back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 23 Maj, 2024

Një tabllo e rrallë e ruajtur për gati 80 vite… – nga Jozef Radi

Gazeta

Dasma e Mbretit Zog (tabllo e piktorit italian G. Cavallini - 1938)
Dasma e Mbretit Zog (tabllo e piktorit italian G. Cavallini – 1938)

90 vjetori i Mbreterisë Shqiptare,

80 vjetori i Martesës së Mbretit Zog i Parë

dhe një tabllo e rrallë e ruajtur për gati 80 vite…

nga Jozef Radi

Një mëngjes shtatori, kur dielli i vjeshtës i ngjan aq shumë atij të pranverës, mbas Konferencës jubilare për Ivanajt, isha i ftuar në bisedë nga Princi Leka, në Rezidencën Mbretërore Shqiptare. Hyja së pari, në sallonin e madh, ku krahas objekteve të shumta përkujtuese, i pari që ta rrëmbën vëmendjen është një tabllo e madhe e Martesës së Mbretit Zogu i Parë, me princeshën hungareze Geraldina Apogny. Një tablo burrash dhe shtetarësh seriozë, pjesë më madhe e të cilëve në devizë ushtarake, e për këtë arsye dominon edhe ngjyra e errët, çka e bën tabllonë imponuese. Në qendër të tabllosë, në të bardha asht Mbretnesha Geraldinë, me nji buzqeshje të shndritshme që e jep tabllosë mjaft shkëlqim, po edhe seriozitetin e burrave imponues, duke ua thye paksa rigorozitet ceremonial, filluar prej figurës së Mbretit, i cili prej 10 vitesh mbretëronte pa mbretëreshë, veç me Nanën Mbretneshë, emrin e së cilës mbante Instituti Femnor, e ku do të edukoheshin pjesa ma e madhe e vajzave, që kohë më vonë do të drejtonin Shqipninë, krah burrave të tyre të vrazhdë…
Dhe u ndjeva i grabitur prej kësaj tablloje, dhe u përpoqa të kuptoja se çfarë më trasmetonte ky imapkt solemn, pikërisht në këtë përvjetor të rëndësishëm të mbretërisë shqiptare dhe asaj Martese mbretërore të Familjes Zogu, e cila sot është në brezin e tretë të trashëgimisë së saj…
Po e vëreja ngultas, dhe dallova se piktori ishte italian, i quajtur (Giuseppe) Cavallini, dhe datonte të shkruar  vitin XVI, çka nënkupton se bëhet fjalë për vitin 1938, e që përkon me dhjetë vjetorin e Mbretërisë dhe me Martesën e Mbretit Zogu i Parë.
Ndërkohë, më është shfaqur Princ Leka, dhe në kordialitetin e pritjes, e shprehem se do të dëshiroja diçka më shumë rreth këtij kuadri tejet solemn…
.
Martesa e Mbretit Zogu i Pare
Martesa e Mbretit Zogu i Pare
Ende nuk është mbushur viti që ky kuadër është në rezidencën mbretërore dhe Princ Leka, me atë pamjen djaloshare, zërin e butë e të shtruar nis e më shpjegon… Ka qenë një peripeci e vërtetë derisa ka mbrritur deri këtu. Kjo tabllo ka jetuar në disa familje e mjedise të vogla dhe është spostuar disa herë… Kanë kërkuar ta blejnë me inistim persona të panjohur, por pronarët e Tabllosë, nuk kanë pranuar edhe pse oferta ndaj saj ka qenë mjaft tunduese. Bile kur hymë në tratataiva për blerjen e saj, tablloja kishte edhe mjaft gjurmë dëmtimesh e prerjesh në pjesën e sipërme, si edhe dëmtime të ndryshme, si duket nga lagështia e ambienteve ku ajo është ruajtur… Unë i kam falenderuar ato dy zonja, pronare të kësaj vepre, që kur iu shpjegua e vërteta e Familjes dhe se kush ishim ne, me kënaqësi e dhanë, edhe pse mund të themi se nuk e kemi paguar krejt vlerën dhe punën artistike të kësaj vepre tejet me vlerë.
Biseda më pas kalon edhe te personazhet ballore të tabllosë, ku princ Leka, më shpjegoi qetësisht se është duke biseduar me ekspertë të kësaj pune për të përcaktuar saktësisht se cilët janë personazhet qendrore të tabllosë, megjithëse ai na shpjegoi për katër-pesë personazhet kryesorë të tabllosë, po u rezervua të vazhdojë më tej, mbasi në kësi rastesh, është më mire të ketë garanci të plota dhe jo ndërdyshje…
Ka më shumë rëndësi, – theksoi Princ Leka – që ky kuadër bëhet pjesë e rëndësishme e vlerave që ne si Familje disponojmë, por edhe një mënyrë për të dëshmuar se edhe mbas një odiseje pafund, ky kuadër i rrallë, falë sakrificave do të vazhdojë të plotësojë edhe më tej vlerat e Familjes Mbretërore, dhe një mundësi që për të vazhduar më tej pasurimin e këtyre vlerave që tashmë janë edhe pjesë e historisë sonë kombëtare.
.
Akti i Marteses i Mbretit Zog me Geraldina Apogny
Akti i Marteses i Mbretit Zog me Geraldina Apogny

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.