back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Teatri është loja! – nga Ilir Demalia

Gazeta

Ilir Demalia
Ilir Demalia

Teatri është loja!

nga Ilir Demalia

Dje dhe sot kllounët artistë u fotografuan me Erion Veliajn duke aprovuar shëmbjen e Teatrit Kombëtar.
Shqiptarët nuk kanë ideal, shkruante Faik Konica 100 vjet më parë. Të mos keshë ideal është një gjë, por të jeshë batakçi dhe të na shitesh si artist-idealist në një kohë që je lolo oborri, siç u bënë dje Derhemi, Trebicka e Basha bashkë me Robert Ndrenikën, i cili në moshën që eshtë e ka të pamundur të reabilitoj veten
Konfuci, na ka mësuar: “Për të krijuar një figurë morale dhe me integritet nuk të mjafton një jetë. Për ta përdhosur veten si batakçi si lolo oborri për meskenitete dhe përfitime banale të mjafon dhe dita e fundit e jetës…”
Ashtu siç bënë dje ata që përmënda më lart, edhe këta sot grupin tjetër të lolove, që i mori Veliaj si dele sot tek Stadiumi që po ndërtohet, bashkë në vendin e një tjetër krimi dhe vjedhje të hapur të pronës dhe parasë publike, të krimit të prishjes arqitekturës dhe shkatërrimit urban të qytetit, pra Imami, Vasili, Bora, M. Lubonjën dhe fshatarin e fshatarit-komunist Pajo-Pala-Paja, shkuan dorë për dore me Lali Erin për të damkosur veten si njerëz batakçi që lëpihen për një rrogë shteti, nje tender a një para nga taxpaguesit shqiptar për artin e tyre te lëpirjes.
Artistë që rrinë e presin një rrogë a një rol palaçoje nga shteti, vetëm artistë nuk mund të jenë. Ashtu si dje ata i shërbejnë partisë-shtet dhe për këtë arsye jemi në këtë gjëndje mjerane dhe të pashpresë.
Artistët në botën perëndimore as pjerdhin për shtetin. A e dini pse? Se nuk i luten shtetit për punë e për fonde por krijojnë art duke riskuar dhe parat e tyre. Mel Gibson vuri 100 milion dollar për filmin “Passion of Christ”; dhe mblodhi nga çfaqja e filmit në gjithë botën 615 milion dollarë duke i paguar shtetit për fitim 115 milon dollar. Artistët në perëndim dhe sidomos në Amerikë nuk i marrin para nga shteti dhe shteti nuk i jep një peni. Kjo është arsyeja që prodhojnë art të lirë dhe të madh.
Artistët-lolo shqiptarë janë lypsarë të shtetit dhe prandaj sillen si lolo të oborrit-shtetit apo mbretit lakuriq.
.
Teatër në Martha’s Vineyard. MA
Teatër në Martha’s Vineyard. MA
Para disa ditësh botova një shkrim në gazetën “Panorama” on line ne lidhje me një teatër në Martha’s Vineyard. MA. Po e përsëris, në qytetin Oak Bluffs nje Teatër-Kinema i qytetit i ndërtuar ne 1920, që zotërohej nga pronar privat. Mos harrojmë se Martha’s Vineyard është nder 10 vendet më të shtrenjta dhe më të pasura në Amerikë, ku vijnë gjithë presidetet e Amerikës për pushime dhe kanë shtëpiat e pushimit yjet e kinematografisë dhe muzikës e modës
Pronari kishte vite që nuk ishte në gjendje ta mbante dhe e la në rrënim. Qyteti duke qenë se ai ishte i vetmi teatër ku kishin filluar çfaqjet e filmit dhe teatrit, i kërkojë pronarit që të ja japë qytetit për 20 vjet me rent dhe qyteti të marrë përsipër ta rikonstruktojë
Vetë qytetarët pasi u bë plani rikonstruktimit me koston përkatëse që i dilte 1 milion dollarë, filluan grumbullimin e parave dhe deri para një jave kishin grumbulluar 700 mijë dollar vetë qytetarët per rikonstruktimin e teatrit që krahasuar me teatrin tonë nuk është asgjë dhe më vjetërsirë. Por vjetërsirat janë pjesë e historise si rrudhat ne fytyrën e nje njeriu. Ai komunitet që i ka të gjitha mundësitë për të ndërtuar një teatër nga më modernit, kuron të vjetrin si ruajtje e trashëgimisë historike-kulturore.
Shqiptarët jo vetëm që nuk kanë ndërgjegje artistike dhe intelektuale, por nuk kanë as komunitet për të protestuar për qytetin e tyre, për hapsirën e tyre, për jetën e tyre dhe të fëmijve të tyre
Nuk më ngelet më veçse të sjellë Faik Konicën, që na e përmend aq shumë lartënaltësia e tij kryeminstri, jo si mësim por si modë. Po të kishte mësuar sadopak nga Konica, nuk do të na bëntë këtë barbari Tiranës, ky barbar brekushexhi.
.
Ditët e agonisë së një skene që nuk do të jetë më...
Ditët e agonisë së një skene që nuk do të jetë më… (foto j. radi)
Konica ka shkruar ne Gazetën Dielli ne 25 Tetot 1929, “Shqipëria si mu duk”:  “Shqipëria është ai vend i pashoq që ka qenë. Hapni një penxhere në Tiranë dhe hidhni një sy jashtë: Ku mund të ketë një natyrë çuditërisht më të bukur se sa brigjet e kaltërta që por si një varg safiresh e amethysesh të mëdha rrethojnë Tiranën? Ky vend vërtetë është i bekuar me njëmijë bukurira, po është i shkelur nga një turmë-barbarësh që ushqejnë urrejtje për të bukurën…”
Pas 100 vjetësh jemi dhe më zi se kur ka shkruar Faik Konica, se në krye të vendit kemi baditë-barbarë, cuba-plaçkitës.
“http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2017/11/demalia.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.