back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mbi kruskotin tim… libri i Arjola Kondakçiut – nga Shpend Sollaku – Noe

Gazeta

Ndjesia e Aromave - Arjola Kondakçiu
Ndjesia e Aromave – Arjola Kondakçiu 

Mbi kruskotin tim… libri i Arjola Kondakçiut

nga Shpend Sollaku – Noe

Këtë verë jemi si të çliruar nga zinxhirët. Robëria prej pandemisë, të paktën për këto momente, sikur është flakur tej. Kam udhëtuar shumë, drejt vendesh që pandehja se i kisha humbur, drejt imazhesh tashmë të zbehura, drejt aromash të harruara. Ndoshta prandaj, para nisjes për në aventurën e fundit, u kujtova të marr me vete librin që sapo më kishte mbërritur në shtëpi. Atë libër që aromat i kish që në titull.
Dhe nuk u gabova. Ndërsa e lexoja, e përjetoja, e prekja, e shijoja. Një mozaik i mbledhur me kujdes, i renditur si në një puzzle njëkohësisht të menduar mirë, por edhe lehtësisht të përceptueshëm.
Target i librit ë vëllime autorë përgjithësisht të rinj, në librat e parë. Jo vetëm në poezi, por edhe në fushën studimore. Midis të rinjve në moshë, edhe një deputues 80 vjeçar. Kjo është edhe një nga meritat kryesore të kësaj sprove të Arjola Kondakçiut: guximi për të folur në një fushë që të tjerëve u duket e minuar deputuesit. Të flasësh për autorë të tillë rrezikon gjithmonë të biesh në përgjithshmëri, të lavdërosh të të palavdërueshmen vetëm për mirësjellje, t’i biesh me not detit të mediokritetit dhe të ndihesh i kënaqur. Pikërisht kjo më duket merita kryesore e këtij libri: realizmi i përshkrimit të vlerave të marra në shqyrtim.

Shpendi Sollaku - Noe 2019
Shpendi Sollaku – Noe 2019

Ndërkaq autorja merret seriozisht edhe me autorë pezzi grossi, tashmë të pranuar si vlera kombëtare, siç është Lazër Radi. Edhe në këtë hulli të rrezikshme ajo ia del me autoritet e bindshëm. Nuk mund të mos e lavdëroj publikisht edhe për faktin që reflektimet e këtij libri të këndshëm hapen me esenë që shqyrton njohjen me librin tim të botuar Itali në vitin 1995, “Il regno del proibito”.
“Ndjesia e aromave” është libri i tretë i Arjola Kondakçiut. Është një libër i veçantë, jo vetëm për përmbajtjen. Ai vjen pas një shkëputjeje relativisht të gjatë, për arësye që vetëm autorja mund t’ua shpjegojë. Aktiviteti i saj tashmë është rimarrë me plotësi, qoftë në fushën letraro-artistike, qoftë si humaniste.
Me siguri së shpejti do të kemi një botim të ri të Arjolës. E premton talenti dhe këmbëngulja e saj e pazakonshme.
Shpend Sollaku Noe –  Mynih, 25/06/2022

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.