back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 23 Maj, 2024

Monologu i një vajze të mbetur jetime – poezi nga Robert Martiko

Gazeta

Pllaka memoriale e Bombës në ambasadën Sovjetike
Pllaka memoriale e Bombës në ambasadën Sovjetike

Në kujtim të datës 26 shkur 1951 –

regjimi komunist ekzekutoi 22 intelektualë të pafajshëm

poezi nga Robert Martiko

Shkrimtari Robert Martiko
Shkrimtari Robert Martiko

Monologu i një vajze të mbetur jetime

(shoqes sime të gjimnazit, Xheiner Herri*)

Skllav netësh pa të ardhme e yje, zhytur në shqetësim pa shpresë,
pranë një radioje e strukur në një mbrëmje të rrëqethur në Vlorë,
me zë të ulët një këngë lufte dëgjoja: për gjethe të gjelbra në verë,
dhe për një burrë të panjohur në rrugë të qelqta përshkuar në jetë.
Nga varri tij pa emër do të kërcente, pranë meje, për të më gëzuar
si shpirt befasues muzgjesh përlyer në gjak në një natë të trishtuar,
hije fisnike asgjësuar nga e drejta e draprit mbi të korrën e begatë,
me thikë në dorë gjakësori e humbet çdo të drejtë viktima e ngratë,
flamurin e kuq rrudh për gjakun fshirë, gjurmë humbur në pecetë,
hajn burracak që frikën vetvetes i thith duke shtypur miliona vetë.
 
Idhull në të shpirtit plasaritje tretur, vegim fluturues në ëndërr a ide
lot humbëtire, hero a princ çlirimtar, shtegtar në vetmi, dallgë e re,
iluzion i bukur pa krahë, vij drejt teje me buzëqeshjen tënde ngrirë,
rolet përmbysim mes tingujsh melodie, të një fyelli mistik në errësirë,
ëndërr pa zgjim jetojmë në kohën e hapësirën pa fund, me emrin jetë,
nuk di si quhem, Bardhaborë, Hirashe, jetime Xhein Eir apo Kozetë…
në baltë kthehet shpirti Elektrës për atin, idhullin e zemrës së ngratë,
veç jo në Edip, Kronus, Brut atvrasës, djalë të marrosur me shpatë.
 
Sa keq kur mashkulli i përçudnuar forcën e babait arketip ëndërron,
Logos nga Ferri mbërritur me shpatë të kuqe në terr, që vret e gjëmon,
zjarr për të përngjashmin e vet, vend përjetësisht i mjerë: Shqipëri,
instinkte shtazore në ndërgjegjen e një majmuni të kthyer në Hyjni,
im atë, tashmë hero i asgjësuar, vizitor tinëzar, në kohë jetuar dikur,
sa larg degdisur je, në një vend të humbur, ku nuk të gjej dot kurrë,
sëmundje e ëmbël pa shërim, hije në prapaskenë apo aktor në vetmi,
të ngjall jo për jetë, mijëra herë për të vdekur si në antiken tragjedi.
 
Disa hapa më larg nga nëna qëndron ti, për mua simbol i pashlyer,
art i ekzekutuar së bashku me ligjin tënd hyjnor: dritë-hije përzier,
melankoli e vdekur-e gjallë, diell i vakët në dëshira, pritje e shpresë,
epokë e largët kultura tënde, vetëm në përfytyrim mund të mbesë,
i njëjtë me nënën time, motrën, në ëndrra edhe atyre u mungon
medet kur vetminë zgjedhim, neverinë mënjanojmë, që të asgjëson.
për dinjitetin e një busti absurd blinduar si tank me ushtarë të lehtë,
sa kohë që e liga në gji mbetet pa pendesë: gjarpër shtëpie që s’flet.
Disa nga të Pushkatuarit e Bombës
Disa nga të Pushkatuarit e Bombës
(*Babai i Xheinerit, Zyhdi Herri, u ekzekutua pa gjyq, pas shpërthimit të bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, në vitin 1951.)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.