back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Intelektualë nga Gurëzi që u dënuan me vdekje, me dëbime, me përndjekje, me burgosje, me vdekje në burgje – nga Ndue Hoti

Gazeta

Dom Shtjefen Kurti (1898-1971)
Dom Shtjefen Kurti (1898-1971)

Intelektualë nga Gurëzi që u dënuan me vdekje, me dëbime,

me përndjekje, me burgosje, me vdekje në burgje

nga Ndue Hoti

Dom Shtjefën Kurti (1898-1971)
Dom Shtjefën Kurti (1898-1971)

Dom Shtjefën Kurti(1898-1971). Ndërtoi Kishën e Gurëzit, Zoja e Këshillit të Mirë me 1932. U arrestua dy herë në Gurëz, 1946 dhe 1970.

Llesh Miri (1918-1946)
Llesh Miri (1918-1946)
Llesh Miri (1918-1946), nga Gurezi.  Dr. Llesh Miri u dënua me vdekje bashkë me Tom Nikkeqi dhe Ndue Gjon Uci, sipas një hetimi dhe gjyqi fals mbi vrasjen e kapterit Rrahman Xhemali (1919-1946), Zv. komandant i Postës PM – Gurëz, Krujë (Kurbin), nga Kuçi i Kurveleshit. Ngjarja ndodhi në një livad mes një pylli në moçalet e Gorresë. Vrasësit diheshin, u përcollën nga Greqia dhe kapën kryet e Legalitetit në Bruksel, plumbin e hangrën për të pafajshmit. Populli thotë se si Rrexh Deliun, si kapterrin u vranë sipas një plani për të marrë statusin e emigrantit politik jashtë shtetit dhe për të punuar për Sigurimin e shtetit në dam të emigracionit politik shqiptar në Perëndim.

Grupi i Llesh Mirit, u dënua bashkë me 22 të tjerë me burgime nga 1 vjet deri në 10 vjet, të gjithë në punët e ditës atë ditë të 11 tetorit 1946. Gjyqi u krye në kinemanë e Krujës ku ishin ftuar banorë të këtij qyteti, të cilët me duartrokitje e ovacione përcollën dënimet e malësorve gurzakë me 17 tetor 1946. Ekzekutimi ndodhi në Krujë në orën 10:oo, me miratimin e komandantit suprem, me 30 tetor 1946, pasi i detyruan ta hapshin vetë vorrin. Një familje kruetane ruajti vorrin në rranxë të një ullini në bahçen e tij, në Krujë deri në vitin 1991.
.
Marie Miri (1920-2003) - e veja e Llesh Mirit
Marie Miri (1920-2003) – e veja e Llesh Mirit
Marie Miri (1920-2003), e veja e Dr. Llesh Mirit, kishte mbaruar shkollën unike 5 vjeçare në Shkodër, ishte nga Shkreli dhe ishte gruaja e dytë me vel të bardhe (pas xhubletës së randë malsore) që vinte në Gurëz, pas Katrinës së Ded Mirit (edhe kjo në konviktin e vajzave në Shkodër, në shkollën 5-vjeçare). Ishte Katrina që e njofti me dr. Llesh Miri atëhere student në Itali. Ishin dy gra intelektuale.
Kap. Ded Nikoll Miri
Kap. Ded Nikoll Miri

Kap. Ded Miri, (1910-1945) – mbaroi shkollën fillore në Gurëz, të mesmen në Tiranë dhe ushtarake në Modena në Itali. Ishte oficer i mbretnisë dhe pushkatohet në Shijak me 1945.

Katrina Miri, Vejusha e Kap. Ded Nikoll Miri
Katrina Miri, Vejusha e Kap. Ded Nikoll Miri
Anton Doçi
Anton Doçi

Dom Anton Doçi, prift i Gurëzit, nga Malaj të Mirditës, arrestohet në Gurëz dhe vdiq në burgun e Ballshit me 1978. 

Frano Alkaj (1905-1966?)
Frano Alkaj (1905-1966?)

Frano Alkaj, u lind në Alkaj, Gurëz me 1 nëntor 1905. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje (1916-1920) por si jetim e dërgon Dom Shtjefën Vjerdha në jetimore në Shkodër ku mbaron edhe gjimnazin françeskan me 1927. 1927-’30, vazhdon në Hollandë (pas tij një vit me vonë studjon me At Gjon Shllakun) Më 1930-’33, vazhdon universitetin e Letërsise Klasike në Bukuresht, 1933-’34 vazhdon doktoraturën për Shkencën e Gjuhëve Komparative, dhe jep mësim në Shkodër 1934-’35, 1935-’37 në Gjinokastër, 1937-’41 në Korçë dhe 1941-1944 ne Liceun “Naim Frashëri” në Tiranë. Ishte pjesë e Stafit të “Hyllit të Dritës” 1940-’44 dhe antar i Institutit te Studimeve Shqiptare 1942-’44 me kryetar Ernest Koliqin (Sekretar i tij më 1944 ndodhet në Vjenë për të bindur studentat shqiptarë mos të rekrutoheshin në ushtrinë naziste si edhe Filip Llupi drejtor i gjimnazit “Nana Mbretneshë” dhe 1948 emigrojnë në Buenos Aires. Deri me 1966 ishin bashkë si shkodranë të vetëm. Fundi i Franos dyshohet se është i trishtë nga intrigat e bashkatdhëtarve në bashkëpunim me sigurimin shtetit, për jashtë shtetit. Nuk dihet fundi i tij. Frano ka përkthyer dy kangë nga Homeri XXII dhe XXIV, si edhe nga Virgjili, Eneida tri libra, “Zbritja e Eneut ne Butrint” lib. IV, asht përkthim i Frano Alkaj. janë 900 vargje botim të H. D. 1941

Frano Alkaj ishte poliglot ai zotëronte 9 gjuhë: helenisht, latinisht, greqisht, italisht, gjermanisht, holandisht, rumanisht, spanjisht e shqip. Nëse emigroi dhe vdiq ne Amerikë, nuk e di fundin e tij, por në një dokument të arkivit sekret të Shqipërisë në Shkozë të Tiranës shkruhen këto gjuhë, të gjitha me licencë. Frano në v. 1958 shpallet autor i ndaluar. Kolegët e tij thonin se ishte një “Shkëndi Gjeniu” por lufta dhe emigracioni ia kufizuan kohën, ose përkthimet dhe krijimtaria e pa publikueme ndoshta u sekuestrua dhe u përdor për të mbrojtur tituj e grada nga lustraxhinjtë e diktaturës. 

Dom Mark Dushi
Dom Mark Dushi

Dom Mark Dushi ishte prift në Gurëz, në krah të Dom Shtjefën Kurtit 1967.

Don Prek Gjoka-Nikci
Dom Prek Gjoka-Nikci

Dom Prek Gjoka-Nikçi, u hodh në gropën e gëlqeres në Krujë.

Don Luigj Gashi (1900-1956)
Dom Luigj Gashi (1900-1956)

Don Luigj Gashi (1900-1956), erdhi me Dom Shtjefën Kurtin në Gurëz më 1932, nga Kosova. E ka vorrin në Gurëz.

Nik Tom Prela u pushkatua në masakrën e Gurëzit me 28 gusht 1946. U lind në Gorre (Gurëz) më 1907, ishte me shkollë, ishte sekretar i Reformës Agrare, emnin e tij sot e mban shkolla 9 vjeçare në Gorrë.

Gjergj S. Sirdani (1925-1996)
Gjergj S. Sirdani (1925-1996)

Grupi i Gjergj Sokol Sirdanit (Gjergji ishte kushëri i vëllezënve Sirdani, Marin e Aleksandër). Pra, Gjergj Sokol Sirdani e Pjetër Miri (1930-1959), u pushkatua. Natën e fundit ai shkroi me gjakun e tij pësue nga torturat: Rroftë Shqipëria! Gjergj Sokol Sirdani (1925-1996) dënohet me Nush Ndocin, Tom Hulin,, Luigj Mirin. Dënohet 20 vjet burg. Ishte student i seminarit jezuit.
Mësues i Shkollës fillore në Fushëkuqe 1955-1958, e dënojnë me pushkatim, ia falin jetën për arsye moshe, dhe ia konvertojnë me 25 vjet burg, por gardianët nuk i tregonin faljen e jetës duke e shkatrrue emocionalisht. Dyshohet me inxheksion. Nush Ndoci (1936-2007), Prek Tusha (vdiq në burgun e Ballshit me 1976), Luigj Miri i dënuar dy herë, bëri shumë vite burg politik të randë.

Gasper Gaspri
Gasper Gaspri

Gasper Gaspri, stërnip i të pushkatuarit Nik Tom Prela, stërnip nga i ati i Nikollë Dedës, pushkatuar pa gjyq në Gurëz, me 28 gusht 1946, dhe i vëllezërve Thani nga Shkodra, vra në Krujë, në rrethim, me 1945.

Nush Ndoci (1936-2007)
Nush Ndoci (1936-2007)

Nush Ndoci (1936-2007), sëmuret nga një inxheksion, mësues në Fushëkuqe (Kurbin)

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.