Mendimi nacional i Lazër Radit – Publicistika e Lazër Radi – Vepra 9 dhe 10 – nga Leka Ndoja

Studiesi Leka Ndoja

Studiesi Leka Ndoja

Mendimi nacional i Lazër Radit 

- Publicistika e Lazër Radi - Vepra 9 dhe 10

nga Leka Ndoja

Në mungesë të Institucioneve – Jozef Radi, i biri, arriti që të përfundojë veprën e Lazër Radit, duke e kategorizue sipas gjinive letrare. 
Kisha nderin me e paraqitë veprën publicistike të tij në promovimin e kësaj kolane, ku theksova mendimin e njohjes së filozofëve profesorit të tij, në Sapienza, Giovanni Gentiles dhe Benedetto Croces, njeri autor i traktatit nacionalist, dhe tjetri i atij antifashist. Mes tyre ndihen edhe termat e Lazrit të Viteve ’40, në shkrimet politike, e sidomos te gazeta “Bashkimi i kombit”. Ky ishte nji zbulim për mue. 
Nga Gentile, Lazri trashëgoi Enciklopedizmin, mbase dhe Jozefi – në përmasa më modeste, të mos harrojmë se Gentile ishte udhëheqës i Treccanit të famshëm. 
Kumtesa ime vijoi krahasimin me Gianfranco Continin, i cili krijoi revistën “Anno letterario 1940” që ndikoi te shkrimet e Kutelit “Viti letrar 1944” 

Lazër Radi - Vepra e Plotë

Lazër Radi – Vepra e Plotë

Vepra e Lazrit të ndihmon për tema disertacioni – këtë ma ka thanë për çudi edhe Ali Xhiku në vitet ‘90. 
Më 1994, Shefi i Departamentit të Letërsisë Rinush Idrizi, e ftoi Lazër Radin në Fakultet për nji tufë leksionesh mbasi mori pjesë në promovimin e librit tim “Rrezja e territ”, ku ndër të tjera foli për tim atë, Mark Ndojës dhe Letërsinë e Viteve ‘30. 
Lazri theksoi se: “nuk guxonte njeri të botonte përkthime latinisht dhe italisht nga droja e Markut si kritik…” Aktiviteti me 3 mars 1994, u paraqit në TVSH. Dhe ky ishte kulmi i Lazrit. Në takim foli edhe Agim Shehu, e të pranishëm zv.dekani Aurel Plasari e dekani Koçi Petriti që e mirëpriti në një takim të veçantë.
Fati i keq, që Rinush Idrizi iku në emigracion, Aurelit i ndejtën me “dru mbas veshit” derisa iku dhe ai. Pastaj u kthy në Departanent… Realizmi socialist deri vonë. 
Lazri pati edhe nji zhgënjim në Radio-Tirana, ku e ftoi Kozeta Mamaqi për të folur pëer Krishtlindjet e vitit 1995. Lazri u përgatit me një fabul biblike me shumë dëshirë, derisa e lajmëruen se nuk do të lejohej një takim i tillë, ishte mërzitur si fëmijë i mjeri Lazër. Nuk e di a mund të gjendet sinopsi i kësaj ngjarje në arkivin e familjes, kështuqë Lazër Radi përjetoi edhe censurën e “fëmijëve të demokracisë”. 
Por, publicistika e tij për Kosovën asht zhvillu me vizionin kontemporan, si një profeci e amshueshme… 
Ave Lazër Radi! 
Dhe ngamot gëzuar Kërshendellat…
.
Marrë nga Muri i FB i Vrethee Lnika, 26 dhjetor 2021

.

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook