back to top
29.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

Sanremo 2023 – T’i themi pak të vërteta na pëlqejnë o jo! – nga Alba Kepi

Gazeta

Sanremo 2023
Sanremo 2023

Sanremo 2023 – T’i themi pak të vërteta na pëlqejnë o jo!

nga Alba Kepi

Këngët dhe pesë artistët finalistë

i cili tani do të votohet nga juria e sondazhit, nga televotimi dhe nga juria e dhomës së shtypit, radios dhe televizionit. Emri dhe titulli i këngës pranë kodit për t’i vlerësuar ato.

1.Marco Mengoni – Dy jetë
2.Lazza – Ash
3.Ultimo – Lindja e diellit
4.Tananai – Tango
5.Mr. Rain – Superheronj

Klasifikimi përfundimtar nga pozita e gjashtë në 28
Ky është klasifikimi përfundimtar i përgjithshëm nga pozita e gjashtë në 28

6.Giorgia
7.Madame
8.Rosa Chemical
9.Elodie
10.Colapesce Dimartino
11.Modà
12.Gianluca Grignani
13.Coma_Cose
14.Ariete
15.Lda
16.Articolo 31
17.Paola e Chiara
18.Terzo cuore
19.Mara Sattei
20.Colla zio
21.Cugini di campagna
22.gIANMARI
23.Levante
24.Olly
25.Anna Oxa
26.Will
27.shari
28.sethu

Pese fituesit e Sanremos 2023 - dhe Drejtuesit
Pese fituesit e Sanremos 2023 – dhe Drejtuesit

Sanremo 2023, shënoi një rekord teleshikueshmërie e ndjekësish socialë sa nuk shihej prej 1995, na pëlqen o jo!
Familje, të rinj, fëmijë e gjyshër formuan 66% share e mbi 80 milionë italianë teleshikues në botë!
Sanremo 2023, solli në skenë këngëtarë të rinj, bashkoi publikun tradicional me të rinjtë e platformave muzikore që kanë shije të ndryshme. Na pëlqeu o s’na pëlqen ne, janë ata që zgjedhin e vlerësojnë këngët.
Amadeus pati meritën në këto 4 edicione të rikthej publikun italian e këngëtarët italianë, në skenën e Sanremos.
Pak vite më parë Sanremo ishte një flop teleshikuesish e asnjë këngëtar i ri nuk e shihte si një mundësi të suksesit të tij. Na pëlqen o jo, Amadeus krijoi urën lidhëse të muzikës italiane me rrymat e reja që preferon publiku i ri. Sot është eventi më i ndjekur nga të rinjtë e nuk është pak, por shumë.
Sanremo 2023, i dedikoi minuta temës së vlerës që kanë të drejtat e liritë e individit të sanksionuara në Kushtetutë e asnjë parti politike e mbi të gjitha e djathta nuk është kundër Kushtetutës por frymëzohet nga ajo. Ata që shkruajnë duke lexuar sipërfaqësisht e anërisht pa njohur gjendjen shpirtërore të një kombi duhet ta dinë se në Itali vërtetë fitoi e djathta, por ky vend ka punuar fort prej mbi 70 vitesh të mos harroi tragjedinë e diktaturës fashiste, gjë që në Shqipëri askush nuk po e bën prej 3 dekadash, të nderoi viktimat e komunizmit apo të kujtoi idealet e tyre për liri e demokracie. E jo më kot kemi mbërritë sot këtu ne shqiptarët, që urrejmë njëri tjetrin dhe për një Festival Kënge në një vend jo i yni. Na pëlqen o jo kjo është e vërteta! Kushtetuta u krijua për të sanksionuar të drejta e liri, e duhet nderuar siç e nderon cdo e djathtë e botës dhe mbi të gjitha ajo shqiptare.
Sanremo 2023, i dedikoi minuta një nga faqeve më tragjike të historisë italiane, e harruar për një kohë. Asaj të tragjedisë së vrasjes së mijëra italianëve në Istria nga komunsitët jugosllovë drejtuar nga Tito. Ata që thonë Jo, se kanë parë Sanremon e ia kanë futur gjumit, me kurajon dhe të shkruajnë gënjeshtra.
Sanremo 2023, u debatua shumë për pjesëmarrrjen e Zelenskyt (me kërkesë të tij) në teatrin Ariston. Por publiku, politika e drejtuesit e Rai e refuzuan e nuk u pranua as një video mesazh, por një letër e shkurtër e tij e që u lexua në ora 2 të natës së fundit, për të thënë se “Ukraina do të fitoi dhe falë kulturës”. Na pëlqen o jo, kjo zgjedhje qe mesazhi se Italia nuk bën asgjë e imponuar.
U fol shumë për lajthitjen e këngëtarit Blanco që shkatërroi skenën me lule. Edhe këtu janë shkruar të pavërteta për shkak të sipërfaqësisë së mendimit e dëshirës për të moslexuar. Kënga e Blancos titullohej “Ishuli i trëndafileve”. Qindra trëndafila të cilëve iu ishin hequr gjëmbat, u pozicionua në skenë pak sekonda para se ai të performonte e nëse rishihni videon, skena nuk ka lule përreth këngëtarëve të tjerë që performuan para tij. Ishte parashikuar që Blanco, ndërsa këndonte të rrokullisej mbi trëndafila e prandaj iu hoqën dhe gjembat. Audio nuk i funksionoi si duhet e në vend të rrokullisjes 20 vjeçari lajthiti e i vuri shqelmat. Improvizoi sepse kështu është dhe skena në videon origjinale të kësaj kënge (e keni në youtube). Nuk mundi të kontrolloi se ç’po bënte por kjo nuk justifikon gjestin por as ta “pushkatojmë”. Sa lajthitje bëjnë fëmijët tanë adoleshentë e sa kemi bërë ne vetë në situata të padëshërueshme. Na pëlqen o jo kjo është e vërteta.

Amadeus dhe Pjesmarresit ne Sanremo 2023
Amadeus dhe Pjesmarresit ne Sanremo 2023

U fol shumë për kërcimin twerking të Rosa Chemical, me Fedez pa njohur të vërtetën. Skenë që nuk u pëlqye pa dyshim por ka një pse, e kur ka e nuk di pse-në, të paktën merr mundimin të lexosh.
Gjithkça ka nisur muaj më parë kur këngëtari Rosa Chemical u bë debat politik e mediatik për të mos e pranuar në Sanremo, sa kundër tij u shpreh dhe një zëvendës ministër. E këtu hyn në skenë Fedez. Nëse e keni parë e duhet ta keni parë për të arritur në konkluzione gjykuese, pra një natë më parë Fedez në performancën e tij si i ftuar, grisi gjatë një free style fotografinë e këtij zëvendësministri duke i dalë në krah këngëtarit Rosa Chemical. Gjesti i twerking në skenën Ariston qe i fortë, por ja arriti qëllimin provokoi, për të treguar se njw heteroseksual, homoseksual, o biseksual, në Ariston është për të argëtuar me muzikën e artin jo për shijet e b… Na pëlqen o jo kjo është e vërteta e pa dyshim një skenë vulgaritet me të cilën Rai duhet të përballet në llogaridhënie. Sa për puthjen në buzë mes tyre, po të kishte qënë Madona e të puthej me një femër të gjithë do të ishin në standing ovation. Hipokrizia pura!
Racizmi, gruaja, hatersat social e minorenët në burg qenë monologët e zgjedhur nga bashkëprezantuese gra në Sanremo 2023. Na pëlqyen o jo ato guxuan, qoftë dhe në mos sukses për të folur mbi tematika që në programet shqiptare veç injorohen e studiot janë të mbushur me maskilistë e analistë burra si të ishin të vetmit të aftë për të kuptuar botën.
Sanremo 2023, krijoi dhe show, ka që e quajnë degradim sepse nuk njohin as realitetin e fëmijëve të tyre. Hidhini sytë në rrugë, në shkolla në pube e lokale, çfarë muzike dëgjojnë, çfarë sterotipe zgjedhin në social, çfarë ëndërrash kanë, çfarë duan të bëhen kur të rriten. Sanremo krijoi një minishoqëri që nuk mund të gënjehet në skenë e as u frymëzua nga ky Festival. Na pëlqen o jo shoqëria sot ka nevojë për urtësinë e më të mençurve, të rinjtë për dashuri pa gjykim e të gjithë bashkë për respekt e njohje të vërtetë mes vetes e atij e atyre që kemi pranë. Fajin nuk e ka Festivali, por jo vlera që është ulur këmbëkryq e imponon shoqërinë.
Sanremo 2023 na pëlqen o jo prodhoi një muzikë të bukur, këngë që vetëm pak orë pas uljes së siparit janë sot hite.
Italia ka këngëtarë të mirë, muzikë të mirë e Sanremo qe një Festival i mirë Muzike, na pëlqen o jo.
E viva ata që zgjedhin të mirën mes së keqes!
E viva të rinjtë që bëjnë muzikë e nuk shesin drogë apo presin babin t’i dhurojë Mercedesin e “punës”!
E di, shqiptarët e rrjeteve preferojnë gënjeshtrat!
Por bota rrotullohet sado te digjen të vërtetat në dru!

Marre nga muri i FB i Alba Kepit 12 shkurt 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.