Luigi Maria Ugolini (1895-1936) – Zbuluesi i Pompeit Shqiptar

0
16
Butrinti - Albania
Butrinti - Albania
Butrinti -  Albania
Butrinti – Albania

Për likuidimin e popujve
fillohet nga shlyerja e kujtesës.
Shkatërrohen librat e tyre,
shkatërrohet kultura dhe historia e tyre.
Ngarkohet dikush tjetër t’i shkruajë librat e tyre,
i furnizojnë me nji tjetër kulturë,
ju shpikin atyre nji tjetër histori.
Dhe mbas gjithë kësaj
dalëngadalë ai popull
nis të harrojë gjithë çka ka pasur më të shtrenjtë.
Dhe krejt bota përreth tij
e harrojmë atë edhe më shpejt.
Shqipëria ka historinë më të vjetër të Europës,
nji histori të shtrembëruar nga pushtuesit
e cila me shumë vështërsi është duke u përpjekur të rindërtohet.

Luigi Maria Ugolini - L'Antica Albania
Luigi Maria Ugolini – L’Antica Albania

Luigi Maria Ugolini (1895-1936) –

Zbuluesi i Pompeit Shqiptar

Luigi Maria Ugolini në vitin 1932 shkroi librin: Akropoli i Fenixit (Shqipëria e Lashtë). Ai mund të konsiderohet si nji nga studiuesit më të mëdhënj italianë.
E vërtetë është se sot flitet rrallë rreth tij.
Pse Ugolini s’e pati fatin të lindte në nji qytet të madh apo në vende të pasura të asaj kohe. Ai u lind në nji familje modeste romanjole dhe qe nji student i shkëlqyer aq sa, menjiherë mbas diplomimit, ai u emërua si kreu i Misionit Arkeologjik Italian në Shqipëri.
Në vitin 1924, atij iu ngarkua detyra për t’i kuptuar më mirë raportet historike dhe afërsitë midis Italisë dhe Shqipërisë.
Mussolini dhe drejtues të lartë të shtetit fashist u intriguan mjaft prej faktit se në Italinë e Jugut kishte shumë njerëz që flisnin të njëjtat trajta dialektore të shqipes dhe jo ato greke.
Raportet midis Italisë dhe Greqisë ishin historikisht të tensionuara dhe e interpretuan veprim si nji frikësim ekspeditave arkeologjike në Greqi.
Jemi në mes të viteve njizetë dhe Mussolini kishte si synim ta kthyente Mesdheun në nji “Mare Nostrum”, duke kërkuar edhe miratimin e historisë.
Luigi Maria Ugolini i diplomuar në Bolonjë, në fund të Luftës së Parë Botërore 1915-18, i vazhdoi më tej studimet e tij. Mussolini e çoi atë në Universitetin e Romës dhe për merita të veçanta më pas e emëroj Shef i Shkollës Mbretërore Arkeologjike Italiane.
Ai qe mjaft i kulturuar në të gjitha fushat dhe në veçanti në thesaret arkeologjike të qytetrimeve të lashta të zbuluara në tokat e Shqipërisë, Maltës, Egjipt, Afrikës Romake dhe krejt Europës.
Krejt papritmas Ugolini zbuloi Butrintin, dhe gërmimet e shumta e shtynë ta quaj atë Pompei Shqiptar, duke vazhduar më pas me hulumtime të tjera të rëndësishme në ishullin e Maltës.

Ugolini në zbulimet e Butrintit
Ugolini në zbulimet e Butrintit

Ai argumentoi me fakte se duhet të kishte lidhje të forta në Epokën e Bronzit dhe Hekurit midis qytetërimit Ilirik dhe atij Shqiptar si dhe qytetërimeve pre-klasike të Italisë jugore. Argumente të ngjashme ai mbështeti edhe për ishullin e Maltës.
Në fillim, Ugolini zbuloi rastësisht ndërtesat romake dhe njoftoi Ministrinë nga e cila qe dërguar, derisa qe vetë Musolini që u shpreh se ishte mjaft i interesuar për gërmimet në Shqipëri.
Ugolini qe për atë kohë, edhe nji peng i lojës politike, po fakti është se gërmimet  e tij ishin të vërteta dhe lejonin të kuptohej edhe kohën kur Shqipëria kishte qenë pjesë e Perandorisë Romake.
Suksesi i vërtetë erdhi kur kantieri i madh i Butrintit, në “Shqipërinë e Jugut”, lejoi të dilnin në dritë mbetjet e nji teatri antik, të nji kishë bizantine, të nji pusi të shenjtë, mozaikun e dyshemesë së nji batisteri, të pikturave të nji pallati romak, si dhe nji rruge që të çonte në molo.
Kështuqë ky vend u konsiderua menjiherë i nji vlere shumë të rëndësishme.
Ishte nji “vend i shenjtë” i kombit italian dhe i përkiste atij, siç thuhej atëherë, “historia e të parëve”. Falë Ugolinit, sot Butrinti dhe zona të tjera të zbuluara prej tij sot janë Site të rëndësishme të Trashëgimisë Botërore.
Kjo bëri që ai të pritej si një hero në Itali.
Ugolini kur i zbuloi këto vende ishte vetëm 29 vjeç, por nga plagët e luftës ai vdiq i ri disa vjet më vonë në vitin 1936.

Emision per Luigi Maria Ugolini Raidue 2
Emision per Luigi Maria Ugolini Raidue 2

Nji lexues i quajtur Stephen në fund të këtij shkrimi bën dy pyetje që unë i gjeta të arsyeshme t’i vendos në kët faqe. Ai shkruan:
Përshëndetje të gjithëve, do të doja të bënit nji hulumtim rreth emrave Epiri dhe Epika. Mos Epika ka lidhje pikërisht me Epirin?!
Nëse ndokush mund të më thotë mos këto fjalë kanë lidhje mes tyre!?
dhe tjetra mos Illiada mund të ketë ndonjë lidhje me Illirinë.
Simbas meje emri Illiria mund të jetë derivat i Illiada, edhe Lirika me Ilirinë, po edhe fjala Illy e shumë fjalë të tjera që përdoren në gjuhën italiane.
Do të qe shumë interesante nëse gjendet ndonjë ngjashmëri mes këtyre fjalëve.
Marre nga http://turismoinalbania.blogspot.it/2009/12/luigi-maria-ugolini- 28 dhjetor 2009

Përktheu dhe përshtati në shqip Jozef Radi

Related Images:

Artikulli paraprakEdith Piaf (1915-1963) – Asgjë prej gjëje…
Artikulli tjetërKoineja e Gjuhes Shqipe nga Kolec Traboini
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.