back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 6 Dhjetor, 2024

“A kemi incenerim Erion…’!” – dhe Grida vazhdon e pyet…

Gazeta

Shërbëtori NR. 1 i Kryeqytetasve...
Shërbëtori NR. 1 i Kryeqytetasve…
“A kemi incenerim Erion…’!” – dhe Grida vazhdon e pyet…

A kemi incenerim të mbeturinave Erion, vazhdon me pyetjen Grida
Erioni: Mua me shohin njerezit në rrugë dhe më thonë: “Hej lal duhet të bësh më shumë. Dhe po, një njeri që ka bërë 40 shkolla duhet të bëjë 41 shkolla, 51 shkolla e çerdhe, por unë ju jap fjalën që deri në përfundim të mandatit do i realizoj, sepse unë besoj në punën në skuadër dhe në ekip. Dhe çunat dhe gocat e ekipit janë të dedikuar për të mbaruar punët. Unë vërtetë kam hequr tëmthin këtu (dhe tregon me gisht vendin e tëmthit), por tëmthin këtu (për trurin) e kam në vend akoma.”

A kemi incenerim të mbeturinave Erion, vazhdon me pyetjen Grida.
Erioni: Unë nuk zihem me Edin, sepse ne jemi skuadër dhe unë dhe kryeministri nuk mund të përgjojmë bashkëpunëtorët tanë, sepse ne jemi socialista dhe kur unë kam qënë ministër dhe deputet, në fjalimin tim të fundit në parlament kërkova…

Erion po të pyes a kemi incenerim te mbetjeve? (Pyet Grida)
Erioni: Grida po ta them si vëlla, si shok, si mik që nuk ta pranoj që ne jemi qytet i ndotur, por si mund të mos jemi të ndotur kur Tirana pret 200 mijë individe çdo vit bashkë me 8 mijë makina.
Grida, duhet ta divuolgojë me shumë pyetjen tënde, sepse qartazi dhe apriori, politika bëhet si verb dhe e agresivuar në kredibilitetin me qytetarët. Ne gjithë ketë tandemen, kjo çeshtje do të hapë shumë diskutime sa dijmë, çfarë dijmë, pse dijnë ca njerëz më shumë. Ne e dijmë që ata, ato që dinin i bënë këto pyetje në Top Story.
L.

Ps: në vazhdojmë ende sot e kësaj dite të paguajmë qindra mijëra euro për inceneratorin e Tiranës, paçka se incenerim nuk kemi.
Të vjedhur me ligj nga qeveria dhe bashkia, Shqipëria 2024, vendi ku skandali nuk përbën më skandal dhe askush nuk mban përgjegjësi as penale, as civile dhe as morale për abuzimet rilindase të bëra nga rilindja për rilindasit bash mu përpara syve tanë.
Të vjedhur dhe të varfëruar e të poshtëruar me ligj, me VKM dhe me dekretime.

Marrë nga Muri i FB Elona Caslli, 11 prill 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.