back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Korrik, 2024

Lazër Radi lexohet, rilexohet, ngulitet… – nga Edmond Hasani

Gazeta

Edmond Hasani
Edmond Hasani

Lazër Radi lexohet, rilexohet, ngulitet… 

nga Edmond Hasani 

Duke u zhytur në universin e Lazër Radit, pyes veten, përse kaq të mallkuar janë shqiptarët që xhevahiret e tyre i mbuluan me dhè të gjallë e të vdekur pa parë shkëlqimin e bukur e madhështor të tyre?! 
Lazër Radi pa asnjë dyshim, ishte një ndër shqiptarët më idealiste, me një botë shpirtërore të madhe e me një bagazh intelektual të pamasë! 
Publicistika e tij e larmishme, (flas për Vëllimin e 9 të Veprës së tij “Publicistika e Viteve ’30-’40) gjithpërfshirëse, politike dhe apolitike, atdhetare dhe njerëzore është e tëra mesazhi i Shqiptarit për shqiptarët, mesazhi i pasqyrës së vendit, ngjyra gri e zi e të cilit duhet të kolorizohet me ngjyra jete! 
Nëse publicistika e Lazër Radit nuk futet në tekstet shkollore, pavarësisht punës titanike të djalit të tij, Jozef Radi për të na pasuruar shpirtin e mendjen me publicistikën e babait të tij viktimë-hero i antikomunizmit të tij, do ishte një minus i madh për brezat! 
Lazër Radi lexohet, rilexohet, ngulitet në tru respektueshëm, meditueshem dhe me mendje them, përse nuk e takova kurrë këtë njeri të mrekullueshëm!?

7 shkurt 2022,

Lazer Radi - Poetika - 2019
Lazer Radi – Poetika – 2019

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Bedra Kaba
    Eh, e pata fatin unë ta takoj, të bisedoj dhe të mësoj aq mrekullisht për jetën. Njeri i pashëm, vigan, i ditur, i dashur me një shpirtëmirësi si askush! Jam e bindur se vepra e tij është e papërserishme dhe do të mbetet në përjtesinë e kësaj bote. Respekte dhe nderime në pafundësi!

    Të falenderoj Mond, i bindur se këto rreshta janë një refleksion i yti i drejtpërdrejtë mbi leximin e Publicistikës së Viteve ‘30-‘40, që është edhe 1/14 pjesë e veprës së Plotë tij, (pa përfshirë përkthimet) Falë këmbënguljes, kjo vepër është sot në përmasat e saj të vërteta… Por ajo çka më vjen fort mirë, e që e thekson edhe ti, është se kjo vepër mund të lexohet dhe rilexohet edhe sot pse ruan koherencën! Ka sinqeritet në pasqyrimin e së vërtetës historike, përtej çdo kompromisi që mund të bënte një djalosh në betejën për t’u shkollur apo edhe për mbijetëse. Të falenderoj miku im… dhe është një emocion i ngrohtë i mbivendosur mbi një mundim të madh… çka e bën edhe falenderimin tim të shumfishtë ndaj teje…

    Edmond Hasani
    Jozef Radi i dashur! Nëse unë komplimentoj një herë Jozefin komplimentoj 10 herë Lazrin dhe nëse komplimentoj një herë Lazrin komplimentoj 10 herë Jozefin! Keni bërë të dy punë titanike unikale, besoj secili në hesap të vet në epoka të ndryshme për shqiptarizmën!
    Je fisnik Jozef e s’ke si të jeshë ndryshe, si djali i kollosit Lazër Radi! Të falenderoj për çdo shkrim, botim e postim!

    Shire Caka Kasapi
    Mendoj që hartuesit e teksteve të reja shkollore të çdo niveli, duhet domosdoshmërisht të bëjnë që në tekstet e reja të zenë vendin e merituar njerëz me dije të përmasave të mëdha historiko-letrare e publicistike, si dhe të bëjnë që veprat e tyre të denja të zenë vendin që u takon në historinë e letrave shqipe.
    Është e pafalëshme që të mbetet në harresë historiografia dhe publicistika e të madhit Lazër Radi dhe birit të tij të talentuar Jozef Radi, i cili ka bërë një punë madhështore për të nxjerrë në dritë këtë figurë dhe figura të tjera të mëdha të kombit.

    Alida Jolie
    Ndaj të njejtin mendim se si nuk pata fatin me takue Lazrin. Ama, duke patur fatin t’i njoh të birin, them se diferenca nuk është shumë e madhe. Dardha bie nën dardhë.
    Frytet e punës së të jatit i ka shpalosur me aq këmbëngulje, dinjitet dhe seriozitet Jozefi.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.