Një krim kombëtar dhe heshtja e mediave të Tiranës – nga Rexhep Shahu

Rexhep Shahu, che Memoriali i Masakrës Serbe në Kukës

Rexhep Shahu, dhe Memoriali i Masakrës Serbe në Kukës

Një krim kombëtar dhe heshtja e mediave të Tiranës 

nga Rexhep Shahu

Askush, asnjë media e Tiranës nuk reagoi pse e zhdukën këtë memorial dhe u bë dëshira serbe…
Ky memorial, kjo Muranë, ky gur varri u ngrit tre vjet më parë në qytetin e Kukësit në kujtim të mbi 2 mijë kuksianëve të masakruar nga ushtria serbe në nëntor 1913. 
Memoriali u inagurua në Kukës me 14 dhjetor 2018.
Para pak ditësh u shemb, u rrafshua, u zhduk nga administrata aktuale e Bashkisë Kukës.
Anash memorialit është dëshmitari, sipër të cilit është e shkruar një pllakë të cilën mund ta lexoni. 
Janë fragmente shqip anglisht nga shkrimi i tmerrshëm “Masakrimi në Lumë” i shkruar nga serbi më i madh proshqiptar Dimitrije Tuçeviq në ato ditë të krimeve serbe.
Patriotët e mëdhej e zhdukën këtë shenjë, këtë gur varri, këtë kujtesë. Kjo gjë, i intereson shumë Sërbisë, e cila nuk dëshiron të ketë gjurmë të krimeve të saj ndaj shqiptarëve pasi ajo don të shfaqet si viktimë. Krimet serbe në Lumë jane holokausti i parë në Europë i njohur, dëshmuar e i shkruar nga autorë botërore. 
Asnjë shqiptar mik i serbëve nuk i zhduk dot ato krime edhe pse e zhdukin një memorial, i cili tashmë është në plagët e në kujtesën tonë, në fotografitë e në historinë tonë.

Memoriali i Masakrës Serbe në Kukës

Memoriali i Masakrës Serbe në Kukës


Vaso Cubrilloviq, akademiku serb që ka bërë dekalogun apo traktatet e shfarosjes dhe zhdukjes së shqiptarëve, në librin “Shpërngulja e shqiptarëve”, të cilin e kam botuar unë për herë të parë, thotë se në Tiranë Serbia punët i zgjidh me parë. 
Ndoshta edhe heshtjen e politikës në Tiranë për zhdukjen e Memorialit në kujtim të mbi 2 mijë viktimave serbe në Kukës serbët e kanë blerë më parë. 
Po heshtja e mediave të Tiranës është ulëritëse.
Unë jam në një farë mase propozues dhe inicues i ndërtimit të asaj vepre. Luftova që të ndërtohej dhe u ndërtua. Nuk mbaj përgjegjësi për krimet që ndodhin, nuk kam fuqi t’i ndaloj krimet e shëmtuara si shembja e Memorialit, por kam fuqi ta bëj të pavdekshme në libra atë memorial dhe krimin e shembjes e të zhdukjes së tij, edhe përballë heshtjes së mediave të Tiranës.
Kukësi është pasaporta morale e shqiptarëve, familja kuksiane së pari e bëri të njohur Shqipërinë në botë më shumë se çdo gjë. 
Në kohën e luftës për Kosovën Kukësi u bë më i famshëm se Uashingtoni, do të thoshte Sadako Ogata. 
Dy emra nga bota shqiptare njohu bota, Kosova dhe Kukësi. 
Shëmbeni këtë madhështi nëse keni k..qe o ju jarana të serbëve…

Marrë nga muri i FB i Rexhep Shahut, 14 dhjetor 2021

• Titulli redaksional nga radiandradi.com

.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook