back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Liri Belishova (14 tetor 1926 – 23 Prill 2018) – Opinione dhe trajtime

Gazeta

Liri Belishova (1926-2018)
Liri Belishova (1926-2018) 

Liri Belishova (14 tetor 1926 – 23 Prill 2018)

një ndër drejtueset e para të Partisë së Punës së Shqipërisë

Opinione dhe trajtime

Liri Belishova vdiq në moshën 91 vjeçare.
Jeta e saj u ndërthur mes një partizaneje në moshën 13 vjeçare, tek rolet e rëndësishme në Partinë e Punës së Shqipërisë dhe në fund me një “mea culpa” për 45 vitet e komunizmit.
Po kush ishte Liri Belishova
Ajo lindi në Belishovë më 14 tetor 1926, ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së, një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj.
Belishova vjen nga krahina e Mallakastrës nga një familje e kamur e zonës, e bija e Kamber Belishovës, përfaqësues i krahinës në Kongresin e Durrësit.
Shkollën fillore pesëvjeçare e mbaroi më 1937, në Ballsh. Më 1938 fitoi bursë që të ndiqte studimet në Institutin “Nana Mbretneshë” në kryeqytetin e mbretërisë. Kontaktet me idetë dhe materialet komuniste i pati prej kushëririt të saj, Besimit, student në Normalen e Elbasanit.
Belishova u bashkua me Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe humbi një sy. Gjatë viteve 1946 dhe 1947, ajo ishte kryetare e Shqipërisë e Rinisë Popullore (Rinia Popullore).
Vdekja e bashkëshortit të saj, Nako Spiru, në vitin 1946, një vetëvrasje e supozuar, çoi në shkarkimin e saj nga roli i saj dhe ajo u dërgua nga Tirana në Berat për të dhënë mësim.
Pas rehabilitimit të Nako Spirus, si rezultat i ndarjes Jugosllave-Shqiptare, më 1948, Belishova u rehabilitua gjithashtu dhe u bë anëtar i Politbyrove të Partisë së Punës të Shqipërisë nga viti 1948 deri më 1960.
Gazeta Express
.
Vdekja e Stalinit dhe diku në skaj Liri Belishova
Vdekja e Stalinit dhe diku në skaj Liri Belishova

Gazmend Bakiu

E pata pyetur Liri Belishovën 10 vjet më parë:
-Si ka mundësi që ju dhe shumë të tjerë, vetëm pasi dënoheshit e burgoseshit vetë, perceptonit mizorinë e regjimit enverian, ndërsa përpara jush ishin dënuar shumë e shumë të tjerë, por ju kishit aprovuar,..
M’u përgjigj:
-Kur je në majë të pushtetit të duket se gjithçka shkon mirë, madje se njerëzit janë të lumtur dhe se po bën gjërat e duhura. Por, një ditë, me këmbë tokë, tmerrohesh kur kupton katastrofën që i ke shkaktuar popullit tënd…
Në fakt, ajo dhe Bedri Spahiu janë dy byroistët e vetëm që kërkuan falje,.. ndërsa, përgjigja e Belishovës do të duhej të bënte të reflektonte cilindo pushtetar të çdo periudhe…
.
Drita Çomo (1958-1981)
Drita Çomo (1958-1981)

Murat Basha

Shkurt 1980.
Autobuzi Cёrrikut ishim 4 ushtarё tё xhenjos… shikojmё tё moshuar ngrihemi dhe u lirojmё vendin, ndёrmjet tyre edhe njё gruaje. Ulёrima nga disa dhe egёrsi nga njё civil. “A e dini se kush ёshtё ajo” na tha? ”Jo” i thamё. ”Ajo ёshtё armikja e popullit Liri Belishova” …nё atё kohё ajo kishte vajzёn me kancer ne spital…” E pastaj” i thamё ”Ne i liruam vendin mё tё moshuarve…” Vazhdoi debati… Nё njё moment nervozizmi u thamё: ”Po mirё e kemi bёrё…” Uauauau… Ulёrima pa fund.
Ne zbritёm nё Mjekёs… Ata mbrapa nesh… Tё nesёrmen ishte rreshtuar reparti 3202 Xhenjo-Mjekёs, i kishin vёnё para njё nga njё tё  gjithё ushtarёt. Fat i madh qё ne tё katёr ishim nё kodёr tё izoluar… se ndoshta!!
Respekt pёr Liri Belishovёn, jo vetёm pёr vuajtjet e mёdha, por se ishte edhe e vetmja qё kёrkoi falje!
.
Liri Belishova në rininë e saj
Liri Belishova në rininë e saj

Parid Turdiu

Paska qenё edhe familje e pasur, idiotja.
Tё gjithё me bursa tё Zogut kёta bukëshkalë: Enveri, Mehmeti, Hysniu, Nexhmija, Fiqereti, Vito… Regjimi “antipopullor” i bёri njerёz. Si nuk e zunё njёherё me gojё?!
.

Kujtim Cakrani

Liri Belishova ёshte çupa e patriotit Kamber Belishova nga fshati Belishovё Mallakastёr.
I ati Lirisё, Kamberi dhe Bektash Cakrani, pёrveç se ishin shumё miq, ata kishin ndarё sё bashku shumё beteja kundёr pushtueseve, duke filluar me turqit, me haxhiqamilistёt, morёn pjesё sё bashku nё Kongresin e Lushnjes me 1920, organizuan çetёt e Mallakastrёs nё Luftёn e Vlorёs, me pas pёrfaqёsuan bashkёrisht Fierin dhe Mallakastrёn nё parlamentin e viteve 1924. Gjithashtu organizuan çetat nacionaliste nё luftё kundёr pushtueseve Italiane ne vitet 1941-42 por humbёn betejёn me fёmijёt, sepse Liria doli jashtё traditёs sё familjes dhe u bashkua me tё huajtё qё importuan idetë komuniste… dhe si rrjedhojё shkatёrrimin e kombit tonё. Natyrisht ajo vuajti, madje vuajti shumё nga ajo parti qё e themeloi dhe i shёrbeu… E ndjera Liri e kuptoi u pendua madje kёrkoi edhe falje pёr krimet dhe vuajtjet qё i shkaktuan popullit por, ishte shumё vonё sepse Shqipёria ishte shkatёrruar dhe dёmet janё kolosale dhe tё pariparueshme.
Sidoqoftё Liri Belishova iku nga kjo botё dhe shpirti i saj i prehtё nё paqe…
.
E ëma e Drita Çomos - Liri Belishova - Antare e Byrosë Politike
Liri Belishova – e ëma e Drita Çomos – Antare e Byrosë Politike

Xhafer Sadiku

Liri Belishova ishte ndër vajzat me intelektuale që i dhanë rininë partisë së tyre dhe morën prej saj vuajtjet, burgjet dhe internimet. U shkaktuan vuajtje tё tjerёve, vuajtёn edhe vet.
Ajo dhe Bedri Spahiu ishin mbase tё vetmit qё kёrkuan falje pёr krimet e regjimit komunist.
Keqardhje për ndarjen e saj nga jeta!
 .

Tanush Kaso

Liri Belishova rridhte nga njё familje fisnike e patriote. Por, si shumё tё rinj tё asaj kohe, u mashtrua nga ideologjia komuniste, e cila ishte njё filozofi mashtruese, e re, e bukur nё paraqitje dhe e panjohur mirё. Pastaj, kush mё herёt e kush mё vonё, e panё fytyrёn e vёrtetё prej pёrbindёshi tё komunizmit. Disa u larguan, tё tjerёt e pёsuan. I dёnoi partia e tyre. Njё nga kёta ishte edhe Liria. Prej saj e pёsuan edhe vёllezёrit e saj, tё cilёt vuajtёn shumё vite burg pa asnjё faj. Njeri prej tyre, Bardhyli, inxhinier elektrik, ka qёnё bashkёvuajtёs me ne, nё Spaç dhe kampe tё tjera tё punёs sё detyruar. Ishte distancuar krejtёsisht nga ideologjia komuniste, e urrente atё dhe gёzonte simpatinё e tё gjithё tё dёnuarve politike. Mbas vitit 1990, ka qёnё bashkё me ne, ndёr nismёtarёt e krijimit te Shoqatёs sё parё tё ish tё Dёnuarve dhe tё Pёrndjekurve Politikё tё Shqipёrisё. Unё ruaj kujtime tё mira pёr tё, si njeri i drejtё dhe i aftё. Kam pasur rastin tё takohem e tё bisedoj edhe me Lirinё. Edhe kjo e kishte provuar shijen e hidhur tё ideologjise vdekjeprurёse komuniste dhe i kish njohur mirё fytyrat e urryera tё Enverit, tё Nexhmijes dhe tё tjerёve shokё e shoqe tё pabesa. Veçanёrisht nuk ia falte ish-shoqes sё saj tё shkollёs e tё luftёs, Nexhmijes, refuzimin e kёrkesёs sё vetme qё i kishte drejtuar, pёr ta lejuar qё t’i gjendej pranё vajzёs sё vet qё po vdiste nga kanceri nё spitalin e Tiranёs, ndёrsa ajo ishte e internuar nё Cёrrik tё Elbasanit. Liria vuajti rreth 30 vjet internim dhe u shkatёrrua familjarisht. I kishte pranuar gabimet e saj dhe ka kёrkuar publikisht ndjesё, gjё qё vetёm dy-tre ish-komuniste e kanё bёrё. Disa nga nё e marrin gabimisht Liri Belishovёn pёr Liri Gegёn. Por, ka njё ndryshim tё madh midis tyre. Sepse kjo e dyta ka qёnё pjesёmarrёse nё disa vrasje. Ndёrsa L. Belishova ёshtё marrё mё shumё me rininё e me çёshtje ideologjike. Edhe kjo ka qenё njё veprimtari e dёmshme, ashtu siç ka qenё edhe anёtarёsia e Lirisё pёr njё kohё nё Byronё Politike.
Gjithsesi i drejtoj ngushёllime tё sinqerta djalit tё saj tё vetёm dhe rrethit tё saj familjar.
.

Çelo Hoxha

Deri në shtator 1960, veprimtaria e Liri Belishovës ishte kriminale. Pjesën tjetër të jetës nën diktaturë e kaloi si viktimë.
Pas viteve ’90, gazetarët idiotë e intervistonin gjithnjë si heroinë, megjithëse deri më 1960, ajo kishte qenë më me pushtet se Nexhmije Hoxha, Fiqerete Shehu, Vito Kapo, etj. Ajo është viktimë e makinës vrasëse që dhe vetë kontribuoi në ndërtimin e saj.
Gjynah, që e përcjellin me nderime shtetërore. Nuk i meriton.
25 prill 2017

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.