back to top
33.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

Rozmari Jorganxhi dirigjentja e parë shqiptare, “Mjeshtre e Madhe, këngëtare lirike mezzosoprano do t’i mungojë skenës po jo muzikës shqiptare

Gazeta

Rozmari Jorganxhi (1937-2020)
Rozmari Jorganxhi (1937-2020)

Rozmari Jorganxhi dirigjentja e parë shqiptare,

“Mjeshtre e Madhe, këngëtare lirike mezzosoprano

do t’i mungojë skenës po jo muzikës shqiptare*

Rozmari Jorganxhi u lind më 8 korrik 1937 në Korçë. Ajo ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959, si soliste lirike në TKOB.
Si soliste lirike, ka realizuar më shumë sukses një galeri të madhe personazhesh nga operat shqiptare dhe të huaja. Nga viti 1967-1984, ajo ka dirigjuar korin e TKOB, duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni.
“Mezzosoprano” në TOB, ajo ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare. Nga viti 1967-1984, ajo ka dirigjuar Korin e TOB, duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare. Më 1993, Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fiton audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në Teatrin “Giuseppe Verdi” të Triestes, ku këndoi për 10 vjet. Zonja Jorganxhi ka dhënë dekada mësim në Universitetin e Muzikës, duke i ofruar kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit edhe në atë të kantos.
Rozmari Jorganxhi, ka lindur në një familje me tradita muzikore nga ana e të atit, “Artistit të Merituar” Gaqo Jorganxhi, i cili këndoi për 65 vjet si solist në qytetin e Korçës, që prej vitit 1920, kur u krijuan shoqëritë e para muzikore të këtij qyteti.
.

Rozmari Jorganxhi në festë familjare
Rozmari Jorganxhi në festë familjare
Vetë qyteti i Korçës ka qenë i begatë me artistë lirikë si: Tefta Tashko Koço, Jorgjie Truja, (e cila ka qenë dhe regjisorja e parë e TKOB), Mihal Ciko, Kristaq Antoniu, etj, (kanë qenë dhe mbeten ikona, që ngritën dhe lartuan themelet e artit lirik në Shqipëri).
Ajo vazhdoi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku pati si pedagoge kantoje “Artisten e Popullit” Marie Kraja. Në atë kohë pedagogë të kantos ashtu si ajo ishin dhe këngëtarët e parë lirikë: Jorgjie Truja, Gjyzepina Kosturi e Mihal Ciko.
Më pas ndoqi studimet në Konservatorin e Moskës, ku për kanto studionin edhe: Avni Mula “Nder i Kombit”, Mentor Xhemali “Artist i Popullit”, Gjoni Athanas “Mjeshtër i Madh”, Ibrahim Tukiqi “Artist i Popullit”… dhe e vetmja vajzë mes tyre, ishte Rozmari Jorganxhi, ajo më e reja në moshë, vetëm 15 vjeçe!
Në këtë Konservator, sot Akademia e Artit të Muzikës, ajo gjeti të ndriturin Lluk Kaçaj “Nder i Kombit”, Albert Papariston, Maliq Herrin, Çesk Zadenë “Artist i Popullit”, Tish Dajinë “Nder i Kombit”, Dhora Lekën, Hamide Stringën.
.
Rozmari Jorganxhi gjatë interpretimeve në Opera
Rozmari Jorganxhi gjatë interpretimeve në Opera
Për dirigjentë, së bashku me të kanë studiuar edhe Rifat Teqja “Artist i Popullit”, për dirigjent orkestre dhe Milto Vako “Artist i Merituar” dirigjent kori.
Më vonë ndoqën studimet në këtë Konservator, kompozitori Nikolla Zoraqi “Artist i Popullit”, këngëtaret si Irena Gjergo, Luiza Papa, Gjinovefa Heba, Gaqo Çako “Artist i Popullit”.
Ajo vazhdoi dirigjimin dhe kanton për 7 vjet, duke dalë shkëlqyeshëm. Në vitin 2017, në moshën 80-të vjeçare ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”.
KultPlus.com
.
Rozmari Jorganxhi ne qendër të një feste në familje.
Rozmari Jorganxhi ne qendër të një feste në familje.

***

Repertori solistik i Rozmari Jorganxhi është i pasur, i larmishëm dhe përfshin krijime të të gjitha gjinive. Ky repertor është interpretuar në mjaft koncerte dhe shfaqje operash brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si dirigjente e korit, Jorganxhi ka përgatitur dhe ka vënë në skenë dhjetra vepra shqiptare dhe të huaja. Rozmari Jorganxhi ka dhënë kontribute të ndjeshme edhe në fushën e pedagogjisë, ku nën drejtimin e saj janë diplomuar shumë studentë, të cilët edhe sot vazhdojnë aktivitetin e tyre brenda e jashtë vendit. Rozmari Jorganxhi ka interpretuar për 10 vjet rresht në Teatrin “Giuseppe Verdi” të Triestes. Në vitin 2017, ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”
.
Rozmari Jorganxhi & Hektor Leka - Një bisedë që nuk mbaron kurrë...
Rozmari Jorganxhi & Hektor Leka – Një kengë që s’baron kurrë…
Titulli Redaksional nga radiandradi.com
Marrë nga voal.com
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.