back to top
10.5 C
Tirana
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Muji dhe Halili… në Burgjet e Diktaturës nga Ilir Seci

Gazeta

Muji dhe Halili - veper e piktorit Ismail Lulani
Muji dhe Halili – veper e piktorit Ismail Lulani

Muji dhe Halili… në Burgjet e Diktaturës

nga Ilir Seci

“Në burg kishim edhe edhe dy vllazën nga Tropoja, ishin nga katundi Shoshan dhe i kishin emnat Mujë dhe Halil” – më diftonte njiherë Profesor Ramadan Sokoli, i cili kishte vuejte 10 vjet burg politik në diktaturë… Mjeshtri i madh i muzikologjisë shqiptare ishte burgosë dhe dënuar si djalë i familjes Sokoli, njanës prej familjeve ma me emën në tanë trojet shqiptare…
“Kur erdhen në pushtet me dhunë, ne 1944, komunistet nisën menjiherë luften kunder familjeve te mëdha, familjeve me emën, familjeve patriotike… Per me ushtrue terror! – vazhdoi Profesori ,- kuptohet, me i dale punes para, prej vitit 1945 deri nga 1960, nuk ka pase nji familje te njoftun shqiptare qe nuk e ka pase te pakten nji njeri në burgjet e diktaturës”…
-Nuk ka te keqe pa nji të mire!” – bani shaka Profi – Edhe në burg patëm nje “Fat” që mujshim me njofte njerez nga tana anët e Shqipnisë! Pa dallim moshe, burra pleq e djem te ri, prej familjeve ma te mira e ma në za në Jug e në Veri te atdheut!”…

Profesor Ramadan Sokoli (1920-2008)
Profesor Ramadan Sokoli (1920-2008)

-Mes tyne me takoi me njofte Mujën dhe Halilin nga Shoshani, dy djem te Krasniqs si fis! – vazhdoi Profesori, – ishin dy djem fort të hijshëm, fjalëpakë, djem azgana… Ashtu ne ato kushte diftonin shume fisnikeri… Kurre se ndeznin nji cigare pa ja afrue qesen secilit shok te qelisë!… Flitshin pak e nuk ja nderpritshin muhabetin askujt, dëgjonin me kujdes e në fund jepshin mendimin e tyne… Nuk çojshin zanin asnjihere edhe kur nxehej debati!…
…Nji ditë erdhen tre gardianë dhe e moren vllaun e madh, Mujën… Ja lidhen duert mbrapa shpine, me pranga gjermane dhe e çuen në hetuesi.
Mbas disa oreve e kthyen në qeli – fshani Profesori, – e kishin toruturue e ba gjak!… Tane qelia heshtem… Ju avitëm dhe u munduem me e qetësue!
-Muje mos u zorit he burre! – i tha nje lumjan plak, – se këta s’e kanë trohë burrnie…
-O i pata duert lidhun mbas shpine me hekura te gjermanit! – gjëmoi Muja, – se pasha njiket Diell qe na ban drite, t’i kisha pasë ato duert të lidhuna përpara ja kisha kallzue mire qenit! Mue s’ka guxue kush der sot me m’u matë e jo ma me më ra!…
-Pasha njat Zot! – u betue Muja, – vetem me mu pasë matë kush e kurrë ma hije s’kish ba mbi dhe!
-I thashe qenit! – gjëmoi Muja, – Kur ti kem duert e lidhuna mbas shpine, as mizat s’mund i pres… Vetem ti në e paç sadopak burrni shqiptari, qitmi duert para, anipse te lidhuna!”…
Tanë heshtem! – tha Profi, – Të tanëve na erdhi aq keq për at malsor krenar!
Ne nesre erdhen edhe e moren prape Mujen – vazhdoi Profi, – Nja nji orë na vonë u ba rrëmujë e tanë burgu u çue peshë!”…
-Si u mor vesh na vona – tha Profi – Hetuesi nga Kuçi si duket i trimeruar nga prania e kater gardianeve, ja nxjerr duert e lidhuna perpara Mujes… Në sekondë Muja ja kërcet pranga gjermane kresë dhe ja derdhë trutë hetuesit mbi makine te shkrimit!…Dhe menjehere hidhet nga dritarja e katit te peste te hetuesise duke vra veten!”..
…Në kete moment Profesori fisnik u perlot…
-Eh more Ilir! – më tha,- Çfare burrash kish pasë ajo Malsi e Gjakovës!… Kur mësova fundin e Mujës së Shoshane, kam qa tanë natën në qeli nga dhimbja!
M’u duk se me Mujën e Shoshane na vdiq tanë Eposi Shqiptar!”…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.