back to top
23.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Tetor, 2024

“Metamorfoza e djallit…” humor nga Gjosho Vasija

Gazeta

Gjosho Vasija 2010
Gjosho Vasija 2010

“Metamorfoza e djallit…” poezi humoristike nga

Gjosho Vasija

“Shih pashë bukën kë po shoh….
posi xhanëm nuk po t’njoh?
Kem pasë shpijat pranë e pranë,
…t’kam njoftë babë e t’kam njoftë nanë.
kemë luejtë bashkë në kohë t‘f’minis
masandej në moshë t’rinisë
shpejt u fute n’gji t’partisë
dhe u bane komunist
si ma i ndezti aktivist,
me nji fjalë të dhanë kulturë
tue vu gur e tue ba murë
me ndërtue at diktaturë”…
“Çka me bà… Asht mbyllë tash dera,
kanë qenë krejt do kohna tjera.”

“Vërtet kjenë do kohna tjera…
Komunizmi kje kolera,
kje trathtija, vrasja e mnera.
Injoranca deri n’bindje
do e çojmë atdheun në Lindje.
Edhe morët thikat n’dorë,
edhe niset pa hiç zor
me i ra tok’s kryq e tërthur
tue shtrij n’popull diktaturë
N’gjak u mbluene votrat tona,
helm u hodh mbi sofrat tona,
ç’u mbush toka me kufoma,
si e si me urdhën t’shkjaut
me ia nxjerrun shpirtin vllaut…
Sot besoj se kjo doktrinë
si e kalbun, qelbësinë
duhet vàr tek nji vetrinë,
ku sejcili kalimtar
të ndalohet, puna e parë,
e pa zor e pa poterë
do ta pshtyjnë nja 30 herë!”

“Ke të drejtë, mjerim çdo skaj,
por dhe nè nuk patëm faj..
Fill sa hymë na gjujtën n’rrena,
rrena e rrena, çdo orë rrena
erdh nji ditë e na u mbush ena
që besuem se me t’vërtetë
do t’i japim vendit jetë.”
“Sot ku je, çka je tue bà,
a po merresh me ndoj gjà,
me thye tokë a me prè drù,
ndoj pullaz me rregullue,
me kullotë kund dhen a dhì,
a por ndoshta je ndry n’shpi
fukara me lugë, pa lugë,
se ke zor me dalë në rrugë.
frigë se t’gjujnë fmija me gurë
si pjestar në ‘diktaturë?”
“Po, diçka kam ardhë vërdallë
mos me mbetë si peshku n’zall..
Shpejt u mblodhem, biseduem,
fillë nga triskat u liruem,
disa i hodhën ndër fekale,
disa i tretën ndër kanale,
se ma ftyra e diktatorit
nuk e dij ku a tretë prej zorit
por mbaj mend i bamun n’copa
copa e copa ku pat gropa –
Masandej si qethën dhentë
edhe ne i qethëm mendt
edhe fill e “no koment”
filluem punën n’Parlament.”

“Komunista në Kuvend???
Ti po rrenë a me gjithë mend,
Deputet me hy n’at prak,
ju që’i keni duer’t me gjak,
ju bash mjeshtrat e torturës,
baballar’t e diktaturës?”

“Njashtu asht, por kjo spjegohet….
Kur me drù pop’lli nënshtrohet
e me rrena përpunohet,
rrena e rrena e kaçarrena
deri që t’i mbushet ena,
e t’i bahet shqiptar ngratit
jo ma larg se tesha e shtatit,
ajo turmë harron disprimin,
dhe miqësohet me rregjimin,
sa që deri diktatorin
për si babë e rreh krahnorin..
Sot prap jemi të nderuem,
të përshndetun, të trajtuem
kemi prona me 8 kate
e dikush me 12 kate….
Që ta dijsh Gjosho Vasija
asht e thjeshtë këtu historia…
Komunizmi kurr nuk vdes
sa t’kenë bota faqezes,
ai liviz ose ndrron ves,
der djè lkurë e n’diktaturë
sot me rrogë e me veturë,
der djè i kuq e sot bojë rozë
me nji fjalë e thanun n’prozë
ajo pëson metamorfozë,
pra nuk vdes, por rrin i gjallë
sepse kemë nji mende djallë,
e nji popull krejt budallë.”

“Kam ba mirë unë si shqiptar
që jam zhdukë si mërgimtar
mos me’i pà mà’ ata vrastarë,
njata qej, njata kusarë…
(www. proletari.com)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.