
Studimet e larta në vitet ’20-’30
Në atë kohë Shqipëria nuk kishte universitete, por shteti paguante bursa për jashtë shtetit, për gjithë nxënësit me rezultate të mira. Kësisoj çdo individ përfitonte bursa falas kundrejt dy garancish: të mbaronte universitetin dhe të punonte 7 vjet në Shqipëri pas diplomimit. Në të kundërt, shuma e harxhuar konsiderohej borxh që duhej t’i kthehej arkës së shtetit.
Bashkëlidhur akti noterial i vitit 1931, i studentes Maria Paluca (e cila përfundoi shkëlqyeshëm dhe u kthye në atdhe).
Bënin përjashtim vetëm rastet kur individi i shërbente shërbimit sekret. Studenti Enver Hoxha p.sh. qëndroi 4 vjet në Francë e nuk dha asnjë provim. As nuk i pagoi gjë shtetit. Të tillë dokument kishte nënshkruar edhe ai, por…
Qëmtoi rastin z. Pashk Alia Martini marrë nga Kastriot Dervishi

Letër Detyrimi
Unë e nënshkruemja Marie Paluca nga Shkodra, bursiere e Ministrisë se Arsimit dhe studente në Konservatorin e Graz-it, Austri, detyrohem:
1-Me respektue art.174 të ligjës “Mbi bursa kombëtare”, mbas të cilit si të kemi kryem mësimet, kam me i shërbye shtetit për shtatë vjet rresht si nëpunëse në çdo krahinë që më urdhnohet. (dok 2,3)
2 -…..
Homazh për artisten e madhe Marie Kraja në 21 vjetorin e ndarjes nga jeta.