të paguar për t’i bërë avokatì memorialit turk sikur nuk është ndonje hata, nuk është ndonjë çudi, nuk është bërë gjëma, nuk është bërë nami. 
Po, është bërë gjëma dhe nami është bërë se pushtuesi ngre heronjtë e tij në tokën që e mbajti në errësirë 500 vjet. 
Të gjithë mbrojtësit e memorialit turk në një mënyrë janë shpërblyer “o më parè, o me drithë…” veç Ramës që është shpërblyer me qëndrim në pushtet si sfidë ndaj fuqive perëndimore.

.
Marrë nga Muri i FB i Rexhep Shahu, 12 gusht 2021
⁠.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.