back to top
19.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024

Mjaft e falënderove Skllavërinë Imagjinare! – nga Elona Caslli

Gazeta

Turma e bindur
Turma e bindur

Mjaft e falënderove Skllavërinë Imagjinare!

nga Elona Caslli

Na falënderon?! Për çfarë?!
Se nuk u vumë në radhë si bagëtia për të ndjekur marrëzinë tënde?!
Na falënderon?! Për çfarë?!
Se u bashkuam të gjithë për të të dhënë përgjigjen e duhur?!
Na falënderon?! Për çfarë?!
Se nuk ia dole dot të plotësoje tekën e radhës mbi kurrizin e popullit tënd?!
Na falënderon?! Për çfarë?!
Se dënuam kopenë e pseudointelektualëve, të pseudoartistëve, të pseudogazetarëve, të pseudosocialistëve që mbështetën Gjallesën në Krye të Bashkisë që nuk di shkrim e këndim?
Na falenderon?! Për çfarë?!
Se duruam arrogancën tënde të pashembullt që fyen dhe shan këdo që proteston kundër Diktatit tënd, i cili synon të na diktojë edhe frymëmarrjen?!
Na falenderon?! Për çfarë?!
Se dëgjuam dhe pamë orgjinë e krimit zgjedhor?!
Na falenderon?! Për çfarë?!
Për çfarë na falenderon?!
Nuk jemi skllevërit e tu! Jemi qytetarët e tu!
Qytetarët e tu janë më të shumtë në numër se skllevërit e tu!
Ndaj, mjaft e falenderove skllavërinë imagjinare! Ajo nuk është kurrkund.
Ajo gjendet vetëm në ëndrrat e tua!
.
Falenderim...
Falenderim…
Post Scriptum – Pushteti i pakufizuar nuk është më i vetmi ligj!
.
Marrë nga muri i Fb i Elona Casllit, me 1 korrik 2019
.

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Elona Caslli është prej atyre personazheve që magjinë shpirtërore e ka të fshehur nën droje… Por guximi dhe integriteti i saj moral dhe intelektual, e kapërcen atë çka ne dëshirojmë të themi për të dhe atë çka ajo meriton prej këmbënguljes së saj… Nëse i gjeni ndonjë fill të trishtë kur të ndesheni me të është thjesht që brenda saj është në ngjizje stuhia… ashtu si ky shkrim e shumë punë të saja që janë…
    Të qafoj fort Elonë, përmes këtyre pak rreshtave… (testate shoqeruese)

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.