Nana – poezi nga At Vinçenc Prennushi

Nana - Nikolin Ivanaj

Nana – Nikolin Ivanaj

Nana

At Vinçenc Prennushi

M’i kande hyjt, qi ndrisin
aq bukur atje n’qiell;
i due lulet e kandshme,
kur njomshem çilin n’Priell.

Knaqem sa herë m’bjen zogun
me e ndie pyllës tuj vallzue.
a i ve un veshin prronit,
kah rrshet, tuj gurgullue.

Por lulet aq s’i due
s’i due aq hyjt vizluesa,
as m’knaqë blerimi i tokeve,
me sa janë zogj kënduesa,

Sa m’knaqë përherë mue nana:
virtytesh nji pasqyrë,
nuk ka nevojë me m’folun,
kam mjaft kur ajo më kqyrë.

Piktura - Nikolin Ivanaj.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook