back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

“Mender gazetarë, bastardë, kopilë e fundërrina!” reagon Myslym Murrizi…

Gazeta

Divjakë - 21 tetor 2016
Divjakë – 21 tetor 2016

“Mender gazetarë, bastardë, kopilë e fundërrina!”

reagon Myslym Murrizi…

Myslym Murrizi reagon
ndaj mashtrimit për dekorimin e
martirëve të demokracisë nga Report TV
Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Divjakë në 21 tetor 2016,
ku morën pjesë qindra persona
dhe u përcoll nga mediet kryesore të vendit.
Midis 82 martirëve të pushkatuar nga Shehu e Mugosha
5 të pushkatuar ishin të familjes Murrizi.

Pushkatime Komuniste
Pushkatime Komuniste

Kreu i degës se PD-së Lushnjë, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj manipulimit dhe mashtrimit me lajmin e dekorimit nga Presidenti Nishani me medaljen “Martir i Demokracisë” të 82 të rinjve të pushkatuar pa gjyq nga  Brigada e Parë partizane e drejtuar nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha, në 21 tetor të vitit 1943 në Lushnjë. Kjo është masakra më e madhe e Luftës Civile në Shqipëri e klasifikuar si krim kundër njerëzimit. TV proqeveritar Raport TV ka manipuluat dhe mashtruar me lajmin e ceremonisë së dekorimit, gjë që ka ngjallur edhe reagimin e një prej organizatorëve të ceremonisë Myslim Murrizi.
Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Divjakë në 21 tetor 2016, ku morën pjesë qindra persona dhe u përcoll nga mediet kryesore të vendit. 5 prej 82 martirëve të pushkatuar nga Shehu e Mugosha ishin të familjes Murrizi.
Ja reagimi i plotë në fb i Myslym Murrizit
Duke lexuar këtë shkrim, kuptoj që shtypi është prezervativi më i mirë “cilësisht” i pushtetit. Së pari o mendergazetarë nuk janë 67, por 82 se ju ka ngel mendja te mashtrimi i përdorur gjatë viteve të regjimit monster. Në vetë arshivëen e komunizmit janë 82 të ndjerë të pushkatuar pa gjygj dhe 12 të tjerëve që nuk ju dihen emrat dhe 3 robër të marrë me vete. Pra nga grupi i qenve Mehmet Mugosha e Dushan Shehu pranohet që kanë vrarë 97 Burra dhe Djem të pafajshëm vetëm pse kishin pikëpamje te ndryshme politike dhe nuk pranuan të ktheheshin anëtare të bandës së fëlliqur të një fëlliqësire që në 81 e vranë si qen i pshurrur në krevatin e Tij të përdhosur por këtë herë Dushan Hoxha me Enver Popoviçin. Po në arshivë është edhe një “autokritikë” e këtij plehre se ishte bërë pishman që kishte vrarë kaq shumë por mund të mjaftoheshin me 15-21 persona!!
Po Ju more mendergazetarë apo gazetarë kopila se nuk keni emër poshtë shkrimit dhe ata pa emër janë superkopila, ku e gjetët këtë informacion nëse Dekorimi paska qënë sekret??? Po aty morën pjesë 300 të pranishëm dhe të gjitha Mediat qendrore dhe lokale vizive të Lushnjes!!! Po nuk ka qenë të enjten por të Premten o kopila gazetarë me datë 21 tetor në ora 11:00. Po ju fundërrina mendoni që duhet t’i mernim leje Shefqet Peçit?? Po kur janë dekoruar kriminelë komunistë e bastardë të fëlliqur me fytyrë njeriu pse nuk keni shkruar asnjë rresht Ju o gazetarë prezervativë??? Po kur u dekorua Rrahman Parllaku si filluesi i parë i vëllavrasjes në Shqipëri pse nuk morët mundimin të shkonit në Arshivën e baballarëve tuaj shpirtërorë e pse jo biologjikë se tek kopili kanë “gisht edhe rrisk” të gjithë nga pak??? Po kur u dekorua Krimineli Breca?? Po kur u dekorua Lufta e Drashovicës dhe u ngrit shëndet për Hysni Kapon?? Po kë patë në këtë ceremoni nga PD ju o prezervativë?? Po pse u dashka urdhër nga PD për të vënë në vend një Vlerësim të munguar?? Përkundrazi, PD duhet ta kishte bërë këtë Dekorim qysh në vitin 1993, por akoma nuk ishte shkëputur nga mentaliteti Komunist i Peçëve, Sheho-mugoshëve, Popoviçohoxhës, e lloj lloj fundërrine tjetër të këtij vendi për gjysëm shekulli. Po edhe këta që mendojnë se Ju dhimbsen shumë e paskan dashur të jenë në qoshe të rrinë në vendin e tyre, se i parë në Shtëpinë e huaj nuk bëhesh dot dhe kur nuk të pjerdh njeri mos hani m… kot. Po pse ore i Zoti shtëpisë lloj njeriu do t’i marrë leje se kë do të ftojëe???? Po në emër të partisë që këta janë vrarë, Ju nuk keni respektuar asnjë trashëgimtar të Tyre. Por sa herë që keni patur për të ndarë e keni marrë vetë ose e keni “shitur” për një vend pune apo për një “bakshish”.
Lerini të prehen të qetë se nuk janë pronë e askujt në politikë, por janë martirë të pafajshëm të kriminelëve të dekoruar me radhë në këto vite post-komunizëm.
http://www.gazetaminerva.com/mender-gazetare

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.