Pol Poti dhe krimet në emër të komunizmit – nga Sokol Neçaj

Pol Pot (kamboxhian)

Pol Pot (kamboxhian)

Pol Poti dhe krimet në emër të komunizmit

nga Sokol Neçaj

Pol Pot ishte udhëheqësi kamboxhian që sundoi popullin e tij nga 1975 deri 1979.
Gjatë sundimit të tij, ai u përpoq t’i kthente në fermerëtë gjithë popullin e tij. Pol Pot i zhvendosi me dhunë njerëzit që jetonin në zonat urbane drejt fshatrave të largëta ku ishin të detyruar të punonin në fermat shtetërore. Ai transferoi të gjithë popullin, përfshirë fëmijë, pleq dhe të sëmurë në spitale.
Ai e trajtoi popullin e tij sikur njerëzit ishin skllevërit e tij.
Ai donte t’i bënte të gjithë njerëzit të barabartë, ndaloi përdorimin e parave, askush nuk zotëronte ndonjë pronë private dhe ndaloi fenë.
Ai i detyroi të gjithë qytetarët të vesheshin me rroba të zeza, siç shihet në këto imazhe. Kundërshtarët u torturuan dhe u privuan nga çdo e drejtë e tyre. Ata që ai i konsideronte armiq u vranë, shumica me sëpatë për të kursyer plumbat.
Qëllimi i tij ishte të krijonte një shoqëri komuniste ku të gjitha burimet kontrolloheshin nga shteti. Ai donte të kishte kontroll të plotë.
Në një periudhë katër vjeçare të sundimit të tij, u vra rreth një e katërta e popullsisë kamboxhiane dhe u varrosën në varreza masive. Ky është cilësuar si gjenocid kamboxhian.
Janë gjetur 23.745 varre masive me rreth 1.8 milion viktima.
Në 1997, u burgos, por vdiq nga zemra në 1998!
.
Kamboxhia nen Pol Potin 74-79

Kamboxhia nen Pol Potin 74-79

Në 5 vite Pol Poti shkaktoi 1.8 milion te vdekur e te zhdukur

Në 5 vite Pol Poti shkaktoi 1.8 milion te vdekur e te zhdukur

Në 5 vite Pol Poti shkaktoi 1.8 vilion te vdekur e te zhdukur

Në 5 vite Pol Poti shkaktoi 1.8 vilion te vdekur e te zhdukur

Marre nga muri i fb i Sokol Neçajt, 29 gusht 2020

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook