back to top
10.5 C
Tirana
E diel, 8 Dhjetor, 2024

“Të tregosh që s’ke harruar, do të thotë se po fal!”

Gazeta

Fëmijë në Aushvic
Fëmijë në Aushvic

 “Të tregosh që s’ke harruar, do të thotë se po fal!”

nga Jozef Radi

27 janari “Dita e Kujtesës”

“…Kurrë s’do t’i harroj ato çaste kur ma vranë
Zotin dhe shpirtin tim,
kur ëndrrave të mia u dhanë fytyrën e shkretëtirës…
Kurrë s’do t’i harroj,
edhe sikur të më dënonin
të jetoja aq sa Zoti vetë…
Jo, Kurrë!…”
Elie Veisel

Kamp perqendrimi...
Kamp perqendrimi…

Sot është “Dita e Kujtesës”, jo vetëm për ata që kanë kaluar nëpër skëterrën e genocideve, të shfarosjeve masive, të deportimeve, të pogromeve, të gulagëve, të përjashtimeve, të luftrave civile, të luftës së klasave, të urrejtjeve raciste, po edhe për gjithë botën dhe për këdo që s’e ka provuar kët kalvar që ende është i gjallë edhe në ditët e sotme…
“Të tregosh që s’ke harruar – thotë Primo Levi – dëshmon se po fal!”
Unë i përkas kësaj fryme, Frymës së Kujtesës dhe Faljes! Kësaj Fryme që e bën popullin ebre nji nga popujt më të sakrifikuar po edhe nga dinjitozët e kësaj bote! Sepse mund të kalojnë qindra shekuj po askush s’mund ta shkulë nga kujtesa e kësaj bote të vërtetën e tyre! Për paradoks, por edhe si nji mallkim, ne shqiptarët hyjmë tek ata popuj që i vërtet shpëtuam ebrej prej shfarosjes, po s’qemë në gjendje ta shpëtojmë veten prej vetëshfarosjes!
E kjo vetëshfarosja e jonë sot, kapërcehet në heshtje… sigurisht në pritje të nji ditë që të ringjallet!
Po ta shohësh sot kjo ditë e përbotshme e Kujtesës… gjen fare pak vend edhe në kujtesën e mjaft prej nesh, që e kaluam Ferrin në Këmbë! Eshtë padrejtësia më e madhe që i bëjmë vetes dhe historisë… asgjë më shumë!!!
Sot, edhe nji qiri i vetëm, edhe nji lutje e vetme, edhe nji rrëfim i vetëm, edhe like e vetme vlen për gjithë ata që kanë vënë gjakun dhe trupat e tyre në themelet e kësaj dite… sepse Shqipëria dhe shqiptarët kanë me qindra Ana Franka që mund dhe duhet t’i rrëfejnë pësimet dhe tmerret shkaktuara, edhe pa pretendime letrare, ashtu thjeshtësisht si të ishte fjala për krehjen e flokëve apo larjen e syve… sepse vetëm kështu mund të futemi në udhën e popujve të qytetëruar dhe atyre që kanë nji të arthme të sigurt!
(27 Janar 2013 fb)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.