back to top
21.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Maj, 2024

Skënderbeu në mbi 500 libra të autorëve shqiptarë – nga Hysen S. Dizdari

Gazeta

Hysen S. Dizdari - Bibliografi: “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Hysen S. Dizdari – Bibliografi: “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
Skënderbeu në mbi 500 libra të autorëve shqiptarë
nga Hysen S. Dizdari
Studues i Filatelisë Shqiptare

Përshëndetje, z. Jozef Radi
Në fillim dua të di si je me shëndet dhe punën tuaj krijuese.
Ju uroj suksese edhe për arritje e re, për dizenjimin e ri të Web.sitit tuaj në internet, i cili ka dalë shumë bukur, e me informacion të plotë, të cilin e ndjek në vazhdimësi.
Bashkangjitur po ju dërgoj librin tim të ri, Bibliografi kushtuar Skënderbeut, për të cilin kam mbi 30 vjet që punoj, me shpresë se do ta publikoni tek webin juaj.
Me konsideratat më të larta për familjen Radi dhe për Ju.
Me respekt
Hysen Dizdari// Tiranë më, 07.02.2024

Fragment nga hyrja e librit

Libri Bibliografi: “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – në veprat e autorëve shqiptare 1480-2023”, me autor studiuesin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër bibliografik kushtuar veprave të autorve shqiptarë për Heroin tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Ky libër pa dritën e botimit me datën 28 Nëntor 2023, në vitin e jubilare të 580 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Kalanë e Krujës, dhe përmbledh mbi 500 vepra në fusha të ndryshme studimore të shkruara prej autorëve shqiptarë kushtuar Skënderbeut, për një priudhë kohore nga viti 1480 deri në shtator të vitin 2023.
Për lehtësi të punës kërkimore dhe studimore, kjo bibliografi ndahet në tri pjesë, secila pjesë ka nëntë kapituj dhe përshkruar tri periudha të rëndësishme historike të zhvillimit të librit në gjuhën shqipe kushtuar Skënderbeut, në të gjitha trevat shqiptare.
Pjesa e parë (1480 – 1944) ndahet në nëntë kapituj (I-IX).
Pjesa e dytë (1945 – 1990) ndahet në nëntë kapituj (I-IX).
Pjesa e tretë (1991 – 2023) ndahet në nëntë kapituj (I-IX).
Kjo bibliografi fillon në vitin 1480 dhe përfundon në muajin shtator të vitin
2023.
Objektivi themelor i kësaj bibliografie është përshkrimi i librave historikë, i librave letrarë e artistikë, i biografive, i albumeve, i katalogëve të ndryshëm kushtuar heroit tonë kombëtar: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të shkruara në gjuhën shqipe dhe të huaj nga autorë me etni dhe origjinë shqiptare, pavarësisht nga vendi ku ata jetojnë e punojnë kudo në gjithë botën.
Në përgatitjen për botim të kësaj bibliografie jam bazuar dhe mbështetur në standardet dhe rregullat përkatëse ndërkombëtare të katalogimit, si në Standardet e Përshkrimit Bibliografik ISBD (International Standard bliographic Description) dhe në Rregullat Anglo-Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American). Por, kam shfrytëzuar edhe përvojën pozitive në hartimin dhe në botimin e bibliografive të librit shqip nga Bibliotekat Kombëtare në Tiranë dhe në Prishtinë.
Gjatë punës për përgatitjen e kësaj bibliografie jam mbështetur në të gjithë skedarët elektronikë të bibliotekave shqiptare dhe të huaja dhe bibliografitë e librit shqip të botuara nga Biblioteka Kombëtare Tiranë, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut në Shkup, por edhe në hulumtime konkrete nëpër bibliotekat e universiteteve shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Kalabri etj.
Në hartimin e kësaj bibliografie jam konsultuar me bibliografitë e bibliografëve të njohur shqiptarë, si: Prof. Gjergji Prekazi, Prof. Dr. Dhimitër Shuteriqi, Palok Daka, Prof. Jup Kastrati, Isak Shema, Ibrahim Rugova, Kasem Biçoku, Shpëtim Mema, Afërdita Sharrëxhi, Maksim Gjinaj, Ramazan Vozga, Etleva Domi, Brunilda Tahiri, Fatmira Shalari, Daut Bislimi, Liljana Verdho, Willy Kamsi dhe me lexikomet e studiuesve të letërsisë shqiptare, si: Prof. Dr. Dhimitër Shuteriqi, Prof. Jup Kastrati, Hasan Hasani, Odhise Grillo etj.
Prandaj për çdo libër janë pasqyruar këto të dhëna: autori, titulli, nëntitulli, të dhënat për hartuesit, përkthyesit, mbledhësit, redaktuesit etj.
Në pjesën e përshkrimit fizik janë dhënë: numri i faqeve, ilustrimet, formati dhe çmimi i librit. Në disa raste ku mungojnë shtëpia botuese janë dhënë, viti i shtypit dhe emrat e shtypshkronjat në vend të botuesit.
Për të ndihmuar studiuesit në punën kërkimore-shkencore por dhe për të plotësuar aparatin shkencor të kësaj bibliografie në pjesën e fundit jepen edhe treguesit bibliografikë:
– Treguesi alfabetik i emrave të autorëve;
– Treguesi alfabetik i titujve të librave; dhe
– Lista e emrave të shkurtuar.
Renditja e materialit bibliografik brenda kapitujve dhe nënkapitujve është
bërë duke u mbështetur në parimin e njohur kronologjik të numrit rendor dhe të vitit të botimit. Shpresoj që kjo bibliografi të arrijë të kryejë misionin e saj:
Për të ndihmuar nxënsit, studentët dhe studiuesit shqiptarë dhe të huaj, që janë të interesuar të njohin historinë e vërtetë të shkruar nga autorëve shqiptare të shekullin XV-XVI, të cilat i kanë jetuar, i kanë parë nga afër, por edhe kanë shkruar e lënë vepra monumentale për Skënderbeun, si: Dhimitër Frangu, Gjon Muzaka, Marin Barleti, Frang Bardhi.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.