back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

E drejta e qytetarit: ma e fuqishme se çdo akt burokratik! – protestë nga Ilirjana Stankaj

Gazeta

Ndërtesa e rrënuar e Familjes Nurja
Ndërtesa e rrënuar e Familjes Nurja
E drejta e qytetarit: ma e fuqishme se çdo akt burokratik!
protestë nga Ilirjana Stankaj

Kur lexon këta pak rreshta protestë, ndjen shpirtin e rebeluem të nji zonje, të nji grueje, të nji nane, të nji mësueseje përballë institucioneve të shtetit dhe asaj pandjeshmënie ndaj qytetarit të thjeshtë, e cila shpaloset përditë e ma e frikshme, e vetmja gja që mund të bahet me dinjitet, asht  me e bashkue edhe zanin tand me zanin e saj po edhe me ata mija të tjerë anekand Shqipnisë që pësojnë trauma të përditshme prej nji shteti, i cili tashma ka humbë çdolloj empatie ndaj shtetasve të vet…
jozef radi, 26 nëntor 2025

Ka diçka që më çudit fort me politikanët tanë: E kanë Amerikën në çdo fjalim, në çdo postim, në çdo foto ku shtyhen me bâ “selfie me ambasadën”. E duan Amerikën… derisa vjen puna te parimet amerikane! Por vetëm kaq, sepse po t’ia donin realisht parimet asaj, jo vetëm flamurin për dekor, sot godina jonë nuk do të rrinte pa çati (për tre muaj rresht).
Në USA ekziston “Castle Doctrine” dhe “Stand Your Ground”:
Aty shtëpia asht fortesë dhe çdo qytetar ka të drejtë ta mbrojë pronën e tij me çdo mjet (edhe me armë), pa u tërheqë, pa u justifiku, pa pritë që shteti të bajnë ndonjë xhiro me shkresa ping-pong.
Kurse këtu te ne të dëmtojnë, të rrezikojnë nën shi, në erë, në ftohtë (kur ti e kishe në rregull çatinë edhe shtëpinë tande, por ta prishi nji huligan me lidhje “të ngushta” me nji deputet ), të lodhin psikologjikisht e moralisht, mandej të injorojnë… e presin që ti ta respektosh sistemin (e degraduem, e ndryshkun, që nuk funksionon për së mbari!!)
Presin që ti të heshtësh. Të durosh. Të presësh kur t’jenë “n’hanë t’mirë” pushtetarët e funksionarët e shtetit (se ata kanë angazhime me familjarët e vet, ndër pikat ma të bukura turistike, ndaj s’ua ndjen fort pse disa qytetarë janë pa çati, nën shinat e rrëmbyer…!!)
Ky asht shteti??
A nuk asht ironike?!

Albana Stankaj në mbrojtje të pronës dhe familjarve të saj
Albana Stankaj në mbrojtje të pronës dhe familjarve të saj

Ne, si qytetarë e respektojmë shtetin, por shteti nuk na respekton mâ as në gjanë ma themelore: pronën, banesën, sigurinë e jetës!!!
A mos vallë ka ardhë koha të veprojmë si amerikanët, të cilve ligji ua njeh të drejtën me e mbrojtë banesën edhe me armë?!
Durimi asht deri n’nji pikë. Mbas asaj pike, fajin ta marrin përsipër kushdo që e cënon dinjitetin, shpirtin dhe integritetin e qytetarit!! Qytetari nuk asht prej kartuçi, por prej sedre e gjaku!!
Jena njerëz, na respektoni e mbroni, se për këtë jeni drejtues, o Drejtues të Shtetit (apo – shtremtues?)!!
Nuk i duhet popullit (përveç servilave) se ku e si shëtisni me familjet tuaja, por në qofshi realisht të aftë trajtojeni popullin siç dëshironi t’jua trajtojë ai familjen tuaj (kur ju të mos mundeni mâ me e bâ)!!
N’se doni të jeni nji ditë si Amerika, filloni ta pranoni (me a pa dëshirë) se e drejta e qytetarit asht ma e fuqishme se çdo akt burokratik (biles edhe ligjor, nëse ligjet kompromentohen)!!
Në Amerikë shtëpia asht e shenjtë.
Këtu, e mendoj njilloj me amerikanët (në çdo aspekt!)
Shinat po bajnë dame që mund (dhe duhej) t’ishin evitu!!
Turpi e faqja e zezë ju mbuloftë (se ndërgjegjen po e shohim se sa e si e keni!!)
Postimi në FB i Ilirjana Muhamet Stankaj

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.