back to top
26.5 C
Tirana
E hënë, 15 Prill, 2024

Ngordh një anëtar i ISIS-it në Shqipëri nga Bedri Blloshmi

Gazeta

Aranit Cela - 650 procese politike, si hetues, prokuror dhe gjyqtar
Aranit Cela – 650 procese politike, si hetues, prokuror dhe gjyqtar

Ngordh një anëtar i ISIS-it në Shqipëri 

nga Bedri Blloshmi

Përbindëshi Aranit Çela, anëtar i Partisë së Punës dhe më pas i konvertuar në Partinë Socialiste, natyrisht komunist, iku duke lënë pas lumenj gjaku dhe terror tek mijëra familje. Kjo qenie apo krijesë e pashpjegueshme jetoi e llangosur me gjakun e mijëra të vrarëve pse mendonin ndryshe nga grupi i ISIS-it, krijuar që më 1941. Këta vranë e burgosën, sekuestruan dhe internuan mijra familje shqiptare, që e donin dhe kishin dhënë prova të mjaftueshme duke falur edhe pasurinë për Shqipërinë që të bëhej vendi dhe të mos mbetej nën thundrën staliniste. 
Revolucioni i armatosur komunist i 1997, e shkatërroi përsëri këtë vend, nxori nga burgu të gjithë kriminelët e sistemit komunist dhe i përfshiu në ligjin e pafajësisë, këtu përfshihej edhe ngordhësira e radhës, Aranit Çela duke u shpërblyer edhe me dollarë amerikanë këta vrasësa që i bënë gjëmën këtij vendi. 
Aranit Çela, Nexhmije Hoxha dhe gjithë kriminelët e nomeklaturës së kuqe u shpërblyen nga Partia Socialiste që mori pushtetin me gjak me nga 54 dollarë dita. Ndërsa neve që na vranë, na burgosën dhe internuan me zor të madh na dëmshpërblyen me nga 2 mijë lekë në ditë, ndërsa të internuarit, përveç Tepelenës, asnjë nuk u dëmshpërblye.
Ja se ç’thoshte terroristi Aranit Çela për dënimin me vdekje të dy poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi më 2 korrik 1977, (dokumenti i mëposhtëm).

Marrë nga Muri i FB i Bedri Blloshmit, 26 tetor 2021

Firma e Aranit Celës për pushkatimin e Poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka
Firma e Aranit Celës për pushkatimin e Poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.