Statuja e Lirisë – Simboli i New Yorkut dhe i Shteteve të Bashkuara – 28 tetor 1886

Statuja e Lirisë New York

Statuja e Lirisë New York

Statuja e Lirisë

Simbol i New Yorkut dhe i Shteteve të Bashkuara

28 tetor 1886

Monumenti simbolik i New Yorkut, u përurua më 28 tetor 1886.

Emri i saj origjinal është “La liberté éclairant le monde” (Liria e Ndriçon Botën), dhe u realizua për të kremtuar Miqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës në Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Amerikës nga Britanikët.

Statuja e Lirisë është e bijë e përpjekjeve të përbashkëta të këtyre dy vendeve. Skulptura në fakt, është vepër franceze ndërsa piedestali është ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, Statuja e Lirisë ka qenë Simbol i Shpresës për miliona emigrantë të  ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kërkim të fatit…

Statuja e Lirisë 1886

Statuja e Lirisë 1886

Vepra është realizuar nga skulptori i ri francez Frederic Auguste Bartholdi, edhe pse ideja i përket historianit Edouard de Laboulaye.

Bartholdi për ta realizuar kët vepër u frymëzua nga Libertas – Perëndesha Romake të Lirisë.

Në kokë, statuja ka një kurorë me shtatë kallinj që simbolizon “shtatë detet e botës”, ku mbrrijnë parimet që ajo simbolizon!

Në bazë të monumentit janë Varrosur Zinxhirët e Thyer, simbol i çlirimit nga të gjitha format e tiranisë.

Statuja e Lirisë

Statuja e Lirisë

Ndërtimi i statujës, në veçanti  hartimi i strukturës së brendshme, u ndoq edhe nga kujdesi i inxhinjerit Gustave Eiffel, i cili disa vite më vonë do të japë emrin edhe kullës së famshme pariziane

Statuja e Lirisë është e përfaqësuar nga një pishtar në dorën e djathtë, Simbol i Arsyes e cila ndriçon njerëzit, dhe në dorën e majtë, një tabelë e gdhendur, që simbolizon Rëndësinë dhe Shenjtërinë e Ligjit.

Statuja është ndërtuar falë mbledhjes së fondeve publike. Së pari, Bartholdi projektoi kokën dhe krahun e djathtë me pishtar, të cilat i paraqiti në Ekspozitën e Njëqindvjetorit në Filadelfia dhe Ekspozitën Universale në Paris, gjithnji në kërkim të fondeve për zbatimin e saj…

Festimet e 125 Vjetorit te Statujes - 28 tetor 2011

Festimet e 125 Vjetorit te Statujes – 28 tetor 2011

Ne çdo 28 tetor, Statuja e Lirisë kremton Pervjetorin e saj të Lavdisë

Përgatiti Jozef Radi

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook