back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Letër e Shpresa Sejkos dërguar shqiptarëve pas vrasjes së të birit, Sokol Sejko nga Sigurimi i Shtetit

Gazeta

Sokol Sejko i biri i Teme Sejkos, pushkatuar 23 vjeç
Sokol Sejko i biri i Teme Sejkos, pushkatuar 23 vjeç
Letër e Shpresa Sejkos dërguar shqiptarëve pas vrasjes së të birit,
Sokol Sejko nga Sigurimi i Shtetit

Më 21 shkurt 1975, u vetvra Shpresa Sejko, bashkëshortja e gjeneralit Teme Sejko, i vrarë nga regjimi komunist. E internuar në Berat, historia e Shpresa Sejkos është tragjike dhe shumë e dhimbshme. E vënë nën kontroll të rreptë dhe në përpunim nga Sigurimi i Shtetit bashkë me dy djemtë, Sokol Sejko dhe Edmond Sejko, ajo pësoi terrorin barbar të Sigurimit.
Vrasjen e të birit, Sokol Sejko, nuk e përballoi dot dhe më 21 shkurt 1975, vrau veten. Ajo u shkruajti shumë njerëzve në Berat ku vajtonte të birin e vrarë. Ja një letër e Shpresa Sejkos:
“Të dashur lexonjës, e lexonjëse, bashkëatdhetarë të mij shqiptarë, qytetarë të Beratit, patriotë, komunistë të vërtetë, njerëz të ndershëm! …Më vranë djalin o shokë, o njerëz të drejtë e me shpirt, më vranë djalin barbarisht o motra e nëna shqiptare që fëmijë… Kështu ja u bëjnë fëmijve të armiqve, për të justifikuar situatat e rënda… Armiqtë e vërtetë në fuqi i kanë brenda në parti, vërsulen kot kundër nesh… Historia prej shekujsh ka treguar se për të korrur një sukses në politikë, për të mbuluar një krim është sakrifikuar edhe njeriu i brendshëm e shok i ngushtë dhe jo dava e një Sokoli… Gjatë 30 vjetëve çlirim, sa politikanë të mëdhenj kanë tradhëtuar në thellësi të partisë e kanë dëmtuar partinë e shtetin, por s’janë vrarë. Nuk dija që terrori, kriminaliteti e poshtërsia në vendim tonë të ishte në një gradë kaq të lartë! Tashti po e kuptoj se vite me radhë janë arratisur në Jugosllavi e Greqi… Jeta e fëmijëve tanë është në rrezik, për ne s’paska drejtësi e ligje… Mjerë ata fëmijë që do të kenë fatin e Sokolit tim, pa qenë fajtor, që i dënojne e i vrasin si fajtorë… I thoni udhëheqësit të partisë se çfarë politike terroriste është kjo, ç’luftë klasash kriminale është kjo. Me kriminelët që të kanë në dorë, s’paska drejtësi e sinqeritet, a janë kafshë me fytyrë njeriu, apo i bën detyra të tillë. Nuk paskan asnjë ndryshim nga inkuizicioni i kishës që dogji Xhordano Brunon, nuk ka asnjë ndryshiim nga Gestapo gjermane e kampi i çfarosjes… Mos harroni për gjithçka u kam shkruajtur dhe kujtomëni në të ardhmen… Sa më shumë frikë të kenë nga rreziku i jashtëm, aq më shumë e me egërsi do të vërsulen brenda kundër fëmijëve të pafajshëm, por që i konsiderojnë armiq, mbasi kanë titullin të tillë, se të tjerët janë fshehur e nuk i dinë… Sa më shumë të thonë e shkojnë ato që kam thënë më lart, aq më shumë do të trillojnë e aq më shumë njerëz do të dënojnë për agjitacion e propagandë. Kush do të guxojë të thotë një fjalë do t’i torturojnë e do t’i vrasin, siç ma vranë mua djalin… Sa ligje të fshehta e barbare…”
Nderimet e mia për kujtimin e saj dhe të Sejkove të vrarë mizorisht nga regjimi i Enver Hoxhës.

Marrë nga Muri i FB Xhaferr Sadiku, 23 prill 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.