back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

“Për hir të Atdheut, sakrifikoj reputacionin tim” – Ernest Koliqi (20 Maj 1903 – 15 janar 1975) – nga Saimir Z. Kadiu

Gazeta

Ernest Koliqi - 120 vjetori i Lindjes
Ernest Koliqi – 120 vjetori i Lindjes
“Për hir të Atdheut, sakrifikoj reputacionin tim” –
Ernest Koliqi (20 Maj 1903 – 15 janar 1975)
nga Saimir Z. Kadiu, enciklopedist
Ernest Koliqi, gjeniu i letrave shqipe të viteve ’30 në 120-vjetorin e lindjes

Duke kujtuar gjeniun e letrave shqipe të viteve ’30 në 120-vjetorin e lindjes me një nga poezitë e tij plot mall për qytetin e lindjes të cilin nuk e pa për 30 vjet deri në vdekjen e tij… për arsyen se regjimi i kaluar e kishte konsideruar “kriminel lufte”.
“Krimi” i tij ishte misioni për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi në vitet 1941-1942 kur ishte Ministër i Arsimit në Shqipëri.
Në vitin shkollor 1941-1942, u hapën 173 shkolla fillore, 3 të mesme dhe disa gjimnaze të ulëta. Ndërsa në nëntor të vitit 1941, u hap Shkolla Normale në Prishtinë.
Në fillim, në këtë mision u angazhuan 80 mësues. Në mesin e këtyre mësuesve kishte edhe mjaft të rinj nga Kosova që ishin shkolluar në Shqipëri, por që nuk kishin mundur të ktheheshin më parë në Kosovë.
Ky numër më vonë arriti në 264, ndërsa në vitin shkollor 1943-1944, ky numër u rrit në 400.
Po në këtë vit shkollor mësimet i vazhdonin mbi 25 mijë nxënës. Këto shkolla u bënë vatra të diturisë dhe atdhedashurisë.
Koliqi me inisiativen e tij zgjoi ndërgjegjen shqiptare në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë “londineze”.
Nuk do kishte pavarësi të Kosovës pa shkollat shqip të hapura me inisiativën e shkodranit të madh Ernest Koliqi.
Ende eshtrat e tij nuk prehen në vendin e tij të dashur për të cilin ai sakrifikoi “reputacionin e tij”…
Zgjodhi anijen e gabuar? Mundet… (sigurisht drejtimi ishte i duhur).
Por duhet pranuar që anija që zgjodhën “fitimtarët” rezultoi të ishte fatale…

Katër gur themeli të binasë sonë kombëtare, qytetnuese, letrare, politike, diplomatike.... Lasgush Poradeci dhe Ernest Koliqi. At Gjergj Fishta dhe Asdreni.
Katër gur themeli të binasë sonë kombëtare,
qytetnuese, letrare, politike, diplomatike….
Lasgush Poradeci dhe Ernest Koliqi – Gjergj Fishta dhe Asdreni.
“Shkodra në mëngjese” – Ernest Koliqi

Këndojnë bashkë në mëngjese pesë kumbonare,
këndojnë në ajri mbi Shkodër ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllën kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.

Përhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtëpija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkëndija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:

skaj në skaj si lum gzimi tue rrëshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.

Marrë nga muri i FB Saimir Z. Kadiu, 20 maj 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.