back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 14 Tetor, 2024

Situata e Shqipërisë gjatë vitit 1919 – nga Ervina Toptani

Gazeta

Ervina Toptani - Esat Toptani
Ervina Toptani – Esat Toptani

Situata e Shqipërisë gjatë vitit 1919

nga Ervina Toptani

Si ka luajtur Europa e Amerika me ne
qysh prej 100 vjetësh, e kur historia nuk njihet,
doemos që do të përsëritet edhe më dhimbshëm…

***

Në fakt shpjegimet historike të kësaj periudhe kanë një hendikap të madh…
Kjo ndodh sepse janë të vendosura disa piketa dhe historinë e vërtisin
rreth këtyre piketave dhe jo mbi të vërtetat historike dhe mbi këtë bazë
kanë përcaktuar heronjtë e tradhëtarët…
E më pas gjithë trajtimi vërtitet nën këtë frymë…
Bile të gjitha periudhat shqiptare të këtij 100 vjeçari
janë mbi bazën e këtyre piketave: Heronjtë dhe Tradhëtarët,
kur dihet mirë që në politikat e çdo kohe maten me rrethanat,
me mundësitë, forcat në terren dhe sidomos në vendet e vogla
e pa aleatë të mëdhenj, pazaret janë tejet të ndyra dhe s’mundet të shpëtosh pa u ndotur…
Të falenderoj Ervina për këtë pjesë të shkëputur ku është një panoramë
relativisht e qartë e kohës… Më vjen keq që librin tuaj të Esatit nuk e kam lexuar!
jozef radi mars 2022

Ervina Toptani
Ervina Toptani

…Pas fitores me serbët, austriakët u përballën me trupat italiane përgjat vijës bregdetare, duke nisur nga Liqeni i Prespës e deri në detin Adriatik, në jug të Vlorës. Të dyja palët armatosën shqiptarët dashamirës të kauzës së secilës, të cilët luftonin herë me njerën palë e herë me palën tjetër dhe kundër vetë njeri-tjetrit. Lufta ishte e parregullt e shpesh armiku i sotëm bëhej aleati i nesërm.
Austro-hungarezët, francezët dhe italianët vendosën administratat e tyre ushtarake nëpër qytete të ndryshme të vendit. Vendi nuk kishte një qeveri gjithëpërfshirëse dhe ky ishte problemi më madhor. Shqipëria ishte në gjendje të plotë pushtimi me shpresa të mëdha tek Italia e tek SHBA, pasi presidenti ëilson kishte shpallur planin e tij me 14 pikat e famshme (por që rezultoi i kotë, sepse gati asnjë prej tyre nuk u mor për bazë në Konferencën e Parisit) në dobi të popujve të vegjël.
Vetë shqiptarët ishin tepër të përçarë. Ndonëse fillimisht ata ishin tepër pro austriakëve, nga fundi i luftës, sidomos pas hyrjes së SHBA-së në luftë përkrah Antantës, e kuptuan se nga anonte fitorja dhe iu larguan miqve austriakë.
Qeveria e Turhan pashë Përmetit në vitin 1919, ishte për bashkëpunim me italianët, pasi Italia mbetej direkt e interesuar për Shqipërinë, me gjithë synimet aneksioniste. Kjo qeveri, pikërisht për të ruajtur raportet e mira, miratoi marrëveshjen e 20 gushtit 1919, me palën italiane, e cila ndonëse favorizonte qeverinë e Durrësit dhe qartësonte kompetencat administrative, linte jashtë juridiksionit të saj Vlorën.
Ndërkohë e gjithë bota tashmë kishte marrë dijeni mbi Paktin Sekret të Londrës, i deklaruar dhe i publikuar nga bolshevikët rusë e më pas edhe nga ata europianë. Aty thuhej se italianët në momentin e hyrjes në luftë, kishin nënshkruar paktin sekret i cili ndër të tjera kishte si pjesë themelore të tij edhe ndarjen e Shqipërisë në zonat e interesit italian, grek, e serb duke e zhdukur Shqipërinë plotësisht, nëse realizohej.
Menjëherë pas fillimit të Konferencës së Parisit, në muajin shkurt 1919, u formua Komiteti mbi çeshtjet greke e shqiptare. Pretendimet greke për përfitim territoresh në Shqipëri gjetën mbështetjen e hapur të Anglisë e Francës, të cilët e mbështetën fuqimisht Athinën, madje grekët kishin dhe mbështetjen e pjesshme të amerikanëve. Komisioni që përbëhej nga diplomatë të 4 vendeve kryesore, SHBA, Angli, Francë e Itali, i dha rëndësi të madhe shqyrtimit e analizës së pretendimeve territoriale greke ndaj Shqipërisë. Nga data 12 shkurt e deri ne 21 mars 1919 Komiteti i Posaçëm i zhvilloi punimet e tij në 12 seanca.
U duk qartë se përfaqësuesit e 4 Fuqive të Mëdha ishin të gatshëm të kënaqnin pretendimet greke. Kryeministri grek, Venizellos, fillimisht i nisi shpjegimet me kërkesat dhe pretendimet e vjetra territoriale në jugun e Shqipërisë duke komentuar se e gjithë popullsia atje ishte greqishtfolëse dhe se kërkonte të bashkohej me Greqinë. Por përfaqësuesit italianë, duke qenë se në këtë kohë ishin të pranishëm në Vlorë (e cila bënte pjesë në pretendimet territoriale greke) dhe e njihnin mirë gjendjen e Shqipërisë jugore, dhanë shpjegime të qarta në lidhje me popullsine, gjuhën, fenë e gjithçka tjetër. Kishin realizuar një studim të mirë antropologjik për të kundërshtuar grekët.
.
Shkëputur nga libri “Esad Toptani dhe shqiptarët në vështrimin europian” me Autore Ervina Toptani

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Jozef Radi
    Në fakt shpjegimet historike të kësaj periudhe kanë një hendikap të madh… Kjo ndodh sepse janë të vendosura disa piketa dhe historinë e vërtisin rreth këtyre piketave dhe jo mbi të vërtetat historike dhe mbi këtë bazë kanë përcaktuar heronjtë e tradhëtarët… E më pas gjithë trajtimi vërtitet nën këtë frymë… Bile të gjitha periudhat shqiptare të këtij 100 vjeçari janë mbi bazën e këtyre piketave: Heronjtë dhe Tradhëtarët, kur dihet mirë që në politikat e çdo kohe maten me rrethanat, me mundësitë, forcat në terren dhe sidomos në vendet e vogla e pa aleatë të mëdhenj, pazaret janë tejet të ndyra dhe nuk mundet të shpëtosh pa u ndotur…
    Të falenderoj Ervina për këtë pjesë të shkëputur ku është një panoramë relativisht e qartë e kohës… Më vjen keq që librin tuaj të Esatit nuk e kam lexuar…

    Ervina Toptani
    Jozef Radi kjo ndodh vetëm ne Shqipëri. Askund tjetër historia nuk është shtrembëruar enkas për ta kthyer në favor apo disfavor politik deri edhe pas një shekulli a më shumë. Padituria e thellë e shumicës, ndër dekada, sjell dhe fenomenin e abuzimit me gjithçka të ndodhur më parë duke i parë ngjarjet jo në kohë e në hapësirë, por sipas interesave të caktuara. Heronjtë zakonisht dalin tradhtarë dhe e kundërta.
    Ju falenderoj z. Jozef

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.