back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Simpatia e Kardinalit Reinhard Marksi për Karl Marksin! Heshtja dhe lejimi i Papa Françeskut! – nga Maike Hickson

Gazeta

Karl Marx & Reinhard Marksi
Karl Marx & Reinhard Marksi

Simpatia e Kardinalit Reinhard Marksi për Karl Marksin!

Heshtja dhe lejimi i Papa Françeskut!

nga Maike Hickson

Kardinali gjerman Reinhard Marks,
vlerëson babane e komunizmit, Karl Marksin,
katolik, komunizëm, marksizëm, Reinhard Marx
Gjermani, 1 maj 2018 (LifeSiteNews)
Newscatholic Church May 1, 2018
Përktheu Bep Pjetri
.
Kardinali Reinhard Marx dhe vepra e tij "Mbi Kapitalin"
Kardinali Reinhard Marx dhe vepra e tij “Mbi Kapitalin”

Me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Karl Marksit, kardinali Reinhard Marks dha një intervistë në Gjermani, në të cilën pretendonte se Karl Marksi ndikon patjetër në doktrinën shoqnore katolike, duke shtue se ishte “i impresionuem” nga Manifesti Komunist i Marks-Engelsit. Karl Marksi shpesh asht referue si babai i komunizmit, një teori politike e lidhun me vdekjen e miliona njerëzve.

Kardinali Marks, një nga të këshillit të nantë të kardinalve të zgjedhun nga Papa Françesku për ta këshillue atë, asht në ballë të konfrontimit që përshëndetet si një “paradigmë e re” në Kishë, e cila largohet nga mësimi i maparshëm i Kishës mbi moralin seksual (këtu, këtu dhe këtu) edhe martesa.
Siç raporton në faqen e internetit të ipeshkvijve gjermanë, Katholisch.de më 30 prill 2018, kardinali Marks, kryeipeshkvi i Mynihut-Freising dhe presidenti i konferencës së Ipeshkve gjermane, i tha Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung se “Manifesti komunist” i ka ba mjaft përshtypje…
Dokumenti i “Manifestit” asht shkrue nga Karl Marksi dhe Friedrich Engels dhe u shpall në 1848. Në një tjetër intervistë të kohëve të fundit, kardinali Marks pranoi që gjetjet e Karl Marksit ishin “interesante”, duke shtue se Manifesti Komunist ka “një energji” dhe “një gjuhë të madhe”… Veçse duhet të lexohet Karl Marksi pa paragjykime, do të befasojë cilindo për mrekullitë e saja,” – shpjegoi prelati. “Ka nji frymëzim, një shtysë revolucionare,” – tha ai.
Sipas Vatikanit, kardinali Marks tha gjithashtu në intervistën e tij te Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung se: “Karl Marksi mund të jetë shumë i dobishëm” në dritën e konflikteve, revolucioneve dhe luftrave aktuale, të cilat shumë mirë mund të kenë rranjët e tyne në padrejtësitë ekonomike. “Të drejtat e njeriut pa pjesëmarrje materiale mbeten të paplota”, – tha kardinali. Kardinali Marks, – i cili dikur ishte profesor i etikës shoqërore – quhej edhe “sociologu i parë serioz” i Karl Marksit.
Duke citue nji burim tjetër lajmi për të njejtën intervistë, Kardinali Marks tha gjithashtu për Karl Marksin: “Pa atë, nuk do të kishte ndonjë doktrinë shoqnore katolike.” Për më tepër, ai e bani të kjartë se Karl Marksi nuk asht përgjegjës për krimet e stalinizmit, madje megjithëse ai pranoi se “aty mundet të gjendet [në shkrimet e Marksit] tek-tuk edhe ndonji mendim totalitar…”, siç asht kolektivizmi që nuk respekton individin. Sidoqoftë, – shtoi kardinali, – nuk mund të vendoset Karl Marksi në një “lidhje të drejtpërdrejtë” me marksizmin dhe leninizmin e mavonshëm politik, dhe as me sistemin e burgjeve sovjetike apo me kampet e punës.
.
Karl Marx & Reinhard Marksi
Karl Marx & Reinhard Marksi

……………………………………………………….

Në një tekst të hershëm të shkruem në vjetin 2007, Kardinali Marks citon aprovimin e nji deklarate të nji profesori për doktrinën shoqnore – katolike që thotë: “Të gjithë qëndrojmë mbi supet e Karl Marksit…” Pastaj prelati shtoi se “Marksi nuk ishte thjesht ideolog…” duke pretendue se Karl Marksi “nuk ka propagandue fare nji përmbysje anarkike…”
Përkundrazi, ai donte nji “pjesëmarrje të plotë shoqnore”, të cilën “tani po kërkojmë, që të aplikohet gjithashtu nga ana e kishave katolike”.
LifeSiteNews i kërkoi Prof. Konrad Löw qw të komentojë mbi deklaratat e fundit të bame nga Kardinali Marks. Löw asht nji profesor gjerman i shkencave politike, i ligjit dhe i mbrojtës së të Drejtave të Njeriut, i cili ka shkrue disa libra mbi fenomenin e totalitarizmit dhe asht vetë një specialist i Karl Marksit. Libri i tij ma i randsishëm në këtë fushë asht “Mythos Marx und seine Macher” (Miti Marks dhe Krijuesit e tij).
Ai vuni në dukje se “Manifesti Komunist”, ban thirrje për “shkatërrim të dhunshëm” të urdhnave politikë aktualë, që do ta mbushnin botën “me male kufomash dhe lumenjsh gjaku”.
“Komunistët e përçmojnë kardinal Marksin, pse fsheh synimet dhe qëllimet e doktrinës së tyne komuniste, që deklaron haptazi se qëllimet e tyne arrihen vetëm me ndihmën e shkatërrimit të dhunshëm të gjithë rendit shoqnor që ekziston deri më tani, duke i frigue klasat sunduese aktuale!”
Nëse e përfytyrojmë kët të ardhme sipas pikpamjes së kardinalit Reinhard Marksi, (konteksti – heshtja, lejimi i ktyne pikpamjeve ultra-antinjerzore nga Papa Françeskut) Unë shoh male kufomash dhe lumenj gjaku!
Stalini do t’i dërgonte kardinal Marksit dhe Papa Françeskut përshëndetjet e tij revolucionare prej vorrit! Me citime të tilla, kam krye një libër voluminoz: “Marksi dhe Engelsi – Etërit e Terrorit” (Marx und Engels – Die Väter des Terrors)
Ai që s’dëshiron ta marrë vesh, nuk mund të ndihmohet!! – tha Löw.
Marrë nga https://www.lifesitenews.com/news/germa

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.