back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Si e lexova një dëftesë mature të vitit 1929… – nga Genci Hoti

Gazeta

Deftesa e Marija Kaçulinit 1929
Deftesa e Marija Kaçulinit 1929

Si e lexova një dëftesë mature të vitit 1929…

nga Genci Hoti

Kur pretendoj se arsimin, gjuhën, muzikën, filozofinë, letërsinë, shkollat, alfabetet, ligjet, etj, etj, i kane shpikur Institucionet Fetare (fillimisht ato politeiste para 2500-3000 vjetëve dhe pastaj ato të krishtera) kam rast t’ju vërtetoj se edhe Kombi ynë nuk ka bërë përjashtim, vetëm se ka një ndryshim: këtë gjë e ka bërë Kisha Katolike deri në atë masë sa sot duhet pranuar se Nëna jonë sociale është Kisha Jone Katolike.
Shqiptarët e sotëm e kanë të vështirë ta pranojnë këtë për shkak të edukacionit arsimor përgjat epokës komuniste edhe pse nuk duhet parë me syrin teologjik, por brenda realitetit historik të ndodhur, dmth ka ndodhur kështu dhe jo ndryshe. Për t’i hequr dyshimin për këtë pretendim timin po paraqes një dëftesë mature të vitit 1929, të motrës së gjyshes time Marijes, që vinte nga Familja Kaçulini në Shkodër. Kjo dëftesë, e Shkollës Normale të Stigmatinëve ka firmat e mësuesve të mëposhtëm:
Mësues Muzike, themeluesin e muzikes moderne shqiptare – Padër Martin Gjoka.
Mësues të pedagogjisë dhe Gjuhës Shqipe, Poetin tonë Kombetar Padër Gjergj Fishta
Mësues Historie Natyre politologun dhe filozofin Padër Anton Harapi
Mësuese të Gjuhës Italiane dhe Frënge Motër Anjeza Bonatti
Mësuese matematike Zonjën Terezina Sanchini dhe
Drejtoreshe shkolle Motër Konsilja Musani
Pra, shumica dërmuese e trupës mësimore kanë qënë pjestarë ë Institucioneve Fetare duke treguar që padronet reale të arsimimit nuk kanë qënë politikanët, por institucionet religjoze. Krahasoni këtë trupë mësimore, në produktin e vet intelektual, me trupat e shkollave ku keni mbaruar shkollat e të gjithë niveleve për të kuptuar përse sot (2018) jemi më keq se dje (1991) dhe shumë-shumë me keq se pardje (përpara 1945).
Dy fjalë për Familjen Kaçulini: është pronarja e parë kapitaliste në Shqipërinë e pa formuar (1892) duke themeluar të parën ndërmarje kapitaliste me 26 punëtorë në Shkodër në përpunimin e mëndafshit (e gjej këtë në librin e Kristaq Mishës – Lëvizja punëtorë në Shqipëri).

Fretnit Françeskane - rreshti i pare ulur Gjergj Fishta, Vinçenc Prennushi, Anton Harapi
Fretnit Françeskanë – rreshti i parë ulur
Gjergj Fishta, Vinçenc Prennushi, Anton Harapi – siper Martin Gjoka

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.