Sinfoni vere… – zojushës M. M. – nga Ernest Koliqi

0
15
Ernest Koliqi në rini (foto Minerva)
Ernest Koliqi në rini (foto Minerva)

Sinfoni vere – zojushës M. M.

poezi nga Ernest Koliqi

Nji gji deti
qi kumbon me val’ të qarta –
m’bje ndër mend porsa del vera.
I ka brigjet krejt vallue me hala t’larta,
ranë argjanti i a mblon fundet, edhe era
aq’ e andëshme e përtrise
s’ dij se fryn ndër vise tjera,
 
Prej kujtimit
me freski prap mbushet shpirti.
 
N’zgrip’ te bregut ti me gishta t’njanës kamë
baishe val’t me zhabaritun:
s’largu shkulmi rrante i shpejt e me nji t’fshamë
vinte gishtat tue t’përkitun.
Mbandej n’det ti plogtas hyjshe tuj u ndalë,
tue lshue synin ndër largsina:
n’gjuj e n’ij’ t’arrinte uji dal-kadalë
e kokrriz’ të çohej shpina.
Gjymsa n’det e gjymsa n’diell, me drit’ mbretnore
farfuritte shtati i yt –
por papritmas tue m’përshndet’ me nji shej dore
midis detit bijshe zhyt.
 
E kur dilshe jasht’ me krye
un me sye
t’ndiqshe larg valën tue prè
me hare…
 
Ç’far’ premtimit t’bante ty ai det i gjanë
qi u largojshe me aq hov gzimit
sikur t’dojshe ti m’e lanë
tokën shqimit?
N’largësi t’grishte ndoj Zanë?
Ndoj Zan’ deti qi ndër shpella
t’ftofta e t’thella
ruen visaret e paprekuna
grumbullue prej stinve t’dekuna?
 
Un prej bregut tue t’shikue me sy t’çuditun
ndijshem or’t e Rinis sime
tue m’rrëshqitun
porsi rana nëpër bira t’dor’s shtrngueme.
Ishte gzim – por i gzim i shkrim me përmallime
t’ pacaklueme.
 
N’at gji deti,
qi kumbonte në heshtì
e i kaltër ndritte n’vetmi,
vetëm ty, valën e dritën –
si tri motra të hyjnueshme
qi bajn’ lojna t’mrekullueshme –
syt e mij n’at ver’ soditën.
 
Tue cirkue me uj të ngjelm’ m’u shtrijshe pranë
përmbi ranë.
Kryet e projtun n’hije t’halës,
shtatin n’ar t’rrezeve t’diellit,
tue lan’ kambën n’freski t’valës,
mbyllshe syt me ato qepalla drandofillit.
E mbi sulen e andrrimit
letë e letë
mendja t’shkonte larg me tretë.
Koha shkitte pa e ndi shqimit.
Kurr ma i thjeshti, kurr ma i dlirti
kurr ma i ambli paq nuk reshi n’zemër nierit
si n’ato or’ xhevahirit.
Prej kujtimit
me freski prap mbushet shpirti.
 
Oh nji ver’ si n’at gji deti
sa për veti
s’e kalova kurrkund ngjeti.
.
1) Fjalët e përdorura në kët vjershë z. Koliqi i ka nga fjalori i Kristoforidit e të Bashkimit: po i shpjegojmë ato që nuk janë familjare për shumicën e këndojsëve: vallue – rrethue; hala – pisha; zgrip – buzë: zhabaritun – zhurma e ujit që lot; shkulmi – vala; rrante – gjaja që vjen me grumbull, me turmë, si era, valët, njerëzia; kokrrizë – kokrra të vogla, kokrra-kokrn: farfuritte – shkëlqente; me ra zhyt – m’u futë n’ujë me njëherë: harè – gëzim: shqimit – krejt, kryekëput; soditën – shikuan (kontempluan); cirkue – pikue; të ngjelme – të krypun: sule – barkë e vogël peshkatarësh; reshi – ra prej së nalt.
.
Sinfoni vere - Ernest Koliqi
Sinfoni vere – Ernest Koliqi
Marrë nga Revista Minerva

 

Related Images:

Artikulli paraprakNezim Berati – Bejtexhiu i shekullit XVIII-të – nga Milto Sotir – Gurra
Artikulli tjetërSi e krijoi Perëndia Gruan – nga Gojdhënat e popujve…
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.