back to top
21.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024

Mos e prek se rrëzohet…! nga Anton Blakja

Gazeta

Anton Blakja
Anton Blakja

Mos e prek se rrëzohet…!

nga Anton Blakja

Teoria pellazge nuk është një fantazmagori dhe as përrallë. Çeshtja nuk mund të zgjidhet as me urrejtje pezhiorative, dhe as me “urdhër të peshkut” të stilit: Oh, Ok, Ok!
A ka bazë teoria pellazge? Shumë thonë po.
Ka dhe të tjerë, siç është edhe dijetari Max Muller që thotë se: “…pellazgët janë një mit i të lashtëve.” Por Muller, së paku ka pranuar Mitin.
Po ç’është miti dhe historia.
Miti dhe legjenda janë padyshim plotësuese të historisë. E sidoqoftë një pyetje duhet të ishte në mendjen e çdo studiuesi:
-Çfarë duhet të bëjmë me të vjetrit. Të mos i pranojmë. T’i mohojmë. Të djegim ç’ka lënë Herodoti? T’i themi Homerit, se je një fantasist i zbrazët kur thotë: “Tesalia fusha Pellzge”? T’i themi Dionisio de Halicarnaso se ti s’je asgjë tjetër veçse një “dashamir i fantazive përrallore!?”; apo Strabonit që thotë se “Pellazgët ishin fise të lashta…” t’i themi se kemi ca partizanë të toskërishtes, që nuk pranojnë se ke ditur gjë?!?
Ja pra, që teoria pellazge nuk është ngritur mbi krahë fantazie. Të gjithë kujtonin se Iliada e Homerit ishte një fantazi. Me “shkencëtarët” e studiuesit e katedrave të teorive të vdekura. U desh që Heinrich Schliemann, që s’ishte veçse një tregëtar drithërash, por i apasionuar pas mitollogjisë, të zbulonte Trojën, duke i lënë me gisht në gojë ata “shkenctarët” e kathedrave. Dhe Troja ishte pikërisht aty ku e kishte shenjuar Homeri.
Studiuesit tanë, në vend që t’u venë veshin të vjetërve, shkojnë pas berihajt të të huajve që as kanë dashur ta njohin shqipen, dhe as nuk kanë dashur të dalë e vërteta.
Një mendim, një kritikë të bëjë dikush, ndaj atyre që ngritën një teori, gjysmake, ca “me nder historianë” e gjuhtarë të tipit Emil Lafe dhe partizanë të tyre, hidhen përpjetë sikur i ka pickuar gjarpëri. Pse?! Pse e dijnë që sisitemi i tyre është i ndërtuar keq, e mbi themele të tjera. Rrinë veshëngrehur me drojen se çdo gjë mund të shëmbet. “Mos e prek se rrëzohet!” është një sentencë e vjetër.
Dënojnë e mallkojnë mitologjinë, por ngrejnë mite për adhuruesit e tyre.
.
Mure Pellasge
Mure Pellasge

Ja bie fjala Çabej. është një nga gabimet e tij dënimi dhe urrejtja për teorinë pellazge. Ku i dihet pse! Mbase pse ashtu e patën thënë ca studiues të huaj.

Çabej është një studiues i madh e i përkushtuar. Por një studiues kathedre. I mungon filozofia e mendimtarit, ajo që Cvajg e quan “Orët yje të njerëzimit!”.
Ai nuk është perëndi.
Partizanët e luftës kundër teorisë pellazge dhe mitologjisë, nuk përtojne të ngrenë mite per disa gjuhtarë dhe historianë. I tillë për shembull është Çabej.
Po vallë ai nuk ka bërë gabime?!
Ja: -Fjala krahinë, – thotë Çabej pa ju dridhur dora, – është një fjalë e marrë nga sllavishtja!! Ose Qafë e Agrit: “Agri vjen nga emri latinisht onager, ngaqë ajo qafë ka formën e kurrizit të një kafshe!”. Edhe një neofit t’i kishte thënë, është turp. Studiuesit “tanë” në vend që të mësojnë gegnishten, janë munduar ta varrosin atë. Në vend që të mësonin nga të vjetrit, i kanë mohuar ata. Dhe për një mendim hidhen përpjetë. Pa u thelluar te mendimi, te faktet. Sepse nuk duan të dëgjojnë asgjë, vetëm ato që janë thënë gjatë kohës së Dullës.
Për çdo fakt të shtuar, e mendim të hedhur në diskutim ata bërtasin: Mos e prek se rrëzohet!
Nuk kanë veshë të dëgjojnë, dhe nëqoftëse i kanë, u mungon arsyeja. Për ta vlen ajo thënia e mençur latine: Aures habet et non audiet!
.
Sardenja bijë e pelasgëve megalitikë
Sardenja bijë e pelasgëve megalitikë
Albert A. Bikaj: Puna është që ka nga edhe nga ata historianë mediokër që merren me “pellazgët” dhe origjinën e shqiptarëve – kjo i përkeqson shumë gjërat. Siç thotë ajo fjala e urtë: “Mënyra më e mirë për të shkatërruar një çeshtje është ta mbrosh me argumente të gabuara…” Ne, fillimisht kemi problem sepse nuk kemi arritur ta vërtetojmë plotësisht origjinën tonë ilire; teoria pellazge shkon shumë më larg, për ta dimë shumë pak, jo vetëm ne por as historiani par excellence si F. Braudel nuk ka pasur shumë të dhëna mbi ta.
Anton Blakja: Albert. Ka aq shumë për pellazget, sa nuk mjafton një jetë për t’i dalë përtej. Argumentat janë! Mungon vullneti dhe ajo që shqiptari e ka të vështirë të kuptojë gabimin e të kthehet pas. Siç thotë Noli ecën me flamurin lart edhe pse e di që është në rrugë të gabuar. Çështja e vazhdimësisë shqiptaro-iliro-pellazge nuk mund te merret e shkëputur. Ashtu siç nuk mund të shkëputet vazhdimësia shqiptare nga ajo arbërore. Edhe pse emrat nuk ngjasojnë me njëri-tjetrin.
Albert A. Bikaj: Atëhere mbetet punë e historianëve tanë që ta marrin me seriozitet këtë gjë, ndonëse shumica e albanologëve të shquar e mohojnë këtë teori.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.