back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 13 Maj, 2024

Refleksione mbi figurën e Mikel Koliqit… dhe hyrja e Dosjes Formulare Nr. 214 në ngarkim të tij!

Gazeta

Dom Mikel Koliqi
Dom Mikel Koliqi

Refleksione mbi figurën e Mikel Koliqit…

dhe hyrja e Dosjes Formulare Nr. 214 në ngarkim të tij!

Dom Mikel Koliqi, ka qenë figurë qendrorë e klerit katolik shqiptar, e megjithëse e kam njoftë dhe e kam pa me dhjetra herë, s’e kam pasë fatin ta njof personalisht o me bisedue ndonjiherë me të. Megjithatë në kureshtjen time kam pasë rast me njoftë si figurë, me e vëzhgue si njeri dhe si prift, e kam rastisë shpesh kur shkonte me biçiklete në Lushnje, dhe me pasë edhe një lloj ideje rreth vlerave dhe zotsive të tij prej tim eti, po edhe prej atyre që e njifnin ose thjesht prej atyre që flisnin me stimë për të për korrektsën dhe mirsjelljen që e karakterizonte …
Pikërisht kjo lloj njohjeje, dhe pasja parasysh e kësaj figure, mund të thuash se ai vinte prej jezuitëve shqiptarë, të cilët janë të dalluem për nji lloj displine të hekurt dhe si të thuesh për nji lloj qëndrimi paksa intrasigjent në lidhje me rregullat, qendrimet, për fjalën që thonë dhe kulturën që dispononin, e ka ba figurën e Dom Mikel Koliqit brenda meje të kishte nji aureolë misteri edhe njiherit edhe të njifarë magjepsje.
Në kujtesën time prej fëmije, ndoshta edhe ngatërroj paksa, aty kah mesi i viteve ’60, mbaj mend nji Festim Pashkësh që u ba në natyrë dhe si fëmijë e kam ndjekë at ceremoni fetare, dhe n’at fiksimin tim, besoj se ka qenë Dom Mikel Koliqi, po ka mjaft mundësi të ketë qenë Dom Nikollë Mazreku, i cili ka qenë i interrnuem në Savër, në at periudhë. Po duke qenë se të dy vinin prej së njëjtës shkollë e nga e njëjta disiplinë, kishin si të thuesh edhe njëfarë ngjashmënie mes tyne, e që në kujtesë time si duket se ata bahen bashkë, në nji nga ngjarjet ma të çuditshme të regjistrueme në mendjen time në at periudhë të vështirë, kur feja ishte tue pësuar goditje të njipasnjishme.
Megjithatë, figura e Dom Mikel Koliqit ka qenë e lidhun ngushtë me figurën e të vëllait, Ernest Koliqit e që në kujtesën e tim eti, të dy ata përbanin elemente cilësorë t’nji familjeje, siç ishin Koliqët, me kontribute të herëshme mbi letërsinë, kulturën, muzikën, publicistikën, shkollën dhe sigurisht edhe mbi fenë…
Ma poshtë po paraqes disa elemente të fillimit te Dosjes së tij Formulare nr. 214, e cila asht pjesë e nji studimit tim, mbi figurën e Kardinalit të vetëm shqiptar, Dom Mikel Koliqit!
jozef radi, 29 shtator 2021
.

Dosje Formulare 2/A Nr. 214 – Për Mikel Shani Koliqin

Dosje e deklasifikuar plotësisht
me vendimin Nr. 16, datë 16.08.2019
Autoriteti për Informin, për Dokumentat e Sigurimit të Shtetit
Tepër sekret – Modeli 4
 
Ministria e Punëve të Brendëshme
Dega e Punëve të Brendëshme
Ana e Sigurimit – Lushnje Nr. 5781/A –
(shkruar me boje kine të zezë…)
 
Dosje Formulare 2/A Nr. 214
Për Mikel Shani Koliqin
Mikel Shahin Koliqin – 134 fletë
Arkivë e Ministrisë së Punëve të Brendëshme (133+8)
(shkruar me laps dhe futur në rreth)
 
Filluar me 21.01.1953
Mbaruar me 10.11.1977
Numri i Arshivës – 287
Nr. i volumit –
.
Në faqen e pasme një fotografi e vogël pasaporte o ndoshta e letërnjoftimit te Mikel Koliqit.
.

Lista e dokumentave që ndodhen në Dosjen Nr. 214 (firmë)

Sekret Modeli Nr. 1
.
Nr. Lista e dokumenteve – Data e Dokumentit – Prej sa fletësh – Numri i fletës
1.Lista e Dokumentave – 2 – 1-2
2.Lista e Punëtorëve operativë që njihen – 1 – 3
3.Lista e Personave që… – 1 – 4
4.Lista e Pseudonimeve të bashkëpuntorëve
5.Lista e rrethit familjar. – 1 – 5
6.Biografia e Mikel Koliqit – 1 – 7
7.Raport Propozimi – 21.01.1953 – 2 – 8-9
8.Raport i bashkëpunëtorit – “Shahu” – 11.03.1954 – 2 – 10-11
9.Proces Verbal – 02.08.1955 – 7 – 12-18
10.Dëftesë Lekësh – 11.02.1940 – 1 – 19
11.Raporti i Bp “Baça” – 25.03.1962 – 1 – 20
12.Raporti i Bp “Alfa” – 06.04.1963 – 1 – 21
13.Raporti i Bp “Mësuesi i Ri” – 09.03.1964 – 1 – 22
14.Raporti i Bp “Përpjekja” – 24.06.1964 – 1 – 23
15.Vendim uljeje nga 2/A në 2/B – 22.12.1964 – 24
16.Raporti i Bp “Ditë Pushimi” – 20.07.1964 – 2 – 25-26
17.Raporti i Bp “Futbolli” – 02.07.1966 – 1 – 27
18.Raporti i Bp “Shigjeta” – 02.07.1966 – 1 – 28
19.Letër – 20.11.1966 – 2 – 29-30
20.Raporti i Bp “Biga” – 05.01.1967 – 1 – 31
21.Raporti i Bp “Globi” – 05.01.1967 – 1 – 32
22.Shënim Operativ” – 15.06.1967 – 1 – 33
23.Plan Masash – 21.06.1967 – 3 – 34-36
24.Plan Masash – 07.02.1972 – 3 – 37-39
25.Shënim Operativ – 08.02.1972 – 1 – 40
26.Ekstrakt – 08.02.1972 – 1 – 41
27.Letër – 21.02.1972 – 1 – 42
28.Shënim Operativ – 18.03.1972 – 1 – 43
29.Raporti i Bp “Globi” – 22.03.1972 – 1 – 44
30.Ekstrakt – 30.01.1974 – 1 – 45
31.Raporti i Bp “Flutra” – 25.11.1974 – 1 – 46
32.Raporti i Bp “Ylli” – 09.06.1976 – 1 – 47
33.Raporti i Bp “Bora e Madhe” – 23.08.1976 – 1 – 48
34.Relacion – 11.09.1976 – 2 – 48-49
35.Raporti i Bp “Ylli” – 15.09.1976 – 1 – 51
36.Raporti i Bp “Flutra” – 08.09.1976 – 3 – 52-54
37.Raporti i Bp “Bora e Madhe” – 22.09.1976 – 1 – 55
38.Raporti i Bp “Ylli” – 29.10.1976 – 1 – 56
39.Raporti i Bp “Ylli” – 17.11.1976 – 1 – 57
40.Vendim – 29.11.1976 – 2 – 58-59
41.Plan Masash – 29.11.1976 – 2 – 60-61
42.Raporti i Bp “Ylli” – 08.12.1976 – 1 – 62
43.Relacion – 26.02.1977 – 1 – 63
44.Shënim Operativ – 28.02.1977 – 1 – 64
45.Raporti i Bp “Spitali Glinës” – 11.03.1977 – 1 – 65
46.Shënim Operativ – 20.03.1977 – 1 – 66
47.Raporti i Bp “Ylli” – 24.03.1977 – 2 – 67-68
48.Biografia – 26.03.1977 – 1 – 69
49.Relacion – 26.03.1977 – 4 – 70-73
50.Plan Kombinacioni – 06.04.1977 – 1 – 74
51.Proces Verbal – 12.04.1977 – 1 – 75
52.Plan Operativo-hetuesie – 15.04.1977 – 4 – 76-79
53.Proces Verbal – 15.12.1956 – 4 – 80-83
54.Proces Verbal – 08.04.1977 – 4 – 84-87
55.Shënim Operativ – 11.04.1977 – 1 – 88
56.Raporti i Bp “Ylli” – 11.04.1977 – 1 – 89
57.Proces Verbal – 12.04.1977 – 2 – 90-91 –  (në xhep të dosjes)  
58.Proces Verbal – 02.08.1955 – 10 – 92-101
59.Plani i Pyetjeve – 18.04.1977 – 1 – 102
60.Raporti i Bp “Spitali Glinës” – 11.03.1977 – 1 – 103
61.Ekstrakt – 18.03.1976 – 3 – 104-106
62.Proces Verbal – 03.05.1977 – 4 – 107-110
63.Raporti i Bp “Spitali Glinës” – 13.05.1977 – 1 – 111
64.Raporti i Bp “Ylli” – 16.05.1977 – 1 – 112
65.Proces Verbal – 19.06.1977 – 5 – 113-117
66.Ekstrakt – 24.06.1977 – 1 – 118
67.Relacion – 10.09.1977 – 1 – 119
68.Relacion – 06.11.1977 – 3 – 120-122
69.Vendim – 10.11.1977 – 1 – 123
70.Letër – 01.04.1977 – 1 – 124 – (në xhep të dosjes)  
71.Proces Verbal – 23.02.1978 – 1 – 125 – (në xhep të dosjes) 
72.Vërtetim – 1 – 126 – (në xhep të dosjes) fq. 2-6
.

Lista e punëtorëve operativë që drejtojnë përpunimin

Nr. Grada – Emri Mbiemri – Data e marrjes – Data e shkëputjes
1.Toger – Kasem Trashana – 21.01.1953
2.N/toger – Llazar Prenushi – 15.08.1954
3.N/toger – Muhamet Hysolli –
4.Kapiten – Pandeli Përmeti –
5.Toger – Adem Skëndo – 01.081954-26.07.1955
6.Toger – Isuf Kaso – 16.02.1957-15.06.1968
7.Kapiten – Miti Gjeçi – 03.07.1958-10.11.1958
8.Kapiten – Hajri Dragoti – 10.11.1958-05.07.1960 – Transferuar*
11.Toger – Llazar Gogu – 06.07.1960-15.09.1961
12.Kapiten – Kosta Sillo – 15.09.1961-09.11.1965
13.Punëtor Operativ – Abedin Xhaja – 09.11-1965-25.03.1968
14.Punëtor Operativ – Vasil Karoqe – 23.03.1968-05.05.1969 – Transferim Objekti
15.Punëtor Operativ – Kosta Sillo – 05.05.1969-25.051970 – Transferim Punëtor Operativ
16.Punëtor Operativ – Llazar Rista – 25.05.1970
17.Punëtor Operativ – Selfo Islami – 20.02.1976
18.Punëtor Operativ – Kristaq Pleqi – 20.02.1976**
.
*Bje në sy kalimi nga numri 8 ke numri 11… A mos ndoshta është çeshtje parregullsie?!
**Duket një lloj shkujdesjeje në plotësimin e dokumenteve. Dy operativët e fundit kanë po të njëjtën datë emerimi. Dhe e dyta si është e mundur që për 14 vjet sikur diktatura nuk paska pasë më asnji interes për kët njeri?! Diçka është e pabesueshme dhe e pavërtetë, për të gjithë ata që e kanë njohur atë periudhë. fq. 7-8
.

Lista e Pseudonimeve të Bashkëpunëtorëve

Nr. Pseudonimi iBashkëpunëtorëve – Kategorija – Përfundimi
1.”Shahu” – Seleksionuar
2.”Ramatizma”*
3.”Biga”
4.”Ura”
5.”Dushku”
6.”Theatri i Ri” – 584 -Informator
7.”Morava” – 853 – Informator –
8.”Flutura” – Informator – Shkodra
9.”Baça” – Informator –
10.”Alfa” – Informator –
11.”Mësuesi Ri” – Informator –
12.”Flutura” – Informator – Shkodra –
13.”Ylli” – Informator –
14.”Bora e Madhe” – Informator – Shkodra
15.”Spitali Glinës” – Agjent – fq. 10
*Me të Kuqe janë shënuar nofkat e bashkëpunëtorëve që e kanë emrin në listë e dosjes, por aty nuk ka asnjë raport informativ prej tyre, çka duket diçka e çuditëshme dhe e pabesueshme. A mos janë materiale të hequra nga dosja?!
.

Letër e Mikel Koliqit, për motrën Luçie Koliqi,

pak ditë para arrestimit!

Pak ditë para se të arrestohej, Dom Mikel Koliqi, tashma 74 vjeçar, ende në nji kamp interrnimi, si ai i Gjazës në Lushnje, i shkruan kët letër Motrës Luçie (murgeshë), po edhe kushërinë e parë e tij, për problemet e tija ekzistenciale, për hallet me të cilat ai e përballonte jetën. Letra bëhet tejet prekëse, kur e merr vesh se pesë ditë më vonë (6 prill 1976) autori i saj është arrestuar dhe dënuar me 15 vjet burg, Kjo letër s’mbrriti kurrë në destinacion e nisur, por vazhdon sot e kësaj dite të jetojë në dosjet e pafundme të Sigurimit!
j. r.
.
Gjazë, 1 prill 1977
 
E dashtuna Luç,
të kam dërgue nji letër kur mora tanden, po të shkruaj edhe nji herë.
Pantallonat i kishin pasë xhepat shumë të cekët, as facoletën mos me e xanë, e filluen me më tretë edhe lektë e vegjël. Po të shkruej
për në kjoftë se m’i ban gati pantallonat e tjera, t’i kenë xhepat ma të thellë… edhe at mbrapa!
Mandej ato ishin prej nji stofe të mirë, por kah ka ndejtë kushedi sa kohë, janë të breme tejet ndër disa vende, sidomos ndër gjunjë e besoj se nuk do të më zgjasin shumë, prandej mos m’i vono shumë tjerat.
Kam la xhaketen e vjetër me milva e më ka shkue dam. M’i ka dalë boja, T’ishte uniform hajde de, por asht ba lara-lara, diku ma bardh e diku ma zi, e as dangat nuk m’i ka hjekë. Prap do t’shikjoj me i rregullue vetë, po zor ka me kenë.
Për ato shoshonet, ke kohë tanë verën, se për simjet dimni kaloi.
I kam pa veshë t’vjemet me shuellë të trashë, të kjartë e të naltë.
Në kjoftë se janë ashtu, ato që bane ti, për mue s’bajnë. Ato janë për njerz qi veshen shumë elegant, e këtu do t’më shikojshin për serì njerzia…
Kje këtu Çelestina! Kishte ardhë në mbramje natën, e po u niste nadje, pse kishte lanë vajzën në Shkodër, e unë rastësisht e pashë se po hypte në makinë e s’folëm veç dy fjalë bashkë. Nuk më shkoi mendja at çast me ia dhanë ato pak arra që m’i pate lypë.
Sa u nis makina, më ra ndër mende, do t’kishte kenë një rast i mirë për me t’i çue! Shndosh, ndoj herë tjetër më gjehet se tash s’kanë mbetë veçse shumë pak…
Tash po ju baj të fala të përzemërta të gjithëve, megjithëse unë e kam harrue gjindjen. Pinës në mënyrë të veçantë! Durim thuej, e mos të mërzitet!
Edhe ty të baj urime e të fala!
Mikeli
 
Adresa bane prep si përpara! – Fier i Ri (fq. 155-156)
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.