back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 16 Maj, 2024

n’fjalë t’Lazër Radit… – nga Rei F. Hodo

Gazeta

Lazër Radi - Romë 1991
Lazër Radi – Romë 1991

Rei F. Hodo asht djalë i ri e mardhania me librat jo vetëm na ka njoftë
po ka shërbye edhe si nji pasarelë n’afrimin e brigjeve.
N’mënyrë të veçantë vëllimi i tij poetik “Apricus”, botim i vjetit 2022,
simbas leximit tim, e dëshmon ndër poetët ma premtues e ma modernë të brezit të vet!
Edhe pse n’lexim të parë m’erdhi pak i ftoftë e cerebral,
n’se guxon me e lexue qetsisht e ban përpjekje m’u futë në kodin e tij poetik
e në artikulimin estetik të nji gjeneratë të re, ke me e ndje e me kuptue
se përmasa e tij ne librin e tij i fundit “Apricus”, asht e plotë
e ndër t’endunit ma kujdesshëm që kam kalue ndër duer e n’vëmendje kohët e fundit…
M’bani pak habi, kjo poezi e tij kushtue Lazër Radit n’nji gegnishte të admirueshme
e n’nji konceptim emocionues, për çka e falenderoj shumfish,
sepse jam i bindun se buron nga njoftja e vlersimi i kësaj figure përmes leximesh,
çka asht diçka që nuk ndodh shpesh, e sidomos ndër përfaqsues të brezit të tij…
E ndjeva dhe e përcolla si dhuratë n’nji pikë të debolesës sime,
ndaj edhe falenderimin tim e ke edhe si lexues i librit tuej të fundit,
për të cilin në dit’t pak ma të paqme m’duhet t’jem pak ma i plotë…
jozef radi, 5 korrik 2023

Rei F. Hodo
Rei F. Hodo

n’fjalë t’Lazër Radit…

nga Rei F. Hodo

qiellnajave t’shpirtnave lypin liri – idetë
t’përkunduna me duer nanash
t’ardhuna prej motesh dhimbsunie
t’rrituna n’rrungaja t’ngrime e t’plasuna buzësh
gjer n’mort

prej nga ku edhe dielli dishron me nì diell
dhe hana
si monedhë e ftohtë rroket n’duar t’miat
prej anej nga ku vorfnohet shpirti
e jeta s’mundet me u lidhë prangash
por n’buz’qeshje t’bot’ve
me mund me ra flì

17.06.2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.