back to top
23.7 C
Tirana
E martë, 14 Korrik, 2026

Një falenderim është shumë pak… – nga Teuta Sadiku

Gazeta

Teuta Sadiku
Teuta Sadiku
Një falenderim është shumë pak…
nga Teuta Sadiku

E nderuar znj. Teutë,
Të falenderoj për vlerësimin dhe mënyrën se si në këtë shumatore të leximeve dhe kërkimeve tua, ke gjetur rast të hulumtosh e të vlerësosh edhe punën, edhe kontributin tim, tashmë të shtrirë në thuajse 14 vite (prej 14 marsit 2013). Ajo çka vlen të nënvizohet në kët çorodi kolektive të letërsisë dhe kulturës sonë, është fakti që ne as si institucione dhe as si shoqëri nuk e mbështesim njeriun dhe sakrifien e tij të përkushtimit… Por tashmë i jam përkushtuar kësaj punë dhe s’dal dot më prej saj… bile Portali radiandradi.com, tashmë është edhe në formatin letër si reviste e përdymuajshme, me titull: “Meteorite!” Janë botuar deri tani 21 numra, nga 79 numrat e mundshem të kësaj pune të mundimshme… Ndoshta mbas pak kohe do të jetë edhe në formatin reviste online, me abonime me çmim tejet modest!
jozef radi, 4 qershor 2026  


***
Respekt ndaj Radi&Radi.com
dhe Jozef Radit për profesionalizmin, etikën, mbrojtjen dhe kultivimin e kulturës dhe artit në përgjithësi dhe atij shqiptar në veçanti brenda e jashtë trojeve, kudo ku flitet e shkruhet gjuha shqipe.
Revistat, gazetat, portalet kulturore dhe misioni i tyre në ruajtjen e identitetit shqiptar.
Të shumta janë portalet kulturore, revistat online dhe mediat e specializuara në art, letërsi, histori dhe gjuhë shqipe të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në jetën kulturore shqiptare. Ato janë bërë hapësira ku promovohen krijuesit, ruhen vlerat kombëtare dhe kultivohet dialogu kulturor brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë.
Rëndësia e këtyre platformave është e shumëfishtë. Ato dokumentojnë dhe përcjellin krijimtarinë letrare e artistike, promovojnë autorët e rinj dhe të njohur, krijojnë ura komunikimi mes shqiptarëve në trojet etnike dhe diasporë, si dhe kontribuojnë në ruajtjen dhe pasurimin e kulturës, historisë e gjuhës shqipe. Në ditët e sotme edhe pse vështirësitë janë të shumta, këto media mbeten shpesh dritaret kryesore për njohjen me zhvillimet kulturore.
Pas shumë prej këtyre portaleve qëndrojnë individë të përkushtuar, të cilët punojnë me pasion dhe sakrifica, shpesh pa mbështetje financiare nga institucionet shtetërore, nga institucionet përkatëse. Ata redaktojnë, publikojnë, promovojnë dhe arkivojnë materiale kulturore, historike dhe artistike e gjuhësore duke mbajtur gjallë një aktivitet që në thelb është shërbim publik ndaj kulturës kombëtare.
Megjithatë, sfidat janë të shumta. Mungesa e financimeve të qëndrueshme, konkurenca me përmbajtjet e shpejta dhe sensacionale, rënia e interesit për leximin, si dhe vështirësitë për të siguruar standarde të larta profesionale dhe etike janë ndër problemet kryesore me të cilat përballen këto media…
Për ka revista e gazeta edhe ato online, portale apo media, një prej të cilave dhe Radi&Radi e Jozef Radit, i cili ka investuar në profesionalizëm, në redaktim cilësor, në respektimin e etikës së komunikimit publik.
Sfidat janë të mëdha për revistat online, për portalet apo mediat si në krijimin e rrjeteve bashkëpunuese me institucione kulturore, universitete, biblioteka dhe organizata të shoqërisë civile.
Po aq e rëndësishme është mbështetja institucionale dhe shoqërore, përmes projekteve, fondeve dhe politikave që favorizojnë zhvillimin e kulturës dhe medias kulturore.
E ardhmja e këtyre platformave lidhet ngushtë me aftësinë e tyre për t’u përshtatur me kohën, pa humbur misionin e tyre themelor: ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e kulturës, artit, historisë dhe gjuhës shqipe. Nëse shoqëria shqiptare dëshiron të mbrojë identitetin e saj kulturor, atëherë duhet të vlerësojë dhe të mbështesë ata që çdo ditë punojnë për ta mbajtur gjallë këtë trashëgimi të përbashkët.
Teuta Sadiku, 30 maj 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.