Protokolli i Moskës: Stalini me jugosllavët: Shqiptari besnik si qeni

0
10
Kostum i rralle shqiptar (Hoxha ia dhuroi Stalinit ne 1947)
Kostum i rralle shqiptar (Hoxha ia dhuroi Stalinit ne 1947)
Moska - Kremlini 1953
Moska – Kremlini 1953

Protokolli i Moskës, (prill 1947) 

Stalini me jugosllavët: Shqiptari besnik si qeni

Dialogjet e mëposhtme janë nga bisedat zyrtare të protokollit më të lartë të zhvilluara në Kremlin në zyrën e Stalinit. Ajo është regjistruar gjatë takimit zyrtar të vizitës në prill 1947 të delegacionit të nivelit të lartë të Jugosllavisë nën drejtimin e numrit dy të saj, Eduard Kardel, ministrit të Jashtëm jugosllav Simiç dhe ambasadorit jugosllav në Moskë V. Popoviç. Dialogu është autentik për një rajon si Ballkani, në historinë e të cilit zëri “të fortëve” mbetet informacion.

Diktatori Josif Stalin
Diktatori Josif Stalin

Stalini – Po si i keni punët me shqiptarët? Hoxha sikur është ankuar për këshilltarët tuaj politikë në ushtrinë e tyre, sikur ata e dobësojnë disiplinën, apo jo?
E. Kardeli – Kjo është gjë e re për ne. Ata nuk na kanë thënë asgjë për këtë.
Stalini – Cila është origjina e shqiptarëve?
E. Kardeli – Ata janë pasaardhës të ilirëve.
Stalini – Më kujtohet se Tito më ka thënë se ata janë si puna e baskëve.
E. Kardeli – Kjo është e vërtetë.
S. Simiç – Ka të dhëna që thonë se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë prej tyre vërtetojnë se gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja. Fjala e tyre “Afrodita” është huazuar nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke kjo nuk ka kuptim.
Stalini – Ky popull ka mbetur shumë mbrapa në zhvillim.
Popoviç – Shqiptarët janë shumë trima dhe njerëz besnikë.
Stalini – Të tillë kanë qenë tek ne cuvashët. Carët rusë i merrnin ata në gardën personale.

Eduard Kardelji (1910-1979)
Eduard Kardelji (1910-1979)

E. Kardeli – Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më shumë shqiptarë se sa serbë. Ne mendojmë, që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me shqiptarët, këto territore t’ua japim atyre.
Stalini – Po si janë ndodhur shqiptarët në këto territore?
E. Kardeli – Janë vendosur në këtë krahinë në kohën e turqve. Ndërsa një pjesë e popullsisë është asimiluar.
Stalini – Po si ka mundësi që një popull me nivel më të ulët zhvillimi, ka mundur të arrijë një gjë të tillë? Si shpjegohet kjo?…
(Botuar në Beograd nga gazeta “Borba” në 12-13 gusht 1989 dhe në librin “Rusia dhe Kosova” të ambasadorit Shaqir Vukaj fq. 93)

Kostum i rralle shqiptar  (Hoxha ia dhuroi Stalinit ne 1947)
Kostum i rralle shqiptar (Hoxha ia dhuroi Stalinit ne 1947)

Në këtë bisedë që vlen të ndërpritet tek pyetja “naive” e Stalinit mund të gjeni përgjigje të denja sot për të gjithë ata që hedhin baltë mbi kombin shqiptar… Po ashtu, vini re se linja “baske” e trajtimit të shqiptarëve nga Tito dhe diplomacia e Beogradit nuk ka ndryshuar as sot në “Platformën” serbe për Kosovën…
Dokumenti në fjalë është një rast i rrallë për një komb si shqiptarët. Ai të jep kënaqësinë e argumentit të një prove ku për shqiptarët është diskutuar në mungesë të tyre. Stalini në momentin për të cilin po flasim ishte një nga njerzit më të fuqishëm në glob dhe Jugosllavia e sapodalë nga lufta ishte protagonistja e Ballkanit.
Rilindja e shqiptarëve si komb duam apo nuk duam fillon nga e shkuara. Kushti është që ta duam të kaluarën ashtu siç është, pa mbetur në qerthullin e pyetjeve të brezave të shkuar dhe në të moskuptuarin e kondicionit njerëzor, i cili mbetet po ai. Lidhja e të kaluarës me të tashmen kanë kryqëzimin e paqartësisë së vazhdimësisë dhe racionalitetit se historia e një kombi nuk aplikohet mbi një model të parashikueshëm.
Politika si produkt i historisë dhe diskutimi rreth saj ka një rregull të vjetër. Ai të “pëshpërit” se je kërkues dhe jo pronar i së vërtetës. Sigurisht!
http://www.skyscrapercity.com
http://www.lajmeshqip.com

Related Images:

Artikulli paraprakJerina ose mbretnesha e luleve! – tregim Gjergj Kola
Artikulli tjetërFaqe të përgjakura kujtese… Mirush Osmani
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.