Shpirti i mjerë – poezi nga Lazër Shantoja (1892-1945)

Lazër Shantoja (foto Marubi)

Lazër Shantoja (foto Marubi)

Shpirti i mjerë – poezi

nga Lazër Shantoja (1892-1945)

“… Lazër Shantojën e kanë marrë në hetuesi dhe s’besoj se kanë torturuar 
tjetërkënd në Shqipëri, ashtu siç e kanë torturuar atë…
Shantoja qe meshtari i parëi pushkatuar mbasi e torturuan tmerrësisht e barbarisht.
Ndër të tjera, i rrjepën lëkurën e këmbëve dhe mbi mish i hodhën kripë,
e përsëri nën tortura, me hekura të nxehtë i thyen këmbë e krahë dhe e lanë pa mjekime.
Trupin e tij të sakatuar e çuan në pushkatim…” Zef Simoni
.
Nji zog i vogël
Mbi ferrë kalon
E nga prendimi
Dielli flakron.
O diell i dashtun,
M’difto ti mue
Un’ der tu qielli
Sa bâj me shkue?
 
Shum dit’ do bâhen,
Qi jam n’udhtim;
T’udhtoj s’po mundem
Pa pasë pushim.
Në krahë jam lodhun.
Zemra m’ka lshue
Andej e ktejna
Tuej fluturue.
 
Gjith pem’t e shkurrat
Losin prej eret:
Oh! ç’fort i bukur
Vegim prendveret!
O pyje e fusha,
Qoftë Hyj me jue!
Jam n’dhena t’largta
Tuej fluturue.
 
T’ëndunin dielli
Asht nga e mbaron,
Dita po fiket
E natë fillon
Ngushllim e ndihmë
Kush po, m’ep mue?
Un’ der tu qielli
Sa baj me shkue?

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook