back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Midis Ironisë dhe Ekstravagancës… – Pikturë e protestë nga Leonardo Voci

Gazeta

Leonardo Voci (Don Leonardo)
Leonardo Voci (Don Leonardo)

Midis Ironisë dhe Ekstravagancës…

Pikturë e protestë nga Leonardo Voci

***

Fort i nderuar dhe i respektuar hajdut.
Ju lutem ma ktheni pronën time…
Ik more mut, mor idiot unë ta kam marrë, ta kam vjedhë, dhe t’i kërkon që të ta kthej… Yt dhiaksu…
Po dëgjo të lutem shumë unë e kam pronën me letra me trashëgimi. Ligji e thotë – ma kthe me dëshirë…
Yt idiot, rri urtë e mire se të vrava krejt, të zhduka…
Dëgjo, unë jam tolerant dhe s’dua hakmarrje…
Ti je dhiaks s’ke burrëri, as trimëri, as zemër as armë! Ti je trim shqiptar, ish pronar. Hahaha hahaha ha mut ha… Hajde pra, merre pronën tende po ta mbajti…
Don Leonardo, Nga Libri “Rrfenja Postmoderne Shqiptare” 2017
.
Blue Night in Norway - Natë në Kristiansand, Norvegji.
Leonardo Voci – Blue Night in Norway – Natë në Kristiansand, Norvegji.

***

Populli Shqiptar trim dhe heroik sa të vije shtatori do shpërthejnë keq fare, në fantazi prandaj, ose është masivisht poet e piktor, kurse kllasa puntore dhe fshatarsia punonjëse, as nuk shesin dhe as nuk blejne, as libra dhe as piktura.
Vendi më i varfër në Europë, jo më kot e ka Kokëministrin shkarravinist edhe pikturist edhe sportist. Prandaj e ruajnë Status Quonë as mish as peshk. As nuk protestojnë as nuk punojnë, thjesht ikin si të menderosun. Populli ynë trim dhe heroik i don aq shumë udhëheqësit politikë që t’i shprehin marrëzitë publikisht në këngë vargje e ngjyra paturpësisht sa e pranon vetveten dhe jeton i lumtur në varfëri, mizerje në diktaturë mungesë lirie dhe pavarsie ekonomike…
Populli inë shkruan dhe pikturon faqen e zeze të vetën me në Krie Partinë, që e voton dhe e zgjedh vetë zgjedhën…
Rroftë populli inë trim dhe heroik lider,
Libër e Pikturë dashës, konsumues e prodhues droge e prostitucioni.
Mos harroni në shtator të protestoni dhe të na rroni sa malet…
Ashtu de, kështu ju do partia tënde.
Dele të Qiverrisë… Hë më ju lumtë… përfaqsues i Vetë Popullit.
Don Leonardo, Tirana 27 Ngusht 2018
.
Don Leonardo - Sot ma deshte Shpirti një valë
Don Leonardo – Sot ma deshte Shpirti një valë

***

Expozitë surrat Surreli, për krye të Kokëministrit. Vetëm e vetëm të bjerë në sy. Me nallane me shall Varangians, me llapë përjashtë, me zinxhirë, me brenevrekë, me brekë, pa brekë, i lakuriqtë, cullak, me një çorap të kuq e një jeshil, me kollare me lula si Lula, me majmuna, me spiuna… Foto me qingjin, me dhinë, më Tautaun, me gomarin, me Mogherinin, me Ver Llapën, me Erdoganin, me Vuçiqin, me Sorosin e me sorollopin, me dreqin e me të birin, me Cristiano Ronaldon me Ndoc Rrokun.
Pastaj me sopatë, me dy-fek, me tre penela, me 4 deputetë kriminela, me 5 legena me top basketbolli, pa tope, me drogë, me hashash, me sultiash, me djersë, me pantallona të pshurruna, me mjekërr, pa mustaqe, tullac, me berberhane në Bathore, në hale Kurbanin tij, në zyrë me flutura dhe zhgarravina fëminore psikopatie…
Po kuurrëëë duke organizuar një event kulture me class, të promovojë një artist të ri e të zotin. Gjithmonë ka përreth me shumicë xhuxhëmaxhë të shëmtuar, servilë ordinerë, të paaftë e debilë në krah, nën sqetull e mbi vetull. I gjithë ky karuzel i shëmtuar, i pështirë, që të çon të vjellë, ndodh vetëm pse është në pushtet… dhe vazhdon të shfaqet në TV kryekazani dhe TvER-ra, në TvLalidhjera, Tv-ërra, TV-Klan e TV-Tope Channel, Tv Vizione negative dhe në Tvsh me shoqe.
Don Leonardo, 30 gusht 2018

Leonardo Voci - Mama with Birds
Leonardo Voci – Mama with Birds

***

Sa të ndyrë bahen njerëzit përditë.
Më vijnë në Studio si skuthë pyesin kot “He si je? A po ia del me mbijetue? A ke shitë gja?!
Veç për me ble piktura: “Jo, si kuptojmë…!” – të thonë pastaj vazhdojnë avazin,
A po na jep ndonjë gotë venë, o zoti Piktor?
Unë kam venë gjithmonë, e ndaj edhe shpirtin, ata e pinë edhe pastaj përvidhen
Po një pikturë të vogël s’do ma falësh?
-Po sikur se kuptoje, më thoni përse e do.
-E po më pëlqen, ndoshta kushton ma vonë! – ta kthen pa pikë turpi.
Palaço të djallëzuar idiotsa të poshtër maskarenj hileqarë që çdo veprim të keq e kanë mësur shumë mirë, e për të marrë, për të përfituar janë kthyer në mashtrues analfabetikë profesionistë nga A-ja deri te Zh-ja.
Mirëpo Don Leonardo, ka venë dhe piktura sa te jem gjallë dhe i ndaj me gjithfarë njerzish shqiptare par excellent për nga djallëzia.
Don Leonardo, 28 gusht 2018
.
Don Leonardo - Triptikon
Don Leonardo – Triptikon



 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.