Në të gdhirë të dy Nëntorit Odisea Elitis

Odisea Elitis

Odisea Elitis

 Në të gdhirë të dy Nëntorit

poezi nga Odisea Elitis

Në të gdhirë të dy Nëntorit
si të shkelja për së pari dheun e një ishulli
dola ta njoh botën… por shpejt u pendova
se ”vështërsitë” që thonë, i ndjeva menjëherë
Nëntë muaj, para ditës sime të parë
për spermën e tim eti punoja
më pas për pesqind e tre ditët në vazhdim
për gënjeshtrën dhe fukarallëkun…
I vështirë, eh sa i vështirë rrugëtimi mbi tokë
e më s’fundi, duke mos i dalë asgjëje në krye
thellë n’vetvete u fsheha sa as vetë s’e kuptoja
gjersa erdh një ditë, at ditë e solli çasti
dhe pa asnjë kusht nisa të dashuroja…
Edhe pse n’at përçapje unë përparoja
përsëri more djem, unë lëmsh gjithçka bëja.
Pse së pari ndiqja “të paarritshmen”
e së dyta, s’di pse e kërkoja t’pangjajshmen…
E sa kohë mbas njerës e mbas tjetrës humbja…
gjersa nji ditë i ulërita vetes… Sikterr!
Dhe qetsisht te vetvetja sërish u ktheva!!
(Përktheu Engrita Souli)

ps. 2 nëntor 1911, ditlindja e Elitis…

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,
Një përgjigje
  1. shehi lola Tha:

    “Pse së pari ndiqja të paarritshmen…
    dhe së dyti kërkoja të pangjashmen…”
    Plot filozofi këto vargje!

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook