back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Një episod nga një reportazh në tren – nga Elis Kulo

Gazeta

Kafe ne trenat shqiptare
Kafe ne trenat shqiptare

Një episod nga një reportazh në tren

nga Elis Kulo

Personi në të majtë të fotografisë është Philippe Gougler, gazetar francez, realizues edhe i një cikli reportazhesh rreth linjave hekurudhore në vende të ndryshme të Botës.
Sivjet në shtator ai ishte në Shqipëri. Fatkeqësisht dihet se tek ne transporti hekurudhor është lënë tërësisht të degradohet, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet. E megjithatë, edhe pse reportazhi përcjell trishtim teksa shfaq pamjet e vagonëve të vjetër e të pamirëmbajtur,
një episod njerëzor shumë i thjeshtë, por i bukur i fal reportazhit një element të veçantë. Teksa ndeshet me kontrolloren e biletave, duke qenë se edhe për këtë të fundit nuk ka shumë punë (nuk ka si të jetë ndryshe me aq pak pasagjerë sa kanë trenat sot në Shqipëri), të dy përfitojnë nga rasti të zhvillojnë një intervistë spontane apo një bisedë të lirëshme në lidhje me problemet që shoqërojnë sot transportin hekurudhor në Shqipëri.

Gazetar francez, Philippe Gougler
Gazetar francez, Philippe Gougler

Gazetarit francez nuk mund të mos t’i bënte përshtypje prania e një furnelle gazi në qoshen e vagonit që kontrollorja ia ka dedikuar vetes, teksa vetë ajo lëviz një mbulesë poshtë së cilës ka vendosur një xhezve dhe disa filxhanë të larë kafeje.
“Kafeja turke është specialiteti im! – i drejtohet ajo mikut të huaj – A dëshiron ta provosh?”
“Në rregull!” – përgjigjet ai. (pas pak minutash, pasi bëhet kafeja)
“Shpresoj të të pëlqejë. Të bëftë mirë!”
Nga fotografia e fundit duket që kafeja frëngut i ka pëlqyer.
Ky episod nuk ështe se ka ndonjë vlerë të madhe, por edhe një skenë që e shikon përditë nuk është, dhe mbi të gjitha kur në fokus janë njerëzit e thjeshtë, njerëzit e harruar, atëherë postimin e bëj me kënaqësi. Prej javësh nga Shqipëria vijnë vetëm lajme rreth krizës politike dhe problemeve të tjera që lidhen me keqqeverisjen.
Kemi realisht nevojë për gjeste si ky i kësaj kontrollores, njeri i zakonshëm, që në një mjedis aq zhgënjyes dhe të trishtë, siç janë vagonët e shkatërruar, shfaq natyrshëm një karakteristikë të popullit tonë: mikpritjen. Aq ka në dorë, aq bën, pa interes.
Thoni ç’të doni, unë kam udhëtuar shumë me trena në Gjermani, por kontrollorët, sado që janë tepër të sjellshëm, nuk të ofrojnë asnjëherë kafe falas…!!
Ditë të mbarë njerëz.

Faturino e trenit dhe gazetari francez Gougler
Faturino e trenit dhe gazetari francez Gougler

.

Marrë nga muri i Fb i Elis Kulos, me 9 dhjetor 2021 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.