back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Një histori e dhimbshme lasgushiane… nga Marie Lasgush Poradeci

Gazeta

Lasgush Poradeci dhe Cuci i tij i shenjte - foto Niko Tona
Lasgush Poradeci dhe Cuci i tij i shenjte – foto Niko Tona

Nëse Testamenti i Ri
është konsideruar libri i vetëm policor në botë
ku autori i heq maskën lexuesit si fajtor,
librat e Realizmit Socialist ishin libra policorë,
ku bashkëpunëtorë në krim
qenë edhe shkrimtarët”. Robert Martiko

Një histori e dhimbshme lasgushiane…

nga Marie Lasgush Poradeci

Ditët e fundit të Lirikut të Madh...
Ditët e fundit të Lirikut të Madh…

Ishte qershor i vitit 1982.
Babai im, që ishte me motrën në Pogradec, pësoi një ishemi cerebrale shumë të fortë. Atëhere ai ishte 83 vjeç.
Unë dhe mamaja ishim në Tiranë.
Mamaja kishte mbi 10 vjet që vuante nga një artrit i fortë deformant dhe lëvizte me shumë vështirësi.
Motra e shkretë midis lotëve na lajmëroi, duke na e bërë me dije gjendjen e tij shumë serioze.
Mes njëmijë vështirësive vendosëm të shkonim në Pogradec.
Duhej të ishim atje sa më shpejt, sepse ndoshta ishte hera e fundit që e shikonim
Babanë.
Me mundim të madh gjetëm një taksi dhe me gjithë gjendjen e rënduar të mamasë u nisëm në orën shtatë të darkës.
Gjithë rrugës qanim të dyja në heshtje.
Qanim dhe mendonim…
Eh sa shumë gjëra!
Arritëm në Pogradec rreth mesnatës.
Gjendja e babait shumë e rënduar.
Shumë pogradecarë të shqetësuar vinin poshtë te dera dhe pyesnin për gjendjen e tij.
Në këto ditë, kur im atë luftonte me vdekjen, vjen në Pogradec me makinën e tij, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve: Dritero Agolli.
Sigurisht, shkrimtari komunist, nuk erdhi në shtëpinë tonë, qoftë edhe për të bërë një vizitë kortezie tek i sëmuri, sipas zakonit shqiptar.
Kur dikush guxoi dhe i tha: Nëqoftëse Lasgushi vdes, a duhet ta vendosim trupin e tij në Shtëpinë e Kulturës, për t’i bërë homazhe dhe t’i japë lamtumirën e fundit, i gjithë qyteti i tij?!
Ai u përgjigj prerë:
Jo, jo ai do varroset si njeri i zakonshëm!!

Marrë nga Muri i Fb i Marie Lasgush Poradecit, 8 tetor 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.