back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 27 Maj, 2024

“Socializmi s’ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!” – nga Frank Shkreli

Gazeta

Kongresistja e Partisë Republikane Maria Elvira Salazar e shtetit Florida
Kongresistja e Partisë Republikane Maria Elvira Salazar e shtetit Florida*

“Socializmi s’ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”

nga Frank Shkreli

Kongresi i Shteteve të Bashkuara denoncon Tmerret e Socializmit

Të enjten që kaloi, Kongresi i Shteteve të Bashkuara – miratoi, zyrtarisht, një rezolutë me të cilën denoncohet socializmi si doktrinë dhe sistem qeverisjeje. Rezoluta amerikane kundër socializmit, e sponsorizuar nga kongresistja republikane, Maria Elvira Salazar nga shteti Florida, u miratua në Dhomën e Përfaqsuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, me 328 vota në favor dhe 86 kundër. Është kjo një rezolutë me të cilën pajtohet (concurs) edhe Senati i Shteteve të Bashkuara. Kjo është një votë me shumicë dërmuese në favor të rezolutës kundër socializmit, ndërkohë që të gjithë antarët e Partisë Republikane votuan për miratimin e saj, siç bëri edhe shumica e kongresistëve të Partisë Demokrate (109), ndërsa 86 prej antarëve demokratë të Kongresit, votuan kundër miratimit të kësaj rezolute. BILLS-118hconres9ih.pdf (congress.gov)
Vota përfundimtare për miratimin e rezolutës me të cilën Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës denoncoi “tmerret e Socializmit”, duke shpallur gjithashtu se socializmi si doktrinë nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Frank Shkreli - Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë
Frank Shkreli – Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

2 Shkurt, 2023
Në një njoftim për median, sponsorizuesja e kësaj rezolute, H. Con. Res. 9, kongresistja e shtetit Florida, Maria Elvira Salazar u shpreh se miratimi i rezolutës që denoncon tmerret dhe ideologjinë socialiste, “Është një fitore për çdo njeri në Shtetet e Bashkuara që beson në fuqinë e lirisë individuale dhe jo në socializmin shtypës shtetëror”. Me këtë rezolutë, shtoi ajo, “Ne i dërguam një mesazh botës se socializmi nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Në atë njoftim, thuhet gjithashtu se për antarët e Partisë Demokrate, kjo ishte hera e parë që u detyruan të merrnin, publikisht, një qendrim sa i përket socializmit. Por, megjithkëtë, në njoftimin e kongresistes Salazar thuhet se është për të ardhur keq që kjo votë tregoi gjithashtu se pothuaj gjysma e demokratëve në Kongres refuzojnë gjithnjë të denoncojnë socializmin. Ndonëse një shumicë e demokratëve iu bashkuan republikanëve duke votuar në favor të rezolutës që denoncon socializmin, si ideologji majtiste dhe tmerret që kjo ideologji ka shkaktuar gjatë historisë, kjo ishte një votë që përçau Patinë Demokrate në Kongtres, të pakën për këtë çështje. Vota e demokratëve ishte 109 në favor dhe 86 kundër. Disa prej këtyre demokratëve në Kongresin amerikan, që votuan kundër kësaj rezolute që denoncon socializmin, janë deklaruar ose janë cilësuar nga të tjerët si “socialistë demokratë”.

Votimi i Rezolutës së Kongresit Amerikan
Votimi i Rezolutës së Kongresit Amerikan

Kongresistja Salazar, si sponsorizuese, e paraqiti këtë rezolutë duke përmendur përvojën e banorëve në distriktin e saj në jug të Floridës, shumica me origjinë kubane, që ata ose para-ardhësit e tyre janë arratisur gjatë dekadave nga tmerret dhe krimet e regjimit komunist të Fidel Castros në Kubë. Frank Shkreli; Një frymë e re anti-socialiste /anti-komuniste në Kongresin e ardhshëm të ShBA-ve | Gazeta Telegraf – Duke iu drejtuar kolegëve të saj në Kongres, kongresistja Maria Salazar u bëri thirrje kolegëve që ta miratojnë rezolutën kundër socializmit sepse një masë e tillë do të tregonte se Kongresi, Shtëpia e Popullit tonë, denoncon pa asnjë dyshim këtë “ideologji mizore dhe të padrejtë”.
Në rezolutën e miratuar me votë dërmuese nga antarët e dy partive kryesore – republikanë e demokratë – thuhet se, “Ideologjia socialiste mandaton përqendrimin e të gjitha pushteteve në dorë të një personi ose partie, diçka që është provuar herë pas here të ketë përfunduar në regjime komuniste, qeverisje totalitare dhe në regjime diktaturash brutale.” Në rezolutë, me të drejtë theksohet, se krimet më të mëdha në histori janë bërë nga ideologët e socializmit e komunizmit gjatë shekullit të kaluar e deri më ditët e sotme dhe nënvijon aktet barabare që regjimet socialiste/ komuniste kanë kryer anë e mbanë botës.
Rezoluta thekson se Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, denoncon socializmin në të gjitha format e tij dhe kundërshton, fuqimisht, zbatimin e politikave socialiste në Shtetet e Bashkuara. Sipas kongresistes republikane, Zonjës Salazar, kjo rezolutë garanton që, “Shtetet e Bashkuara do të angazhohen se nuk do të miratojnë ose të zbatojnë politika socialiste të cilat me doemos çojnë në shkatërrime ekonomike dhe regjime autoritaritare politike.”
Ndërkaq, kongresistja demokrate nga Florida, Zonja Debbie Wasserman Schultz, e cila mbështeti rezolutën kundër socializmit denoncoi rëndë autokratët socialistë në fjalimin e saj në sallën e Kongresit, ndërsa kritikoi disa udhëheqës politikë amerikanë, të cilët kritikojnë zgjedhjet demokratike si dhe disa programe amerikane. “Unë po ngrihem për të folur për të denoncuar të gjithë autokratët socialistë kudo, të cilët vendosin pushtetin autoritar dhe pasuritë e tyre mbi interesat e qytetarëve të vet. Kjo rezolutë, injoron disa prej krimeve më të mëdha të këtyre autokratëve” botërorë, ndërsa, sipas saj, anashkalon përpjekjet e disa udhëheqsve amerikanë që imitojnë taktikat e tyre, është shprehur demokratja e shtetit Florida, kongresistja Debbie Wasserman Schultz.

Ndërtesa e Kongresit Amerikan në Washington
Ndërtesa e Kongresit Amerikan në Washington

Miratimi i kësaj rezolute javën e kaluar në Kongresin amerikan (me pajtimin edhe të Senatit), më sjellë kujtime dhe më bën të ndihëm personalisht i kënaqur, pasi denoncimi i socializmit dhe komunizmit dhe i krimeve që regjimet komuniste, anë e mbanë botës, kanë kryer në emër të kësaj ideologjie – është dhe ka qenë si një mision i jetës time. Me modestinë më të madhe më duhet të rrëfej se këtë “luftë” e kam filluar nga ditët e para, me të arrijtur në Shtetet e Bashkuara – madje nga bankat e shkollës – siç mund të shikoni më poshtë shkrimin e 50-viteve më parë, e deri në ditët e sotme Frank Shkreli: Argumenti kundër socializmit | Gazeta Telegraf – duke u munduar të paralajmëroj – sipas mudësive të mia – edhe sot ashtu si përpiqesha të bindja një gjysëm shekulli më parë kolegët studentë dhe disa profesorë në atë kohë – mbi rreziqet e socializmit për Shtetet e Bashkuara dhe për botën.

Shkrim i Frank Shkrelit Gjysëm shekulli më parë
Shkrim i Frank Shkrelit Gjysëm shekulli më parë

Po, Shqipëria e Kosova kur do të denoncojnë socializmin dhe komunizmin? Frank Shkreli: Dita Shqiptare e Lirisë në Uestçester të Nju Jorkut dhe krimet e komunizmit në Shqipëri | Gazeta Telegraf – Për fat të keq, për 30-vjetë tashti – Në vend që Shqipëria të denoncojë dhe të ndëshkojë krimet e komunizmit – siç ka bërë mbarë bota perëndimore dhe të kujtojë gjithashtu viktimat e atij sistemi terrorist – forcat nostalgjike të komunizmit në nivelet më të larta të politikës shqiptare dhe në sistemin e të ashtuquajturës “drejtësi” shqiptare, me arrogancën dhe indiferencën e tyre ndaj krimeve dhe viktimave të komunizmit në Shqipëri – në vend të denoncimit të socializmit dhe komunizmit për krimet e tyre në atë vend, përkundrazi, po përpiqen të legjitimojnë krimet dhe të riabilitojnë figurën e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës.
Frank Shkreli

*(foto) Kongresistja e Partisë Republikane Maria Elvira Salazar e shtetit Florida – sponsorizuesja kryesore e rezolutës së Kongresit Amerikan e miratuar me shumicë nga Dhoma e Përfaqsuesve të enjten që kaloi, me pajtimin gjithashtu të Senatit amerikan. Rezoluta denoncon doktrinën socialisto-komuniste dhe “tmerret e socializmit”.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.