
Një foto e vitit 1947, që flet shumë…
Në vitin 1947, kryeministri i Shqipërisë, Enver Hoxha, vizitoi jugun e Shqipërisë. Kjo vizitë që në raportet e kohës rezulton “historike”, ka ngelur në arkiva nëpërmjet fotografive e disa fjalimeve që shquhen nga dashuria e madhe për Jugosllavinë dhe urrejtja e jashtëzakonshme për atë pjesë të shqiptarëve që e patën bërë sa mundën Shqipërinë.
Në gati 3 vite të qeverisjes së tij, E. H. futi si asnjëherë tjetër në vend frymën e përçarjes dhe dasisë kombëtare. Në këtë kuadër ishte edhe përdorimi i ndjenjave të njerëzve që kishin humbur të afërt gjatë luftës civile në rrethana të njohura apo fare të panjohura. Udhëheqësi takon të afërm të të vrarëve, u flet me urrejtje për armikun, u premton jetë të lumtur dhe në fund i detyron të bëjnë një nderim që nuk e njohin, moment që është fiksuar në këtë foto.
P.s. Fotoja për mungesë të shumë elementëve nuk është përdorur asnjëherë në albumet e E. H.
Marrë nga Muri i FB Kastriot Dervishi, 22 Janar 2025