Pak fjalë për Tanushën e Epikës Legjendare
nga Sadik Bejko
“…E un Tanushen vetë e kom’ pa,
Kúr kem pasë besë me krajlí:
Gjâ mâ të mirë s’shef njeri nën kët diell?
Vet’lla e sajë ndrejt, si fiskaja;
Shteku i ballit, si shteku i malit,
Kúr merr hana me prendue;
Syni i sajë, si kokërra e qershís;
E ká qerpikun, si krahi i dallndyshës;
Ftyra e sajë, si kuqet molla m’degë:
Hunda ndrejt, si kalemi i Tushes;
Goja e vogel, si lulja qi shpërthen;
Dhâmët e bardhë, si gurzit e lúmit,
Fíll mbas shiut, kúr po i shndritte dielli;
Qafa e sajë, si qafa e pllumit;
Shtati i sajë, si ‘i shtat çetine;
Misht e dorës, porsi rremi i shemshirit…”
Epika Legjendare, Martesa e Halilit (vargjet 83-98)
Këtë portretizim të femrës në Eposin e kreshnikëve e di përmendësh.
Fishta ka shkruar një ese të çmuar për këtë.
Më pëlqen që krahasimet janë me tablo nga natyra në lëvizje të përhershme: lulja që shpërthen, kuqet molla m’degët, hana merr me pranue, gurëzit e lumit fill mbas shiut, kur po i shdritte dielli.
Duket se kjo femër i shpërthen fjalët e tekstit e lëviz e gjallë, vjen mes nesh me energjinë me virgjërinë e vetvetishme të natyrës.
Kur në tryeza e kam thënë përmendësh aty për aty, pa u menduar, dikush më ka komplimentuar më fjalët: po na bën me turp.
Pse? Mos mendon se jam jugor dhe nuk nuk ja them për vargje gegnisht? A nuk jam shqiptar edhe unë?
Apo se si i moshuar duhet ta kem harruar?
Shkurt, më ka komplimentuar dikush, që nuk po ia them emrin. Këto ditë. Se fjalët për Tanushën e Eposit i di përmendësh ashtu si ia ka kënduar Sokole Halili.
.
Marrë nga Muri i Fb i Sadik Bejkos, 07 dhjetor 2021
.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.