back to top
25.5 C
Tirana
E diel, 14 Prill, 2024

Nji Like – si kërcënim publik! – nga Ismete Selmanaj Leba

Gazeta

Ismete Selmanaj - Leba
Ismete Selmanaj – Leba

Nji Like – si kërcënim publik!

nga Ismete Selmanaj Leba

Jam e shokuar!
Një mikesha ime e shtrenjtë me të cilën jemi rritur bashkë dhe e kam njëlloj si motrat e mia, më kërkoi të mos komentoja dhe as të vendosja like në postimet e saj, sepse ka frikë mos e heqin nga puna!
Mendova se ishte një shaka por jo, nuk ishte e tillë! Mikesha ime punon në administratën shtetërore. Jemi mike edhe në rrjetet sociale dhe gjithmonë komentojmë tek statuset e njëra-tjetrës. Kohët e fundit kisha vënë re një mungesë të komenteve të saj, por nuk i dhashë rëndësi. Unë nuk i jap rëndësi numrit të pëlqimeve të statuseve të mi; shkruaj kur më duket e arsyeshme të shkruaj.
Më shkruajti një ditë privatisht dhe më tha që preferonte të mos komentonte tek statuset e mia sepse unë ndonjëherë jam kritike me qeverinë. Më tha që po të komentonte apo të vinte like, kishte rrezik që ta hiqnin nga puna. Kishte pasur raste të tilla që ishin hequr nga puna persona vetëm për një like të ndonjë status kritik ndaj qeveritarëve dhe ajo ishte e shqetësuar.
“S’ka problem, rëndësi ka që mos të të prishet punë ty!”, i thashë por njëkohësisht mbeta pa fjalë nga fakti që diktatura kishte arritur në këto nivele. Vazhdonim të shkruanim në privat; ajo nuk komentonte në profilin tim… dhe unë e dija arsyen. Ndërsa unë vazhdoja të komentoja dhe për respekt të asaj që më kishte thënë, edhe pse për mua nuk ishte e drejtë, nuk bëja asnjë koment negativ për qeverinë në profilin e saj. Siç duket edhe kjo nuk kishte mjaftuar për militantët e Partisë.
Spiunët kontrollojnë çdo gjë…
.
Censurë komuniste...
Censurë…
Dje, mikesha ime pas një like që unë vura në një foto të sajën, më shkruan në privat dhe më thotë ta heq urgjentisht! U detyrova t’i bëj bllok sepse nuk mundesha të kontrolloja të gjithë like-t që kisha vënë! Ndoshta ishte kjo gjë që mikesha ime kishte kohë që më kërkonte të bëja pa pasur guximin që të ma thoshte. Dhe unë që s’e kisha kuptuar! Dhe unë që nuk e dija që diktatura e proletariatit të ishte më e egër sesa ajo gjatë regjimit komunist!
A e kuptoni ju që i bëtë duart me kallo nga duartrokitjet për liderin “madhështor” se në çfarë qorrsokaku e keni futur vehten? A e kuptoni se jeni të blerë për një vend pune dhe jeni duke cunguar lirinë e të afërmve dhe të miqve tuaj? Por unë as nuk blihem dhe as nuk shitem. Do të vazhdoj të flas me zë të lartë për gjithçka që më duket e padrejtë. Për të mirën e vendit tim, për lirinë e fjalës dhe të mendimit. Do të flas edhe për ju që keni frikë. Koha do të tregojë se kush ka pasur të drejtë.
.
Marrë nga muri i Fb Ismete Selmanaj Leba, 10 prill 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.