back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

Shqipe Nebiaj dhe Art Show i saj: “Mendje Endacake”

Gazeta

Shqipe Nebiaj dhe ekspozita e saj
Shqipe Nebiaj dhe ekspozita e saj

Shqipe Nebiaj dhe Art Show i saj: “Mendje Endacake”

Art Show: “Mendje Endacake”
Adresa: 116 Merritts Rd – Farmingdale NY 11735
Ekspozita është e hapur nga ora 10 am deri ne 5:00 pm.

Nikoleta Peppo Cabej
Ishte një mbasdite e këndëshme e mbushur plot me takime, me emocione dita e djeshëm në inagurimin e expozites “Mendje endacake” (Ëondering Mind) e inxhinjeres me shpirt artisti Sherry Shqiponja Nebija. Po aq e këndshme ishte dhe darka elegante e shtruar në shtëpinë e saj për familjen dhe miqtë e saj.
Urime Shqipe në krijimtarinë tënde artistike!
Suksese dhe arritje të mëtejshme në pasionin tënd për të bukurën, për artin, për imagjinatën, për optimizmin dhe për interpretimet e tua origjinale!
Fluturofsh perherë me krahe të hapur si shqiponjë o “Mendje Endacake”
Faleminderit e dashur për kenaqesinë e madhe që na dhurove, për njohjet e reja me shqiptarë të vjetër e të rinj, me koleget e punës tënde dhe vizitorë të tjerë që treguan interes për këtë ekspozitë interesante!
Faleminderit e sukses!

Marjana Eski
Suksese mikja ime për gjithçka ke ariturr falë shpirtit tënd të pasur dhe “mendjes endacake”
Shijoi frutet e punës tënde se me vitalitetin tënd të pandalshëm duket se ke rrugë të gjate e të bukur për të bërë.
Ky është hapi yt i parë dhe suksei duket se flet qartë
E ngrite profesionin tënd në art në saje të prirjeve që të karakterizojnë dhe teknologjisë moderne që mbizotëron.
Gjuha shprehëse e artit nëpërmjet formave abstrakte kolorit të gëzushem e bëjnë artin tënd unik, të këndshëm kudo e në çdo ambientet!
Urime të përzemërta dhe suksese në vazhdim!

Mendje Endacake - Shqipe Nebiaj
Mendje Endacake – Shqipe Nebiaj

Ditë e bukur ditë e bekuar…

nga Shqipe Nebiaj

Sot është e shtunë 10 Qershor.
Ditë nga ato që i kërkojmë dhe nuk i besojmë kur na vijnë, ashtu pa e kuptuar dhe na miklojnë ngadalë duke përparuar me një siguri moskthimi…
Gjithmonë kam pasur frikë jo nga dehja pijeve, por nga dehja me medimet e mia. Por kjo e sotmja ishte shumë e pashpirt, donte të më mposhtte duke ma nxitur adrenalinën. Mos o Zot, më ler në sytë e njerzve me kufirin minimal që të jem me këmbë në tokë. Zot mos ma shto edhe aq adrenalinën se te unë ka efekt të madh dhe kushedi se ç’shfaqje do të shohësh…!
Dielli fekste me qejf, ëmbël… e plot ledhati.
Ora 10 e mëngjezit më gjeti te shkallët e librarisë ku do të prisja mjaft vizitorë. Isha me Mondën, një grua e papërtushme që të gjendet gjthmonë pranë. Hapa bagazhin e makinës ku papritmas dëgjoj një zë: A do ndihmë?
Kthej kokën dhe mezi dalloj nga rrezet e diellit të qeshurën e bukur ku zbardhnin ca dhëmbe të bardhë. Wow! Është Nevila Jaupaj, labushja bukur dhe e mençur, kishte udhëtuar me makinë nga Toronto në Neë York bashkë me burrin dhe djalin e saj. Të bësh tetë orë udhëtim me makinë, një lodhje e madhe, por labushes nuk i bën përshtypje se kërkon gjithmonë të sfidojë…
Hyjmë brenda dhe takoj miken time prej 27 vjetësh piktoren Nina Rivera, me origjinë nga Spanja, me bashkëshortin e saj Viktorin… “Si e gjete adresën?” – e pyes. Në FB m’u përgjigj!
Sa filluam ritualin e ciklit të vështrimit të ekspozitës kthej kokën për të më kapur syri atë çka unë desha të takoja.
Po! Ishte Ralph Cezario, burri simpatik me origjinë italiane që më detyroi e ma mbushi mendjen të ndryshoja emrin nga Shqiponja në Sherry!! Kur mbarova institutin mekanik Autocad, dy dhe tre dimensione, 26 vjet të shkuara shkolla të përgatiste rezymenë për të gjetur punë. Ralphy ishte drejtor i menaxhimit të institutit. Një ditë më thirri në zyrë dhe më tha: “Emri yt është shumë i vështirë për t’u shqiptuar. Mund të lexojmë lirshëm emrat si Pat, Debb, Caren por kur të kapin rezymenë tënde e flakin tutje!!! Duhet ta ndryshojmë emrin!”
-Jo! – kërceva unë, – jam patriote!
-Edhe unë jam, – m’u përgjigj Ralphi. Ponja të pëlqen?!
-Jo! – i përgjigjem shkurt.
-Shkurtim nga Shqiponja në “Shki”
-Jo profesor se nuk kemi folje të çrregullt (shyqyr që nuk shqiptojnë gërmën “Q”.
Por Shki ka dhe një kuptim tjetër… që ne shqipot e dimë mirë…
-E gjeta, më tha: – “Sherry”!
Në Albanian Sherry do të thotë fight – sherr. Unë nuk jam fighter por lover! – i përgjigjem unë.
-Dëgjo me kujdes: nuk do të ndryshojë emri në licencën e makinës as në pashaportë, por vetëm në rezyme sa të gjeshë punë.
U mendova dhe në të njejtën kohe doli nga goja e profesorit një këngë “Sherry baby”. I Gave up!
u dorëzova.
-Dy gjëra do të këshilloj mos pretendo për pagë dhe e dyta: të duhet të bësh eksperiencë pune në Amerikë. Mbas një viti më kërko mua se do të ndihmoj për një punë më të mirë. Kështu isha ndarë me Rhalphin… dhe po e takoja në ekspozitën time mbas 26 vjetësh. Vrapova drejt tij dhe njëkohësisht hapëm krahët dhe u rrokëm me dashuri dhe respekt.
-Jam krenar për ty me pëshpëriti në vesh… – dhe filluam të kujtojmë ngjarje të asaj kohe të largët.
-Të lutem, – i thashë – profesor, tregoju pak vizitorëve të mi se si ma ndryshove emrin.
Aty afër ishte Jeff Sherrets një nga kolegët e mi të vjetër që kemi punuar bashkë në departamentin e inxhinjerisë në kompanine Neë Dimension Research Corporation. Konkurova dhe mbas një lufte të gjatë fitova për të shkuar në Chikago për trajnim të programit Fabriëin për makinat me kontroll numerik Amada me CNC në punimet në fletë llamarine të metaleve të ndryshme. Sa punë më është dashur. Aty kam ndjerë kënaqesinë e punës dhe të aplikimeve të reja në artëork metal, ndonjëherë punoja deri në 12 të natës. E kisha fituar me shumë mundim atë pozicion dhe duhej ta përballoja me sukses. Me Jeffin kemi 22 vjet që njihemi dhe 10 vjet që punuam bashkë.
Gjatë kohës që qëndroja në sallën e ekspozitës, ktheja kokën nga shkallët për të dalluar ndonjë njeri që njihja. Nelson Martinez po zbriste shkallët me gruan e bukur dhe shumë elegante. Ajo komunikoi me mua sikur më njihte prej vitesh. Nelsoni i kishte folur rreth meje. Ai është broker te Banka ku depozitoj të ardhurat. Sherry, këto janë punime shumë të bukura. Ëoë ti i kë bërë këto?
-Mos vazhdo më, se adrenalinën nuk e kam në dorë! – i thashë. Filluam të qeshnim. Njerëzit filluan të vinin ku Julia dhe Eva, dy gocat e vëllait ishin në këmbë gjithë ditën në shërbim të vizitorëve. Erdhën Muhamet Omari me gruan dhe Agim Rexha. Metin e kam patur komshi në Tiranë, por edhe mik të mirë. Agim Rexha është president nderi i organizatës Vatra dhe e njoh prej 29 vjetësh.
Surpriza ishte në rritje kur pashë mjeshtrin e peisazheve Anthony Perdoda bashkë me gruan dhe djalin. Ai me përgëzoj për ekspozitën dhe më falenderoj për menaxhimin e saj, të koktejit dhe darkës të improvizuar këndshëm të kopështi i shtëpisë. Erdhi Mira me Xhorxhin nga Bostoni, miq të vjetër dhe shumë të mirë të motrës dhe burrit të saj.

Shqipja me Agim Rexhen, Muhamet Omarin dhe te shoqen ne ekspozite
Shqipja me Agim Rexhen, Muhamet Omarin dhe te shoqen ne ekspozite

Xhorxhi donte të dinte me shumë për procesin Giclee print. është një metodë që përdor ink me pigment special që është mjaft rezistent dhe rrit jetë gjatësinë e pikturës mbi 200 vjet. Kurse ink i zakonshëm e ka jetën 10 deri ne 20 vjet. Këto pigmente speciale janë të shtrenjta, por gjallërojnë ngjyrat dhe detajet e tyre.
Shpresa dhe nëna e saj 90 vjeçe me mbiemër Oruçi bashkë me Elmën nuk mungojnë asnjëherë në festimet tona familjare.
Chufi djali i tezës që më solli në Amerikë, 91 vjeç erdhi bashkë me djalin Karl nga Pennsylvania në Art Shoë.
Aneta Xhiku nga New Jersey, Lida Reci dhe Denisa Leka nga Manhatani ma zbukuruan ditën. Patricia Bolonja piktore me eksperiencë të gjatë bashkë me burrin Steve Lee që njihemi prej 16 vjetësh ishin të pranishem në ekspozitë. Kolegët e punës Scott, Joseph, Joe, Justin erdhën me bashkëshortet e tyre, ndërsa Nikole dhe Jason erdhën me motrat e tyre. Në fund Lisa që punon në departamentin e financave, mikja ime e ngushtë erdhi bashkë me motrën, me kanë dhuruar shumë mirësi dhe dashuri.
Të tjerët që erdhën por që si njoh gjithashtu i falenderoj nga zemra. Të gjithë që morën pjesë në këtë art shoë më kanë ngritur adrenalinën në atë shkallë sa lumturinë e rrallë e ndjeva që më pushtoj. Falenderoje nga zemra miqtë e mi artiste Marjana Eskin, Fatbardh Markun, Amilda Dumi, Mandi Xhiken, Parid Turdiun, Luan Ramën, Bujar Kapexhiun, Jozef Radin, Meli Ajazin dhe të tjerë që nuk i kam përmendur me emër.
Falenderoje nga zemra familjen time të shtrenjtë që më kanë qëndruar afër dhe ndihmuar.
Ju falenderoj të gjithëve që më keni mbështetur në këtë rrugëtim të bukur.
Hera e parë në jetën time që jam lumturuar nga
vlerësimet por që shuhen shpejt… të tjera sfida na presin…
Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë muajit Qershor.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.