back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Më përtej “Dashnisë…” së Jozef Radit – ese mbi një ese nga Emrije Krosi

Gazeta

Dashnia, pa autor, pa kopertine pa fillim as fund - Jozef Radi
Dashnia, pa autor, pa kopertine pa fillim as fund – Jozef Radi

Më përtej “Dashnisë…” së Jozef Radit

ese mbi një ese nga Emrije Krosi

rreth librit “Dashnia… pa autor, pa kopertina, pa fillim as fund”

Eshtë pyetja shekullore e njerëzimi çfarë është dashnia?
Dashnia, që nuk ka emër, as ngjyrë, as pamje, një marramendje, që kudo shkojmë frymon brenda nesh.
Jemi të dashuruar me dashurinë!
Fatlumë ata që e kanë njohur apo takuar, në një cep, në një rrugë, në një stacion a në ndonjë libër, por “Dashnia…” e Jozef Radit, qenka një lojcake e heshtur, një vajzuke e prapë, një limfë gjaku e fshehur deri në tejzat më të imta të shpirtit, që lëviz përmes geneve tona. Dashnia, jo mbas femrës, as mbas puthjes, as mbas aromë së ëmbël, as mbas dalldisë së moshës së hershme rinore, por ajo dashnia si ndjenë bashkë me lëndën e saj surreale, të asaj dashnije, që “letërsinë” e vesh me rrobën e frymëzimit, për dashninë që “mpreh” edhe kosën e përkthimit…
Ndoshta, tezat e para të përkthimit i mësova ashtu, trashë e trashë, në universitet në orët e teknikave të përkthimit nga profesori kontravers Edmond Tupja, përmes një frëngjishteje me kaq sqimë, ku mësova vetëm në teori (se në praktikë jam kaq frikalaqe ta provoj), me përtej guximi të Radit të Ri, që ashtu i humbur në ujërat e turbullta të dashnisë për përkthimin, herë humbet nëpër labirinthet e gjuhëve të huaja, duke u ngjitur në shkallët më të Epërme të njohjes me supremen e Dashurisë Njerëzore apo edhe Hyjnore.
Unë, pyeta ashtu beftas, si në një gjendje somnambul, ç’është dashuria?
Vërtetë a mund të quhet dashuria art?
A ka dashuria arsye?
A ka dashuria pyetje?
A ka ajo një përgjigje?
Nga i gjithë ky fill i madh, kah fillon e kah mbaron jeta, a qëndron vërtet horizontalisht dashuria Siperiore, apo vertikalisht dashuria Tokësore?
Po mundem të gjej shumë përgjigje, ndoshta asnjë, ndoshta me miliona, por përmes receptimit apo qëmtimi të imët të dromcave të ajrit, ku ndiesia njerëzore është ritëm, është vallzim, është vetëdije, është harmoni, është simfoni, është, instikt, është këngë, është hyjni, është pafundësi, është yllësi, është… është ngadhnjim njerëzor mbi të keqen dhe mërinë…
Dashuri është, shpëtimi nga zhbërja dhe ligësia, është ajo që përndrit shpirtin dhe mendjen e njeriut, duke e shpëtuar atë nga frika dhe rrënimi, nga humbja dhe errësira, duke e drejtuar atë nga drita, ku njeriu i zakonshëm është një liliput, dhe duke kërkuar gjurmë të mbijetesës së tij, gjeneroj jetë, harmoni, lumturi, vazhdimësi…
Një dashuri, e zënë në kurthin e së keqes.
Një dashuri u mbrujtur ndër kampe.
Një dashuri e regjur nëpër baltra.
Një dashuri e “ngjizur” me fshehtësisë e një tjetre dashurie, akoma më të madhe, të dashurisë për dije dhe liri!
Ashtu paqësisht, duke kërkuar të bukurën dhe të madhërishmen, mespërmes ferrit, dashuria nuk është vetëm tharmi i mbijetesës, por edhe “katarsis” i shpirtit të lodhur nga padrejtësia, ku nën kandilin e diturisë Lazër dhe Jozef Radi, kapërcejnë kohrat, dekadat, shekujt, gjuhët, mendësitë, frikërat, përtej ujdhesave të qelbura të ferrit komunist, aty brenda një kasolleje me kashtë, një vatërz dashnie, një dritëz e ngrohtë, prej dashnisë dhe për të gjitha dashnitë…
Aty, ka çdo gjë.
Aty, ka një zemër të madhe.
Aty, takohesh ne Fatin, me Gruen e panjohur, me Beatriçen, me Margaritën, me Helenën, me Puthjen, me Psikën, me filozofinë e mendimit dhe qetësinë e dashurisë.
Aty, takon shpirtin e një eseje në një libërth të vogël, por të magjishëm, prej dashnisë dhe mbi çdo dashni!
Mahnitja kaplon!
Magjia përlot!
Shpirti përmbushet!
Dashuria është horizonti pakufi!
“Dashnia…” e Jozef Radit është esencë mes shpirtit dhe artit, që sëbashku përbëjnë thelbin e qenies së pambrritshme dhe pafundësisë së mendimit e jetës…

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.