Ujqit e pudrosur me miell… – nga Sadik Bejko

0
14
Ujqit e pudrosur me miell…
Ujqit e pudrosur me miell…
Ujqit e pudrosur me miell…
Ujqit e pudrosur me miell…

Ujqit e pudrosur me miell…

nga Sadik Bejko

Ka një përrallë të ujqve që pudrosen me miell. 
Këtë e dimë që nga fëmijëria, do të thoni. Po. Por unë e kam fjalën për një përrallë të gjallë që merr jetë, që përsëritet e përsëritet dhe ditëve tona.
Në shtypin e shkruar herë pas here paditen persona të së kaluarës komuniste. Persona që na qenkan maskuar… Me jetë të dyfishtë. Kanë qenë emra në kulturë si: shkrimtarë, muzikantë, piktorë, këngëtarë lirikë… por dhe bashkëpunëtorë të fshehtë të Sigurimit. E pakta, të tillët janë etiketuar si “ujq të pudrosur me miell”. 
Për fat të keq, këta i kemi peshqesh nga e kaluara. Nuk i shmangim dot, edhe po mos t’i dinim, edhe sikur t’i dinim si të tillë.
Veç dhëmbët e thonjtë e përgjakur të këtyre ujqve u janë hedhur, u janë ngulur në fyt miqve të tyre artistë… 
Ujq të fshehtë, por me vlera artistike. Kanë kaluar vite. Këta burra tashmë janë thinjur, kërrusur, plakur. Vlerat si xhaketa të rënda dimri, ua mbulojnë disi thonjtë e dikurshëm të ujkut, ndaj edhe durohen. Edhe tolerohen… nga të ngjashmit, kolegët.
Ata që e pësuan prej tyre, ata që dikur u burgosën, që humbën familjen, jetën, karrierën, ata heshtin… Si viktima, si njerëz pajetë mes të mirave, pa miq… edhe nga publiku harrohen. Ata i zuri poshtë rrota e fatit. Ata i hëngri ujku i diktaturës.
Por… por… por…
Papritur dëgjon që këta ujqërit e dikurshëm, këta të zinjtë e pudrosur me miell të bardhë nderohen zyrtarisht me dekorata të larta. Dëgjon që katranë të tillë shpallen “Nder i Kombit”. Kjo të revolton. Kjo nuk tolerohet. Por ndodh shpesh. Kemi midis nesh persona që janë dhe ish-spiuna (dje) dhe Nder i Kombit (sot).
Dhe kjo përsëritet. 
Çdo President i Republikës në detyrë, shpall si të virtytshëm, nderon me urdhëra e medalje mostra të tillë. Kjo është e turpshme! Të tillët, pa ua mohuar vlerat e shquara si artistë, nuk ke pse t’i shpallësh “Nder i Kombit”.
Kjo maskaradë e shpalljes së monstrave si vlera kombëtare, me kohë duhet të kishte marrë fund!

.

Marrë nga Muri i Fb i Sadik Bejkos, 09 dhjetor 2021

Related Images:

Artikulli paraprakNjë episod nga një reportazh në tren – nga Elis Kulo
Artikulli tjetërRefleksione post-expozite në Muzeun Historik Kombëtar Dhjetor 2021- nga Leonardo Vocaj
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.